E martë, 28 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Dorëshkrimet e Franz Nopcsas në koleksionet e Bibliotekës Kombëtare! Gjashtë ditarët ku ruhet trashëgimia albanologjike e baronit

5 Shtator, 2024
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Në kuadër të Javës së Kulturës Hungareze, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ka çelur ekspozitën “Franz Nopcsa në koleksionet e Bibliotekës Kombëtare”.

Franz Nopcsa (1877-1933) ishte një baron, aventurier, studiues, gjeolog, paleontolog dhe albanolog hungarez. Krijimtaria e tij e gjerë përbëhet nga libra dhe artikuj, kryesisht nga fushat e paleontologjisë, gjeologjisë, etnografisë dhe albanologjisë. Një vend të veçantë dhe të rëndësishëm zënë botimet për Shqipërinë, rreth 54 të tilla. Trashëgimia albanologjike e Nopcsas ruhet në Koleksionin e Dorëshkrimeve të Bibliotekës Kombëtare të Austrisë në Vjenë. Ndërsa në arkivin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë ruhen me kujdes të veçantë gjashtë ditarë në dorëshkrim, si pjesë e rëndësishme e fondit Albano-Balkanologjik, të cilët mbajnë edhe vulën e bibliotekës “Lumo Skëndo”.

Ndërkohë që në gjuhën shqipe janë përkthyer e botuar disa nga veprat e tij më të rëndësishme për Shqipërinë, si: “Udhëtime nëpër Ballkan: kujtime nga jeta e Franc Baron Nopça” (2007); “Shqipëria katolike e Veriut” (2009); “Pikëpamje fetare, doket dhe zakonet e Malcisë së Madhe: me disa veçanti nga krahinat e Zadrimës dhe nga Shkodra” (2012); si dhe vepra e Bajazid Elmaz Dodës “Jeta e fshatarëve shqiptarë në grykën e Rekës së Epërme, Dibra e Madhe (Maqedoni): vepër historike-kulturore” (2015). Përveç koleksioneve, ekspozita ofron edhe imazhe nga ilustrimet që përmbajnë faqet e ditarëve. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun përgjatë gjithë javës, në Bibliotekën Kombëtare.

Baroni Franc Nopça (njohur, gjithashtu, si Baron Nopcsa von Felsõ-Szilvás, Baron Nopcsa, Ferenc Nopcsa, báró felsõszilvási Nopcsa Ferenc, Baron Franz Nopcsa, and Franz Baron Nopcsa; 3 maj 1877 – 25 prill 1933) ka qenë një aristokrat, aventurier, studiues, gjeolog, palenteolog dhe albanolog me prejardhje hungareze. Mbahet gjerësisht si themeluesi i paleobiologjisë dhe studimeve shqiptare, gjithashtu, dhe përfunduesi i hartës së Shqipërisë Veriore. U lind më 3 maj 1877 në Transilvani, në kohën e Perandorisë Austro-Hungareze, në gjirin e familjes aristokrate Nopça me prejardhje rumune të hungarizuar. Me rekomandimin e ungjit dhe kumbarit të tij, Franc von Nopça, kryemjeshtër i oborrit të Mbretëreshës Elisabeta të Austrisë, Nopça ka mbaruar maturën në liceun vjenez Maria-Theresianum.

Ngjarja vendimtare nga rinia e tij ndodhi në vitin 1895 gjatë një ekskursioni në Sentpeterfalva (Szentpéterfalva). Aty ai dhe motra e tij zbuluan mbeturinat e kockave fosile të një dinosauri, të cilat ai ia dërgoi Profesorit Eduard Sys (Edward Suess), një gjeologu and paleontologu vjenez. Nga viti i maturës, 1897, deri në vitin 1903, Nopça studioi pranë Sys-it në Universitetin e Vjenës, i cili në atë kohë u shqua për studimet paleontologjike.

STUDIMI DHE VEPRA

Sipas Robert Elsie, Nopça shumë shpejt u bë vetë një studiues me nam në fushën e paleontologjisë. Më datën 21 qershor 1899, që në moshën njëzetedy, ai mbajti ligjeratën e parë pranë Akademisë së Shkencave në Vjenë me titullin “Dinosaurierreste in Siebenbürgen” (Mbeturina të dinosaurve në Transylvani), e cila kishte një jehonë të madhe. Nopça shquhet si themeluesi i paleofiziologjisë, para se gjithash me studimet e tij të njohur edhe jashtë Austrisë për zvarraniq fosilikë.

Veçanërisht e njohura ishin hipotezat të tij per ‘running proavis’, për gjakngrohtësinë e pterosaurëve dhe për rëndësinë e disa proceseve endokrine të cilat, sipas tij, kishin një ndikim të veçantë mbi evolucionin dhe mbi vdekjen e dinosaurve. Nuk u pranuan të gjitha teoritë e tij pa kundërshtim, por ato frymëzuan shumë diskutimin në fushën e paleontologjisë. Po kaq i rëndësishëm ishte ndihmesa e Nopçës në fushën e gjeologjisë, për shembull mbi strukturat tektonike të malësive të Ballkanit perëndimor, ku ai mbrojti disa teori guximtare. Në vitet e mëvonshme Nopça u bë i njohur gjithashtu si një ndër albanologët kryesorë të kohës së tij. Botimet e tij albanologjike nga vitet 1907 deri në 1932 u përqendruan kryesisht në fushat e mëposhtme: parahistoria dhe historia e lashtë, etnologjia, gjeografia, historia e re dhe e drejta zakonore shqiptare, d.m.th. kanuni.

Librat e tij të hershme si “Das katholische Nordalbanien” (Shqipëria e Veriut katolike, Budapesht 1907), “Aus Šala und Klementi” (Nga Shala dhe Kelmendi, Sarajevë 1910) “Und Haus und Hausrat im katholischen Nordalbanien” (Shtëpi dhe orendi në Shqipërinë e Veriut katolike, Sarajevë 1912) si dhe “Beiträge zur Vorgeschichte und Ethnologie Nordalbaniens” (Ndihmesa për parahistorinë dhe etnologjinë e Shqipërisë së Veriut, Sarajevë 1912) përmbajnë vëzhgime të shumta, me gjithë se materiali nuk është i sistematizuar mirë. Më vonë, kur nuk udhëtoi më në Ballkan dhe kur kishte qetësi më shumë, u botuan vepra më monumentale shkencore. Më të njohura ndër të janë: “Bauten, Trachten und Geräte Nordalbaniens” (Ndërtime, veshje dhe vegla të Shqipërisë së Veriut, Berlin & Laipcig 1925) dhe para se gjithash, monografia themelore prej 620-faqesh Geologie und Geographie Nordalbaniens (Gjeologjia dhe Gjeografia e Shqipërisë së Veriut, Öhrlingen 1932), e cila shquhet si kryevepra e botimeve albanologjike që dolën gjatë jetës së tij.

Lista e botimeve të Nopçës përmban më shumë se 186 tituj, kryesisht nga fushat e paleontologjisë, të gjeologjisë dhe të albanologjisë. 54 botime janë për Shqipërinë. Me vdekjen e parakohshme të Nopçës, shumë vepra të rëndësishme të tij ngelën të pabotuara. Trashëgimia shkencore nga fusha e paleontologjisë iu dhurua Muzeut Britanik në Londër, kurse pjesa albanologjike iu dha kolegut e tij, albanologut të njohur Profesor Norbert Jokl (1877-1942) në Vjenë. Në një letër me datën 24 prill 1933, d.m.th. në ditën e vdekjes, Nopça ia dha Norbert Joklit një listë dorëshkrimesh me kërkesë që ky i fundit të marrë kontakt me Paul Graf Teleki në Budapest për të gjetur fonde për botimin e veprave të mbetura. Por fonde nuk u gjetën dhe, pikërisht për këtë arsye, këto veprat e rëndësishme ngelën të pabotuara. Që prej vrasjes së Joklit në maj 1942, trashëgimia albanologjike e Nopçës ruhet në Koleksionin e Dorëshkrimeve të Bibliotekës Kombëtare të Austrisë në Vjenë.

Nga trashëgimia e Nopçës duhet të përmenden në veçanti pesë dorëshkrime: 1. “Albanien: die Bergstämme Nordalbaniens und ihr Geëohnheitsrecht” (Shqipëria, fiset e malësisë së Veriut dhe e drejta e tyre zakonore), Ser. nov. 9392, një vepër prej 510 faqesh, një pjesë e madhe e së cilës u botua kohët e fundit nga Fatos Baxhaku dhe Karl Kaser në librin: “Die Stammesgesellschaften Nordalbaniens, Berichte und Forschungen österreichischer Konsuln und Gelehrter”, 1861-1917 (Shoqëria fisnore e Shqipërisë së Veriut, raporte dhe puna shkencore e konsujve dhe të shkencëtarëve austriakë, 1861-1917, VjenëKëln-Vajmar 1996); 2. “Religiöse Anschauungen, Sitten und Gebräuche” (Besimi, doke dhe zakone), Ser. nov. 9393, një vepër prej 242 faqesh për etnologjinë shqiptare, nga e cila i mungojnë 58 faqet e para; 3. “Gedichte des Colez Marku”, 1895- 1932 (Poezia e Kolez Markut, 1895-1932), Ser. nov. 11912, një përmbledhje poetike gjermanisht në 110 faqe me 160 poezi jo shumë të mira; 4. Dialektstudie, Fragment (Fragmenti i një studimi dialektologjik), Ser. nov. 11918, shënime për dialektin geg veriperëndimor në veri të Shkodrës në 36 faqe të formateve të ndryshme; dhe kryesorja: 5. Kujtimet e Franc Nopçës me titullin “Reisen in den Balkan” (Udhëtime në Ballkan), Ser. nov. 9368, të cilat kam ndërmend të botoj së shpejti.

Etiketa: albanologbaronfranzhungarikoleksionnopcsashqiperi
Shkrimi Mëparshëm

27 vjet nga vdekja e Shën Nën Terezës

Shkrimi Vijues

Ernest Koliqi, nismat si Ministër i Arsimit nën pushtimin fashist! Lidhja e fortë me komunitetin arbëresh të Italisë

Të Ngjashme

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit
Aktualitet

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron
Aktualitet

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës
Kultura

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore
Aktualitet

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

27 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist