E mërkurë, 29 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Dodona, atje ku nisi kulti i Zeusit

2 Qershor, 2023
Në Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Si qëndra më e lashtë e qytetërimit dhe si kult i Pellazgëve, përmëndet Dodoni, që ndodhet në malin Tomor. Atje nisi kulti për Zeusin, Dodoneos-in apo Pellazghikos-in[1]. Karapanua ka arritur madje të zbulojë gërmadhat e orakullit të shenjtë të Dodonit në vitin 1974, në këmbët e malit Tomor, në afërsi të Janinës. Por Dodoni egziston edhe në veri, gjithashtu ka mal me emrin Tomor edhe në zonën e Beratit, ndërkohë që mali i Janinës quhet Tomorica, d.m.th. Tomor i vogël. Sido që të jetë në këto male të Ballkanit Veriperëndimor është qëndra e botës Pellazgjike dhe epiqëndra e saj fetare. Atje rronin priftërinjtë e tyre (Εεγγoσ) dhe ky orakull ishte i fundit që u mbyll në shekullin e IX, prej “imperatorëve tanë të lavdishëm bizantinë”, për të cilët shumë herë kam pyetur vehten se sa janë “tanët” dhe sa të lavdishëm ndiheshin ata për grekët.

Gjuha e perëndive
Kopertina e librit

Dihet se tempujt e parë të perëndive në hapësirën ballkanike ndërtoheshin në majat e maleve[2]. Atje shkonin qysh në agim priftërinjtë dhe prisnin me lutje lindjen e diellit. Përmëndet se të njëjtën gjë bënte dhe Orfeu. Ndëkohë që populli banonte rrëzë maleve, në pllajat e tyre, zakonisht nëpër shpella ose nëpër vend-banime të tjera. Kështu që, është e kuptueshme se lindjen e diellit do ta shihnin më parë priftërinjtë në majat e maleve, për t’ia shpallur këtë lindje popullit, që të zgjohet nga gjumi dhe të fillojë punën e tij të përditëshme. Por si mund të bëhej kjo shpallje? Sigurisht me një vegël tingëlluese që të dëgjohej gjer poshtë në rrëzat e maleve. E tingujt që mund të bënte ky organ mund të kenë qenë Daw, Dew-Diw, Duw, sipas lëndës nga e cila ajo përbëhej: dru, metal, lëkurë. Po këtë tingull, Duw ose Dew, prodhon dhe çanga më e vjetër dhe fillestare. Pra populli shumë i vjetër pellazgjik që banonte rrëzë maleve të kësaj treve me të dëgjuar tingujt Diw, Dew nga çanga e drunjtë epriftërinjve të majave të maleve, e lidhte këtë tingull me linden e diellit dhe vetë diellin, ndaj e quante atë Diaw, ose Deaw, ose Diw etj.

Kjo cermoni e lajmërimit të lindjes së diellit vazhdoi për qindra e mijëra vjet e nuk e dimë se kur rreshti në Dodonë, ndonëse fakti që gjer në vitet e fundit të funksionimit të saj, fjalët e orakujve jepeshin sipas tingujve të lavitëve të shenjtë etj, na vërteton prejardhjen e tyre fillestare. Ajo, që sipas logjikës do të ketë ndryshuar me siguri, duhet të ketë qenë lënda e çangave me anë të të cilave lajmërohej lindja e diellit. Veglat prej balte do të kenë qenë me siguri të fundit. Kur ndërkohë, zbulimi zbulimi i veglës më të vjetër muzikore punuar me lëkurën e kafshëve, pra të daulles, do të ketë zvendësuar në çast veglën e parë prej druri. Mirëpo daullja nxjerr si tingull kryesor “Duw”, ndaj dhe quhet daulle. Aq më tepër që dhe vet fjala është anomatopeike. Ndaj, në një fazë të dytë, prej saj lindi edhe emërtimi i vendëndodhjes së orakullit Dodoni, ose Duduna në gjuhën arvanitase dhe në greqishten e vjetër. Pra tingulli i çangës lajmëruese përcaktoi dhe emrin e vendit të shenjtë. Sot kemi një vegël tingëlluese të mbledhjeve popullore, që populli e quan me një emër mjaft domethënës” Duduka”.

Për sajimin e kësaj hipoteze, shtoj edhe mendimet e K. Rodhit për fjalën dihet[3] “Dihet” siç thamë në gjuhën arvanitase do të thotë “vjen dita e re” d.m.th. lind dielli dhe bëhet ditë. Por pararelisht ka edhe kuptimin “dëgjohet, gjëmon”. Përse vallë të lidhet tingulli me lindjen e diellit vetëm në këtë gjuhë shumë të vjetër që u fol në të njëjtën hapësirë ku u krijua Dodona ose Duduna, përpara mijëra vjetësh? Së fundi po përmend edhe një pohim që na ka shpëtuar. J. Vreto, përmend një mbetje nga epoka e lashtë, sipas të cilës Arvaniarsit a vjetës që banonin rreth Dodonit, besonin se në mal rron një murg i padukshëm, i shenjtë dhe i pastër, i cili kohë pas kohe i bie një daulleje të padukshme, që dëgjohej ngado si një gjëmim i shurdhër[4].

Shumë fe me fanatizëm shkatërrues dhe helmues kaluan mbi këtë popull, por megjithatë shumë elementë të kulteve të lashtë, mundi t’i shpëtonte.

[1] Shih, Iliada e Homerit P, 233.

[2] “Majat më të lartë të maleve në Greqi ruajnë gjurmë të kultit të lashtë të Zeusit”, thotë Richpin në “Mitologjinë greke”, vëll. I, p.75. Gjithashtu edhe Decharm f.49 për forcimin e mendimit na dërgon tek V. Velcteri.

[3] Shih, Kan Rodhi “Dihet” Athinë 1978, f.42.

[4] Shih Jani Vreto “Aπoγoγια” , f.84.

Marrë nga libri Gjuha e perëndive i autorit Aristidh Kola

Etiketa: aristidhdodonakolakultizeus
Shkrimi Mëparshëm

Serbia e mirëfillte s’ka këngë epike

Shkrimi Vijues

Fëmijët e shqiptarëve në Zarë vijojnë mësimet plotësuese në gjuhën shqipe

Të Ngjashme

60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim
Aktualitet

60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

29 Tetor, 2025
Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit
Kultura

Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

29 Tetor, 2025
Pellazgët në Optikën e Herodotit
Kultura

Pellazgët në Optikën e Herodotit

29 Tetor, 2025
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit
Aktualitet

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

29 Tetor, 2025
Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

29 Tetor, 2025
Pellazgët në Optikën e Herodotit

Pellazgët në Optikën e Herodotit

29 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar edhe në sezonin e vjeshtës

“Travel and Tour World”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar edhe në sezonin e vjeshtës

29 Tetor, 2025
60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

29 Tetor, 2025
Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

29 Tetor, 2025
Pellazgët në Optikën e Herodotit

Pellazgët në Optikën e Herodotit

29 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar edhe në sezonin e vjeshtës

“Travel and Tour World”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar edhe në sezonin e vjeshtës

29 Tetor, 2025
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist