E enjte, 11 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Djegia e Borshit, 110- vjetori i masakrës greke të 1914-ës

30 Korrik, 2024
Në Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Në 30 korrik përkujtohet në Borsh të Sarandës 110 vjetori i masakrës greke ndaj fshatit që ka sakrifikuar me shume se kushdo ne jug te vendit për lirinë tonë kombëtare. I shtrirë në bregdetin e Jonit Borshi nuk është vetëm fshati më piktoresk i rivierës sonë por edhe me i lavdishmi për sa i përket historisë .

I njohur e i përmendur si vendbanim i lashtë ai shtrihet ne grykëderdhjen e lumit me te njëjtin emër në një shtrirje dhjetëra km në bregdetin e detin Jon. Zoti i ka rezervuar një natyre hyjnore por edhe njerëz që kane lenë shenja në historinë e tij dhe të krejt vendit . Borshi i vjetër ai që u dogj nga grekët ne vitin 1914 ndodhet pak më lart se ky i riu mbas kalasë së Sopotit dhe është konsideruar në histori si porta detare e Kurveleshit dhe e Labërisë. Sigurisht qe janë lebër dhe ne ndryshim me një pjesë të fqinjëve krenohen për këtë . I madh, i begatë me prona të shumta dhe me mundësi të mëdha ekonomike ai ka dominuar zhvillimet në zonë për mijëra vjet në histori. Kultura e trashëguar por edhe ajo e kultivuar për shkak të emigracionit të vazhdueshëm dhe sidomos shkollimit në vendet më të zhvilluara të kohës e kishin transformuar Borshin në fund te shekullit te 19-të dhe fillim të shekullit të 20-të në fshatin me ndikim të madh në zhvillimet politike e shoqërore ne rang krahinor e kombëtarë . Me rreth 500 shtëpi dhe me më shumë se 5 mijë banorë në vitin 1914 dhe me shpatulla të mbështetura fort në Kurvelesh e Labëri ai përbente edhe një forcë të madhe ushtarake për kohën , gjë që përbente një problem për fqinjët shovinistë dhe planet e tyre . Shumë borshiotë intelektuale , politikane e ushtarakë të njohur në histori ishin angazhuar me të gjitha mënyrat në lëvizjen kombëtare dhe falë mërgatës së konsiderueshme në Stamboll dhe fale lidhjeve të gjakut me arbëreshët në Itali ( një pjesë e Borshit u largua në Itali pas pushtimit otoman , “Borshi San Marsano” , por ruajtën lidhje të vazhdueshme me pjesën e ngelur në atdhe , lidhje që në një farë mënyre vazhdojnë edhe sot ) ata ishin shumë të informuar e shumë aktivë me lëvizjen kombëtare shqiptare gjë që i beri të jenë jo vetëm të përgatitur mendërisht dhe shpirtërisht por edhe aktivë në lëvizjen kombëtare që çoi në shpalljen e pavarësisë me 1912 . Por njëherazi ata ishin të informuar e te përgatitur për rrezikun që i kanosej vendit nga Greqia dhe të ndërgjegjshëm për sakrificën qe duhet të bënin për ta mbrojtur atë . Përpjekjet e grekëve dhe bashkëpunëtoreve te tyre vendas për aneksimin e Jugut të Shqipërisë kishin filluar shumë para shpalljes se pavarësisë dhe arritën kullmin dy vjet pas sajë. Duke shfrytëzuar fenë ortodokse te fshatrave të tjerë te Bregut pararojat greke me priftërinj e andartë kishin filluar të infiltronin e të hidhnin helmin e tyre ne ketë zone ende te lakmuar prej tyre . Fakti që Borshi ishte i besimit mysliman , kryesisht bektashi, dhe pasuria e madhe e banoreve të tij nuk krijonte premisa për “greqizim” te butë me anë të fesë apo korruptimit me para, dhe siç rezultoi më vone , lufta, mbeti e vetmja alternativë e Greqisë për ta thyer atë . Duhet thënë se jo vetëm Borshi por e gjithë Labëria u angazhua me heroizëm e sakrifice për mbrojtjen e kufijve të vitit 1913 ndërkohë që lufta me andartët grekë kishte filluar shumë më herët . Shkatërrimi nga themelet me bombardim nga deti me anije i Lëkurësit në Sarandë dhe lufta heroike që lebrit mes tyre edhe  borshiotët organizuan për mbrojtjen e tij ishte edhe shenja e parë e asaj masakre që do të vinte me vonë . Për shkak të kushteve e cilësive specifike Borshi ishte fshati që u sillte e vazhdon tu sjellë pengesa grekëve në planet e tyre për Shqipërinë e Jugut . Ne këto kushte Borshi ishte si te thuash edhe qëndresa e fundit ndaj pushtimit grek te vitit 1914 të Shqipërisë së Jugut . Sipas të dhënave historike por edhe dëshmive të dëshmitarëve okularë qëndresa e Borshit ndaj forcave greke të komanduara nga Spiro Milo nga Himara , vazhdoi me heroizëm të pa parë për gjashte muaj rresht ndërkohë që pjesa tjetër e bregdetit ishte pushtuar siç dëshmon edhe kjo foto e vitit 1913 në Nivicë Bubar. Pozicioni strategjik me dy kalatë, Sopoti dhe Badhrra, që kontrollonin hyrjen nga toka dhe deti në Borsh dhe falë drejtimit profesionist te luftës nga djem ish oficerë te ushtrisë otomane apo mercenarë në ushtritë evropiane kryesisht në Itali ata arritën të përballojnë për një kohë relativisht të gjatë në ushtri të organizuar e te armatosur rëndë. Dëshmitë e kohës thonë se bombardimi me artileri te rendë me anije nga deti dhe mbarimi i municioneve bënë që fronti të tërhiqej drejt Vlorës duke braktisur fshatin i cili u dogj e u rrafshua plotësisht. Inati dhe barbaria greke me Borshin ishte aq e madhe sa ata u munduan të shukun ç’,do gjurmë e dëshmi jete në këtë fshat . Këngët e elegjitë popullore janë dëshmitë me te mira te saj qe ndodhi :

Spiro Milo një i marrë,

 erdhi Borshit i vu zjarre.

Spiro Milo evgjiti ,

 grekë nga Gjiriti ngriti ,

 Borshit, erdhi ia vërviti

 na dogji e na zhuriti

…….. …

Pyet qyqja- bilbilë:

Zjarr është a vetëtimë? –

Borshi është në përcëllimë !

Masakra ishte e tmerrshme gjithçka e shkatërruar dhe djegur . Një fshat i madh me 500 shtëpi ishte zhdukur nga faqja e dheut. Luftëtarët gjithsesi munden te mbronin ne tërheqje popullsinë civile dhe te varret ishin vetëm nga radhët e atyre që luftonin. E keqja më e madhe do të vinte me vonë . Qindra fëmijë e pleq te ngelur pa asnjë të ardhur vdiqën nga uria dhe sëmundjet ne ullishtën e Vlorës ku ishte strehuar pothuaj gjithë Jugu i Shqipërisë nga Korça në Sarandë. Por nuk mbaron këtu shkatërrimi me themel i Borshit vazhdoni për muaj të tërë. Mijëra rrënjë ullinj u shkulën e u mbollën ne fshatrat ortodoksë qe nuk u preken nga ushtria greke. Edhe sot janë atje si dëshmi të gjenocidit dhe spastrimit etnik grek në borsh dhe krejt jugun e vendit. Ja si e përshkruan poeti popullor këtë situatë : Fshati i Borshit si Teqe Fusha e Borshit si Misiri Nga rrënja shkulet ulliri Hani a mos ua paftë syri Por grekët dhe bashkëpunëtorët e tyre i kishin bërë llogaritë pa hanxhinë . Ata përdorën politikën e spastrimit etnik dhe tokës së djegur duke synuar ta zhduknin Borshin nga harta duke menduar se Borshi nuk do kthehej më. Por borshiotët u kthyen shumica e tyre i rindërtoi shtëpinë dhe fshatin serish te ri e të bukuar duke i kthyer lavdinë e begatinë e dikurshme . Mbollën ullinj të rinj portokalle , limona , qitro të gjitha pemët e pemët e Perëndisë, madje edhe banane dhe rindërtuan parajsën që u ka falë Zoti e që e shohin e shijojnë të gjithë. Borshi është si feniksi . Rilind nga hiri sa here armiqtë e tij mendojnë se e zhdukin . Borshiotët janë njerëz fisnik e paqësor. Ne emër të pajtimit kombëtar nuk u hakmorën me bashkëpunëtorët e grekëve ne djegien e Borshit. Nuk i morën mbrapa as ullinjtë e megjithëse i gjeten në baçetë gjitonëve të tyre ortodoksë e dine kush ua ka marrë. Grekët tentuan ta digjnin serish ne 1941 gjatë luftës italo- greke por pa sukses. Por megjithëse falën të parët tanë nuk harruan. As ne nuk harrojmë! Shpresoj te mos harrojnë as fëmijët tanë . Ne kujtohemi për Borshin dhe masakrën greke ndaj tij sa here sorrat politike ne Tirane e Athinë apo Himarë çirren për vorio-epirin e megalloidhenë. Sa herë ,si atëherë 110 vjet më parë dëgjojmë një Venizellos , një Milo , një Dhimë me apo pa Kokë apo dikë tjetër që ka ende mendjen e 1914-ës . Kujtohemi kur shohim a dëgjojmë që ne Shqipëri ngrihet një tjetër varrezë e ushtarëve grekë , të atyre ushtarëve që 110 vjet me parë dogjën e masakruan Borshin dhe gjithë Jugun e vendit . Por edhe ata e dinë dhe duhet ta dinë që Borshi ka qenë e është e do te jetë atje përjetësisht . Feniks i ngjallur nga hiri i shqiptarisë , një karakoll i gjallë i gatshëm të sakrifikohet sa here të jete nevoja, si në poezinë e famshme të Kutelit:

Jam këtu e këtu do jem/

Denbabaden /

Gjer sa mali të bëhet hi /

E hiri mal përsëri ! 

I dërguari i Le Temps, z. René Puaux, në Nivice, para derës së tij i dekoruar me një flamur grek dhe një flamur francez
Etiketa: borshitdjegiagreketperkujtimore
Shkrimi Mëparshëm

Teqeja e Halvetive në Berat, Monument Kulture nga më të bukurit në Ballkan

Shkrimi Vijues

Përkujtohet shkrimtari Arshi Pipa, mendimtari i përndjekur nga regjimi komunsit!

Të Ngjashme

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s
Kryesore

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Aktualitet

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
Përkujtohet shkrimtari Arshi Pipa, mendimtari i përndjekur nga regjimi komunsit!

Përkujtohet shkrimtari Arshi Pipa, mendimtari i përndjekur nga regjimi komunsit!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist