E shtunë, 18 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Sociale

Dhjetëra të huaj jetojnë e punojnë në Sarandë / Si është të emigrosh në qytetin bregdetar

10 Mars, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Sociale, Turizem
Share on FacebookShare on Twitter

Saranda nuk është vetëm vendi i pushimeve verore. Tashmë shumë të huaj kryesisht amerikanë jetojnë dhe punojnë në këtë qytet. 60 biznese në qytet administrohen nga të huajt ndërkohë që dhjetëra të tjerë punojnë online.

150 shtetas të huaj vijnë çdo vit në Sarandë dhe kërkojnë leje qëndrimi si dhe nënshtetësi shqiptare. Ata vijnë këtu jo vetëm për të parë vendet e bukura të Sarandës por edhe për të punuar. Shumica prej tyre punojnë online në disa kompani amerikane dhe kineze.

“Punoj këtu prej një viti. Kam jetuar më parë në Kroaci, tani kam zbritur këtu për të ndihmuar shokët por vendosa të qëndroj këtu. Vend shumë i bukur ndihem si në shtëpi tani. Mendoj se janë shumë njerëz që punojnë këtu online. Ka të tjerë që punojnë edhe në bzineset lokale, bar kafe. Saranda është vend i bukur është si parajsë në tokë,” – u shpreh një qytetar.

“Saranda është fantastike, është qyteti më i bukur në gjithë botën. Unë punoj online, punoj si mësues për një kopani kineze me studentë në Kinë dhe ne punojmë goxha mirë. Të punosh online është diçka e mirë por të punosh në qytet është e vështirë sepse pagesat janë të ulëta dhe këtu mungojnë industritë apo minierat, ndërkohë që ekonominë e ndihmon turizmi,” – u shpreh Stiven nga Alaska në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Jam nga Anglia afër kufirit me Skocinë. Mendoj se shumë njerëz punojnë online. Ky është vendi që do rekomandoja edhe për pensionistët, njerëzit këtu janë të shkëlqyer, klima është e mirë,” – tha Arturi nga Anglia, i cili pas daljes në pension jeton në Sarandë.

Bashkia e Sarandës vlerëson se komuniteti i të huajve në Sarandë është një vlerë e shtuar. Tashmë ata konsiderohen qytetarë dhe kontribues në këtë qytet.

Në qytetin e Sarandës jetojnë më shumë se 220 persona që jetojnë “prej vitesh. Janë rreth 80 familje dhe shtetas të rreth 30 kombësive të ndryshme. Ne i vlerësojmë shumë si një aset dhe vlerë e çmuar e qytetit sepse janë dhe ambasadorë të promovimit të Sarandës në botë”, u shpreh kryetari i bashkisë Adrian Gurma.

“Janë qytetarë nga shumë vende të botës ku mbizotërojnë ata amerikanë më pas vijnë qytetarët grek, italianë, vendet nordike etj. Gjithashtu kemi edhe shumë qytetarë që zhvillojnë aktivitete biznesi. Janë hapur lokale dhe shërbime biznesi me qytetarë të huaj. Ne numërojmë diku tek 65 biznese jo vetëm në qytetin e Sarandës por edhe në Ksamil,” – shtoi Gurma.

Parashikohet që me largimin e pandemisë numri i bizneseve kryesisht në fushën e turizmit që do të menaxhohen nga të huajt do të jetë disa qindra.

Shkrimi Mëparshëm

Reklama politike apo lajme, gazetarëve u mohohet e drejta për raportim të pavarur

Shkrimi Vijues

Shtëpia “muze” e Dritëroit drejt shembjes totale, institucionet: S’kemi para

Të Ngjashme

Dorëshkrimet e Dritëro Agollit/ Ekspozohen pjesë origjinale të veprës “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”
Aktualitet

Dorëshkrimet e Dritëro Agollit/ Ekspozohen pjesë origjinale të veprës “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”

15 Tetor, 2025
Arkeologu: Në Drenas zbulohen gjurmë se njeriu banonte ndoshta para 50 mijë vitesh
Aktualitet

Arkeologu: Në Drenas zbulohen gjurmë se njeriu banonte ndoshta para 50 mijë vitesh

14 Tetor, 2025
14-vjeçari që ndërtoi radar në Pogradec! Detekton njerëz përmes valëve! Nga rrjetet sociale te robotika e avancuar
Aktualitet

14-vjeçari që ndërtoi radar në Pogradec! Detekton njerëz përmes valëve! Nga rrjetet sociale te robotika e avancuar

13 Tetor, 2025
Kosova 1389: E vërteta e harruar pas mitit serb
Kryesore

Kosova 1389: E vërteta e harruar pas mitit serb

11 Tetor, 2025
Gazetarët shqiptarë i nënshtrohen kontrollit të imtësishëm në kufirin me Serbinë
Aktualitet

Gazetarët shqiptarë i nënshtrohen kontrollit të imtësishëm në kufirin me Serbinë

11 Tetor, 2025
Historitë e trishta të arratisjeve në komunizëm
Aktualitet

Historitë e trishta të arratisjeve në komunizëm

11 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Shtëpia “muze” e Dritëroit drejt shembjes totale, institucionet: S’kemi para

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

15 Tetor, 2025
Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

15 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist