E diel, 7 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Coronavirus nuk e fashit gjuhën e urrejtjes!

3 Mars, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Sociale
Share on FacebookShare on Twitter

Mosdurimi etnik vazhdon të mbetet në maje të gjuhës së urrejtjes të përdorur në Maqedoninë e Veriut edhe gjatë vitit 2020. Të dhënat e fundit të publikuar nga Komiteti i Helsinkit, mes tjerash tregojnë në vitin 2020 janë regjistruar gjithsej 1119 raste të gjuhës së urrejtjes. Përkatësia etnike edhe më tej është baza më e përfaqësuar, e theksuar në 611 raste, pas të cilës renditet urrejtja në bazë të përkatësisë politike me 340 raste. “Duke e analizuar gjendjen e gjuhës së urrejtjes në nivel kombëtar, mund të arrihet në përfundimin se prania më e shpeshtë e gjuhës së tillë është e lidhur ngushtë me shoqërinë dhe me ngjarjet politike. Në vitin 2020, disa ngjarje të rëndësishme kanë shkaktuar ortek komentesh nëpër mediat sociale. Ato ngjarje i shënuan të ashtuquajturat ‘kulme’ në ngjarjet e dokumentuara të gjuhës së urrejtjes në vitin 2020 në nivel kombëtar dhe lokal”, thonë nga Komiteti i Helsinkit.

Në përshkrimin e ngjarjeve të vitit të kaluar, të cilët sipas Komitetit të Helsinkit, kanë ndikuar në gjuhën e urrejtjes – përmendet shpërbërja e Parlamentit në muajin shkurt, gjegjësisht votimi i Ligjit për Prokurorinë Publike. Sipas tyre, këto dy ngjarje kanë shkaktuar një valë të gjuhës së urrejtjes ndaj disidentëve politikë dhe e pranishme ishte edhe gjuha e urrejtjes midis grupeve të ndryshme etnike. “Në muajin prill, kriza shëndetësore dhe dimensioni ndëretnik, por edhe padurimi ndërmjet grupeve të ndryshme etnike – ishte lehtësisht e dukshme. Në këtë periudhë, gjatë kohës së festave të pashkëve, filloi rendi i një sërë masave restriktive që e rritën padurimin edhe në plan etnik. Prej këtu, nga 112 rastet e raportuara të gjuhës së urrejtjes, 53 raste janë në bazë të përkatësisë etnike. Mbajtja e mbledhjes në muajin maj me rastin e festës myslimane ‘Ramazan Bajrami’, i ndezi pasionet dhe shkaktoi gjuhë të urrejtjes të bazuar në mënyrë etnike dhe fetare. Gjatë muajit maj, 46% e rasteve janë gjuhë e urrejtjes në bazë të përkatësisë etnike, dhe 20% e rasteve janë gjuhë e urrejtës në bazë të përkatësisë politike”, thonë të dhënat statistikore të Komitetit të Helsinkit.

Përpos në rrjetet sociale dhe platformat e ndryshme on-line, Komiteti i Helsinkit ka konstatuar se gjuha e urrejtjes në qytete si Manastiri, Shtipi e Tetova është prezent edhe në shkrimet apo grafitet e lagjeve. Zhvillimi i teknologjisë, sipas Komitetit, ka çuar në zhvillim të shpejtë të mediave sociale që janë bërë hapësira kryesore për shkëmbimin e informacioneve dhe mesazheve me shpejtësi të madhe, respektivisht në këtë mënyrë është mundësuar edhe përhapja e shpejtë edhe e gjuhës së urrejtjes. Ata vlerësojnë se është i nevojshëm ndryshim në legjislacionin në mënyrë të tillë që forma të caktuara më të lehta të gjuhës së urrejtjes – do të mund të ishin të trajtuara si kundërvajtje, si edhe ndarje e qartë dhe kualifikim ligjor për të gjitha format e gjuhës së urrejtjes.

Shkrimi Mëparshëm

Greqia mbyll kufijtë, ja nga kalojnë shqiptarët

Shkrimi Vijues

Për kë do të votojë në 25 Prill Albin Kurti? Kreu i qeverisë së Kosovë e “deklaron” votën në Tiranë

Të Ngjashme

Një kompani shqiptare që ka ndërtuar reputacionin e saj mbi cilësinë, korrektësinë dhe përkushtimin
Sociale

Një kompani shqiptare që ka ndërtuar reputacionin e saj mbi cilësinë, korrektësinë dhe përkushtimin

6 Dhjetor, 2025
Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO
Aktualitet

Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO

6 Dhjetor, 2025
Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″
Aktualitet

Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″

6 Dhjetor, 2025
Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit
Aktualitet

Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit

6 Dhjetor, 2025
Gjuetia për sendet me vlerë/ DASH dhe ambasada e SHBA-së asistencë për të ndalur trafikimin e objekteve kulturore
Aktualitet

Gjuetia për sendet me vlerë/ DASH dhe ambasada e SHBA-së asistencë për të ndalur trafikimin e objekteve kulturore

5 Dhjetor, 2025
“Qyteti ilir i Bylisit dhe fondet e Brukselit”/ Studiuesi ngre pikëpyetjet: Ku shkoi fondi prej 6.2 milionë eurosh i dhënë në vitin 2018
Aktualitet

“Qyteti ilir i Bylisit dhe fondet e Brukselit”/ Studiuesi ngre pikëpyetjet: Ku shkoi fondi prej 6.2 milionë eurosh i dhënë në vitin 2018

5 Dhjetor, 2025
Shkrimi Vijues

Për kë do të votojë në 25 Prill Albin Kurti? Kreu i qeverisë së Kosovë e "deklaron" votën në Tiranë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Një kompani shqiptare që ka ndërtuar reputacionin e saj mbi cilësinë, korrektësinë dhe përkushtimin

Një kompani shqiptare që ka ndërtuar reputacionin e saj mbi cilësinë, korrektësinë dhe përkushtimin

6 Dhjetor, 2025
Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO

Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO

6 Dhjetor, 2025
Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″

Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″

6 Dhjetor, 2025
Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit

Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit

6 Dhjetor, 2025
Një kompani shqiptare që ka ndërtuar reputacionin e saj mbi cilësinë, korrektësinë dhe përkushtimin

Një kompani shqiptare që ka ndërtuar reputacionin e saj mbi cilësinë, korrektësinë dhe përkushtimin

6 Dhjetor, 2025
Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO

Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO

6 Dhjetor, 2025
Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″

Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″

6 Dhjetor, 2025
Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit

Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit

6 Dhjetor, 2025
Vazhdimësia Etnokulturore: Një analizë mbi identitetin Shqiptar të Himariotëve, Suliotëve, Epirotëve, Arbëreshëve dhe Arvanitasve

Vazhdimësia Etnokulturore: Një analizë mbi identitetin Shqiptar të Himariotëve, Suliotëve, Epirotëve, Arbëreshëve dhe Arvanitasve

6 Dhjetor, 2025
Gjuetia për sendet me vlerë/ DASH dhe ambasada e SHBA-së asistencë për të ndalur trafikimin e objekteve kulturore

Gjuetia për sendet me vlerë/ DASH dhe ambasada e SHBA-së asistencë për të ndalur trafikimin e objekteve kulturore

5 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist