• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Çfarë shkruanin kronikat më të shquara të Perandorisë Osmane, mbi figurën e Gjergj Kastrioti Skënderbeut  

Vinny nga Vinny
23 Shtator, 2025
Në Kultura, Pikepamje
0
Çfarë shkruanin kronikat më të shquara të Perandorisë Osmane, mbi figurën e Gjergj Kastrioti Skënderbeut  
0
NDARJET
53
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Figura e Gjergj Kastriotit vazhdon të mbetet një fushë studimi e hapur për historiografinë shqiptare. Vetëm në Kalanë e Krujës, ku ndodhet Muzeu i Skënderbeut, dëshmohen mbi tetë mijë vepra në gjuhë e forma të ndryshme, të cilat shpërfaqin dimensionin ndërkombëtar të heroit tonë kombëtar. Ne shqyrtim kemi marre “Tevârîh-i Âl-i Osman”nga Oruç Bej (Oruç ibn Âdil), një kronikë osmane e shekullit të 16-të që është një burim i hershëm i rëndësishëm për historinë osmane, me dorëshkrime të ndryshme të prodhuara midis viteve 1502 dhe 1509.

Oruç Bej (Oruç ibn Âdil), ishte një nga kronistët e parë të njohur të Perandorisë Osmane. Ai shkroi midis viteve 1502–1509 një variant të hershëm të kronikave të njohura si Tevârîh-i Âl-i Osman (“Kronikat e Shtëpisë Osmane”).
Këto kronika janë ndër burimet më të hershme osmanase për periudhën e Skënderbeut dhe luftërat në Ballkan. Ato përfshijnë rrëfime historike të ndërthurura me elemente epike dhe legjendare, dhe paraqesin këndvështrimin e administratës osmane mbi rebelimet dhe figurat kundërshtare.

Në veçanti, fragmentet mbi Skënderbeun paraqesin:

  • Prejardhjen e tij nga “Juvan oğlu” (i biri i Gjonit Kastriotit).
  • Luftërat e sulltan Muratit II dhe Mehmedit II kundër Shqipërisë dhe kështjellave të Skënderbeut.
  • Përshkrime të betejave për Krujën dhe rolin e shqiptarëve në përplasjet me osmanët.
  • Një interpretim osman, shpesh negativ, për Skënderbeun (p.sh. “asli bed ve fâsid” – “me prejardhje të keqe e të prishur”).

Këto fragmente pasqyrojnë tensionin midis historiografisë osmane dhe heroizmit të Skënderbeut. Osmanët e përshkruajnë si një rebel me prejardhje të korruptuar, por njëkohësisht i njohin fuqinë dhe ndikimin e tij në Shqipëri. Termat si Arnavud vilâyeti (“provinca e Arbërisë”) e vendosin qartë Shqipërinë si një hapësirë të veçantë dhe problematike për Portën. Po ashtu, përmendja e Krujës, e kishave dhe shndërrimi i tyre në xhami, reflekton qasjen osmane për ta paraqitur Skënderbeun në mënyrë kontradiktore, ndoshta duke e ngatërruar me figura të tjera lokale, gjë që dëshmon për karakterin jo gjithnjë të saktë të kronikës.

Segmentet e Oruç-it me përkthim në shqipe letrare

Faqe 1

Osm.: Sene 871 İklim-i Arnavud’un kadîmî mülük neslinden Yuvan oğlu, memleket-i şer ve fesad ile ma‘rûf, aslı bed ve fâsiddir. İskender diye meşhur oldu. Sultan Murad Han’ın müddet-i saltanatında zuhûr etdi.

Shqip:
“Viti 871 [=1466/1467]. Nga fisi i vjetër i mbretërve të vendit të Arbërit, biri i Gjonit, i njohur për trazira e ngatërresa, me origjinë të ligë e të prishur, doli në shesh një burrë që u bë i famshëm si Iskender. Ai u shfaq gjatë mbretërimit të Sulltan Murat Hanit.”

Faqe 2

Osm.: … Arnavud diyarına sefer he­yâbulları vâki‘ olub hilâfet nişân Sultan Mehmed Han hazretleriyle ma‘an İskender’in ma‘mûrelerine da‘vet buyurmuşlardı. Kal‘a hisârı dahi elde iken, muhasara idüp fetheylediler…

Shqip :
“… U ndërmor një fushatë kundër vendit të Arbërit, dhe me urdhër të Hilafetit, Madhëria e Tij Sulltan Mehmed Han, bashkërisht sulmuan fortesat e Iskenderit. Një nga kështjellat, pasi u mor nën kontroll, u rrethua dhe u pushtua…”

Faqe 3

Osm.: Sene 851 Sultan Murad sefer etmeğe azm idüb, Edirne kal‘ası Arnavud eline itmiş idi. Ol vakit Sultan Bâyezid bin Sultan Mehmed mevcûd idi. Hicretin sekiz yüz elli senesine gelmiş idi.

Shqip:
“Viti 851 [=1447/1448]. Sulltan Murati vendosi të nisej në fushatë, sepse kështjella e Edrenes kishte rënë në duar të arbërve. Atëherë ishte ende gjallë Sulltan Bajaziti, biri i Sulltan Mehmedit. Dhe kishte ardhur viti tetëqind e pesëdhjetë i Hixhretit.”

Faqe 4

Osm.: … Sultan Murad Han 851 senesinde Arnavud vilâyetine sefer idüb Yuvan oğlu’na ve Lâtinlere karşı yürüdü. Kal‘a-i Kruja’yı muhasara edip feth etdi. İçinde olan Yuvan’ın oğlu dağa kaçtı…

Shqip:
“… Sulltan Murat Hani, në vitin 851 [=1447/1448], u nis në fushatë kundër krahinës së Arbërit, përballë birit të Gjonit dhe latinëve. Ai rrethoi kështjellën e Krujës dhe e pushtoi. Biri i Gjonit, që gjendej brenda, u arratis në male…”

Faqe 5

Osm.: Ve tâlân idüb Arnavud beği İskender, koçurub ol vilâyet olup, kiliselerin yıkub, yerine mescid yapup, ehli İslâm ol vilâyette…

Shqip:
“Dhe pasi u bë plaçkitja, beu i Arbërit, Iskenderi, e mori nën sundim atë krahinë, duke rrënuar kishat dhe duke ngritur në vendin e tyre xhami, që kështu banorët e Islamit të vendoseshin në atë vend…”

Studimi i gjithanshëm i figurës së Gjergj Kastriotit mbetet ende një detyrë e hapur për historiografinë tonë. Vetëm në Kalanë e Krujës – Muzeun e Skënderbeut – ruhen mbi 8 mijë libra të llojeve dhe gjuhëve të ndryshme, kushtuar figurës së tij. Kjo pasuri kërkon një punë të imtë për t’u përkthyer e zbardhur në shqipen letrare, në mënyrë që t’i kalohet trashëgimisë sonë historike në tërësi. Sepse aty nuk flitet vetëm për Gjergj Kastriotin, por për historinë e popullit shqiptar, për mesjetën e familjeve bujare e fisnike arbërore, për veshjet e rralla, këngët dhe vallet që mbartnin kujtesën e kohës. Janë edhe aspekte të vyera të filologjisë shqiptare, të cilat padrejtësisht sot shfrytëzohen pjesërisht nga fqinjët tanë, që përmes politikave shoviniste përpiqen të mohojnë historinë tonë. Përgatiti Elis Buba/ usalbanianmediagroup.com

Riprodhim, Figura e Skënderbeut sipas një kompozimi në gravurë në vitin 1631
Etiketa: elis bubakronikatosmaneskenderbeu
Shkrimi Mëparshëm

Naim Frashëri, poeti me pesë varre

Shkrimi Vijues

Edhe një libër studimor për ndikimet e Biblës në krijimtarinë e Nolit

Shkrimi Vijues
Edhe një libër studimor për ndikimet e Biblës në krijimtarinë e Nolit

Edhe një libër studimor për ndikimet e Biblës në krijimtarinë e Nolit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Paradoksi mitologjik i vazhdimësisë së grekëve nga antikiteti, përball realitetit shqipfolës të arvanitasve

Paradoksi mitologjik i vazhdimësisë së grekëve nga antikiteti, përball realitetit shqipfolës të arvanitasve

11 Mars, 2026
Eleni Bukura-Altamoura, piktorja e parë femër në Greqinë moderne, ishte arbërore

Eleni Bukura-Altamoura, piktorja e parë femër në Greqinë moderne, ishte arbërore

11 Mars, 2026
Kalaja e Prizrenit mbetet pa ciceronë, Ministria anulon konkursin e dytë

Kalaja e Prizrenit mbetet pa ciceronë, Ministria anulon konkursin e dytë

11 Mars, 2026
Rruga e pabesueshme e Kadri Roshit: nga punë të thjeshta në ikonë të teatrit shqiptar

Dëbimi i shqiptarëve drejt Turqisë: Marrëveshjet dhe shifrat

Dëbimi i shqiptarëve drejt Turqisë: Marrëveshjet dhe shifrat

11 Mars, 2026
“Shqyptarë, ase vagabondët jashta pune e jashta Shqypnie, ase ndryshe kemi sharrue me t’egër e me të butë, pasi rreziku ma i madh i Shqypnisë, janë…”/ Çfarë thoshte At Gjergj Fishta, në vitin 1921?

“Shqyptarë, ase vagabondët jashta pune e jashta Shqypnie, ase ndryshe kemi sharrue me t’egër e me të butë, pasi rreziku ma i madh i Shqypnisë, janë…”/ Çfarë thoshte At Gjergj Fishta, në vitin 1921?

10 Mars, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist