E premte, 24 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Politika

Çështja e detit me Greqinë/ Meta: Kryeministri në detyrë nuk ka asnjë autorizim nga Presidenti

Çështja e detit me Greqinë/ Meta: Kryeministri në detyrë Rama nuk ka asnjë autorizim nga Presidenti. S’do pranoj të cenohen interesat kombëtare nga ata që keqpërdorin autoritetin

20 Shkurt, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Politika, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë me një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e detit me Greqinë. Teksa e konsideron Ramën, kryeministër në detyrë, Kreu i Shtetit thotë se nuk është konsultuar me të për për të negociuar apo për të diskutuar me Republikën e Greqisë në emër të Republikës së Shqipërisë në lidhje me çështjen e kufizimit të zonave detare.

 “Kryeministri në detyrë, Edi Rama, nuk është konsultuar, nuk ka kërkuar dhe as nuk është pajisur me ndonjë autorizim nga Presidenti i Republikës, sipas detyrimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, për të negociuar apo për të diskutuar me Republikën e Greqisë në emër të Republikës së Shqipërisë në lidhje me çështjen e kufizimit të zonave detare, e aq më pak për të vendosur apo dakordësuar nëse kjo çështje do të shkojë për alternativë në ndonjë nga Gjykatat Ndërkombëtare”, ka deklaruar Kreu i Shtetit.

Meta tha se po bën të gjitha përpjekjet për të zgjidhur këtë çështje shumë të rëndësishme në respekt të Kushtetutës, vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe nëpërmjet bashkëpunimit institucional.

“Për çdo zhvillim, që lidhet drejtpërdrejt apo ndikon në procesin e negociatave për delimitimin e hapësirës detare midis dy vendeve, kam kërkuar informacion shterues dhe një analizë të plotë nga qeveria shqiptare, sipas përgjegjësive, që i takojnë sipas ligjit.

Kam qenë dhe mbetem bashkëpunues e transparent me Qeverinë, Kuvendin dhe institucionet e tjera kushtetuese, në dobi të interesit kombëtar dhe të zbatimit rigoroz të Kushtetutës”, u shpreh Presidenti.

Ai siguroi qytetarët shqiptarë se e nuk do të pranojë për asnjë çast të cenohen interesat shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Shqipërisë nga cilido individ, që keqpërdor autoritetin e deleguar nga populli shqiptar.

“I siguroj të gjithë qytetarët shqiptarë, se do të vijoj të ushtroj detyrat e mia me përgjegjësinë maksimale shtetërore e kushtetuese dhe se nuk do të pranoj për asnjë çast të cenohen interesat shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Shqipërisë nga cilido individ, që keqpërdor autoritetin e deleguar nga populli shqiptar.

U rikujtoj edhe një herë përfaqësuesve të institucioneve në të gjithë nivelin hierarkik shtetëror, detyrimin dhe përgjegjësinë, që kanë për përputhshmërinë e plotë të veprimtarisë së tyre, në shërbim të interesave shtetërore dhe kombëtare.

Ata duhet të përmbushin në mënyrë rigoroze përgjegjësitë e tyre ligjore, në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të vendimit nr.15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese, akteve ndërkombëtare, ku Republika e Shqipërisë është palë e kuadrit të brendshëm ligjor, në interes së ruajtjes dhe ushtrimit të sovranitetit territorial, juridiksionit kombëtar, garantimit të sigurisë, dobisë ekonomike e sociale të vendit”, – u shpreh ndër të tjera gjatë këtij takimi, Presidenti Meta.

Deklaratat e Kreut të Shtetit u bën në takimin me aktivistë të shoqërisë civile dhe anëtarë të botës akademike, të angazhuar pranë Akademisë “Rrënjët tona”, të cilët shprehën shqetësimet e tyre lidhur me çështjen e negociatave me Greqinë, për delimitimin e zonave detare midis dy vendeve tona.

Shkrimi Mëparshëm

Foto / 30 vjet nga rënia e monumentit të diktatorit. Si nisi gjithçka nga qyteti Studenti?

Shkrimi Vijues

Pandeli Majko: Bashkimi kombëtar është histori që duhet mbyllur, Kurti të mendojë për drejtimin e Kosovës

Të Ngjashme

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve
Kryesore

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

24 Tetor, 2025
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit
Aktualitet

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë
Aktualitet

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar
Kryesore

154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

23 Tetor, 2025
Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut
Aktualitet

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

22 Tetor, 2025
“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB
Aktualitet

“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB

21 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Pandeli Majko: Bashkimi kombëtar është histori që duhet mbyllur, Kurti të mendojë për drejtimin e Kosovës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

24 Tetor, 2025
Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

24 Tetor, 2025
Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

24 Tetor, 2025
Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

24 Tetor, 2025
Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

24 Tetor, 2025
Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

24 Tetor, 2025
Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

24 Tetor, 2025
Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

24 Tetor, 2025
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist