E enjte, 11 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Çështja “Beleri” dhe Himara – Qafoku: Nuk ka autoktonë grekë në Himarë

20 Maj, 2023
Në Aktualitet
Share on FacebookShare on Twitter

Çështja “Beleri” dhe Himara

Nga ROLAND QAFOKU

Mbrëmë isha i ftuar në emisionin “Now” të Erla Mëhillit në “Euronews Albania” lidhur me çështjen “Beleri” në Himarë. Për këtë shpreha disa objeksione të miat larg të qenit partizan politik dhe patriot folklorik.

Së pari, arrestimi dhe procesi penal ndaj tij është një çështje ekskluzive e drejtësisë shqiptare dhe as politika shqiptare dhe as politika greke nuk ka të drejtë të ndërhyjë, ndikojë dhe intimidojnë drejtësinë. Deklarata të drejtuesëve të shtetit grek duke e bërë të pafajshëm përpara se të vendosë drejtësia nuk janë të denja për një shtet anëtër të BE-së siç është Greqia. Kjo është një gjuhë e njëjtë me atë të përdorur në shekullin e 19-të dhe 20-të dhe rudiment i një të kaluare të turpshme.

Së dyti, pretendimet për keqtrajtime ndaj Belerit dhe të arrestuarëve të tjerë duhet të shikohen në përputhje me të drejtat e njeriut. Nëse është e vërtetë që një nga të arrestuarit është keqtrajtuar pavarësisht se ai është me zemër të transplatuar, ky është një veprim aq mizor dhe antihuman por aq jo juridik dhe një person i tillë duhet të trajtohet në ëprputhje me ligjet e shtetit shqiptar. Ndërkohë, nëse është e vërtetë që një komisioneri i kanë prishur lokalin pikërisht dje për shkak se mbështeste Belerin,e dhe ky është një skandal që i hedh benzinë një zjarri që nuk e dëshiron askush.

Së treti, ashtu siç janë të shqetesuar për Fredi Belerin në qeli dhe për bashkëpunëtorët e tij lidhur me të drejtat e tyre, shteti grek duhet të ketë të njëjtin propocion edhe me qytetarët shqiptarë në Greqi. Në kurrizin e Greqisë rëndon vrasja e 220 shqiptarëve që nga viti 1990 e deri më sot. Nga këta 144 janë zhdukur dhe nuk kanë fare varr. 44 prej tyre nga kjo shifër janë vrarë nga rojet kufitare. 66 prej tyre janë vrarë në burgje dhe më e rënda fara, 40 nga këta të vrarë kanë qenë fëmijë. Nuk janë tharë ende lotët e nënave dhe familjarëve të kësaj maskare që ka ndodhur nga dora e atyre grekëve që nisin nga më të rëndat si ajo ndaj 14-vjeçari Erion Qose në vitin 2000 e deri te 18-vjeçari Vullnet Bytyçi që u vra nga një polic grek në vitin 2003. Dhe kulmi ishte që polici që e vrau dhe gjykata e cilësoi autor u dënua me gjobë 30 Euro si dëmshpërblim për fishekët e zbrazur në trupin e tij. Por shteti grek nuk bën të njëjtën gjë. E trajton çështjen Beleri sikur ndaj tij është kryer krim kundër njerëzimit dhe për 220 shqiptarët e vrarë nga grekët e trajton sikur ti kishte pickuar bleta.

Së katërti, lidhur me frazën “grekë autoktonë në Himarë”, është jo vetëm qesharake por një kalbësirë se së shkuarës e shprehur nga disa nacionalistë injorantë e hedhin këtë tezë për përfitime personale. Paraardhëist e tyre e bënin për përfitime territoresh të Greqisë në dëm të Shqipërisë në kohë të vështira për kombin shqiptar duke shfrytëzuar varfërinë, skamjen pse jo edhe padijen. Por tani nuk jemi as në vitin 1914, as në 1946 e as në 1991. Zotërinj shqiptarë me nënshtetësi greke! Ju mund të vetëshpalleni edhe gjermanë, amerikanë apo edhe australianë. Ju mund të mos keni dëshirë të ndjeheni shqiptarë. Dhe se si ndjeheni ju kjo është në zemrën tuaj. Por janë dis agjera që nuk janë në dorën tuaj. As historia e as gjerografia. SHBA ndodhet në Amerikë. Gjermania në Evropë, Australia në kontinentin me emrin e saj. Dhe Himara ka qenë, është dhe do të jetë pjesë e territorit dhe e trojeve të kombit shqitar. Fraza juaj “grekë autoktokë në Himarë” gajas edhe një njeri me 4 klasë shkollë si në Shqipëri dhe në Greqi dhe nuk pi më ujë siç pinte në varfërinë e viteve 1991-1997. Sot me këtë frazë thjesht jeni qesharakë.

Së pesti, koaliconi “Bashkë Fitojmë” ka bërë një nga gabim historik që mbështeti Fredi Belerin. Falë kësaj mbështetjeje ai fitoi. Më kujtohet një skenë në zgjedhjet lokale të vitit 2000 kur isha drejtor i Informacionit në TV KOHA. Në ato zgjedhje lokale, PD dhe PS u bënë bashkë për herë të parë dhe të fundit në një koalicion të qartë në Himarë dhe fitoi kandidati shqiptar kundrejt atij të PBDNJ. Kjo u cilësua si një fitore historike për shkaktë të frymës antishqiptare dhe një pjesë të politikanëe lokalë të mëbshtetur nga nacionalistë grekë të arhdur me tam tame të mëdha nga Athina. Që ta bëje këtë ndarje pas 23 vjetësh jo vetëm ishe e pakuptimtë por kjoi mëbshtetje hodhi poshtë edhe atë arritje të vitit 2000. Opozita i ka bërë një dëm historisë së politikës shqiptare me mbështetjen që i bëri Belerit.

Së gjashti, derisa kemi deklarat zyrtare nga drejtues të lartë të PS-së se Fredi Beleri ka qenë pjesmarrës në masakrën e Peshkëpisë më 10 prill 1994, drejtësia shqiptare duhet ta qartësojë një herë e mirë këtë gjë. Nuk mund të kemi edhe deklarata zyrtare nga partia në pushtet se ai ka qenë pjesmarrës dhe njëkoësish të kemi deklarata nga vetë Beleri që e hedh poshtë këtë qendrim të PS. Nuk do ishte e tepruar që drejtësia të rihetonte pozitën juridike të Belerit dhe të qarëtsionte opinionin publik nëse ka qenë apo jo pjesmarrës në një ngjarje nga më të rëndat në historikun mes dy shteteve. Ndërsa lidhur me deklaratat e tij për helenizimin e Himarës, Beleri ka sqaruar se ka qenë faji i përkthyesit dhe se ai nuk e ka deklaruar këtë. Beleri duhet ta vërtetojë këtë me qendrimin e qartë se cili është mendimi i tij lidhur me historinë e Himarës. Një e folur e tij edhe mund të përkthehet gabim, por ama mendimi i tij për historinë e Himarës nuk mund të fshihet. Një ditë, herët a vonë, këtë do ta amrrin vesh të gjithë.

Së shtati, deklarata të tilla si ajo e kryeministrin Qirjakos Micotaqis se Greqia mund të vendosë veton për anëtarësimin e Shqiëprisë në BE për shkak të arrestimit të Fredi Belerit nuk janë të denja për një politikan të kalibrit të Micotaqis. Këto janë deklarat sikur vinë nga shekujt e errët 17-të- 18-të dhe jo në vitin 2023. Nëse Greqia kërcënon Shqipërinë me anë të Fred Belerit, kjo tregon dobësinë dhe problemet që ka Greqia dhe jo Shqipëria. Nga ana e saj Shqipëria duhet të tregojë me qendrime parimore të drejta se ka ikur koha që fqinji ynë mund të bëjë kërcënime të tilla.

Së teti, drejtësia shqiptare duhet të tregohet profesioniste dhe pa asnjë ndikim poltik dhe diplomatik në trajtimin e një çështje të tillë. Provat që duhet të paraqesë duhet të jenë bindës dhe jo me supozime. Në të kundërt ajo do jetë përgjegjëse për krijimin artificial të një çështje pa çështje.

Së nënti, kryeministrri Edi Rama duhet ta trajtojë çështjen “Beleri” njësoj si për çdo personazh tjetër. Rama duhet të veprojë sikur kishte të bënte njësoj edhe me kryebashkiakun e Skraparit, Pukës apo Roskovecit. Nëse në vendimin që pritet të marrë Rama përfshin klauzolën se në këta rast kemi të bëjmë me rastin e veçantë të Himarës, besoj se nuk do jetë vendimi i duhur. Por, nëse provat janë të tilla që Beleri duhet të shkarkohet, patjetër që duhet ta bëjë këtë. Një vendim i tillë i hap rrugë Gjykatës Kushtetuese ta trajtojë edhe ajo këtë çështje paanësi dhe pa ndikim.

Së dhjeti, kam bindjen e palëkundur se fitorja e Belerit në Himarë erdhi edhe nga cilësia e dobët kandidatit socialist. Jo vetëm që vetë Rama ka patur rezervat e veta për Jorgo Goron, por edhe fakti që ai humbi ndaj një rivali kur ai ishte në burg, tregon se çfarë dëmi i ka bërë Goro jo socialistëve, por një çështjeje parimore që çdo shqiptar do të donte të përfundonte me fitoren e çdokujt, vetëm të Belerit jo.

Etiketa: autoktonebelerihimaraqafokuroland
Shkrimi Mëparshëm

Detaje mbi gjuhën shqipe: “…Ku e mësuan shqiparët gjuhën homerike dhe parahomerike?…”

Shkrimi Vijues

“Skënderbeu, kryezot i Arbërit”, opera premierë përtej pritshmerive të publikut

Të Ngjashme

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Aktualitet

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Varri monumental në Bulqizë/ Shkreli: U grabit me mjete të rënda para zbulimit të arkeologëve
Aktualitet

Varri monumental në Bulqizë/ Shkreli: U grabit me mjete të rënda para zbulimit të arkeologëve

10 Shtator, 2025
Arkeologët çojnë në 80 numrin e varreve mesjetare të gjetura në Kastërc të Suharekës
Aktualitet

Arkeologët çojnë në 80 numrin e varreve mesjetare të gjetura në Kastërc të Suharekës

10 Shtator, 2025
RAI 3 në rajonin e Kalabrisë do të transmetojë në gjuhën shqipe arbërore
Aktualitet

RAI 3 në rajonin e Kalabrisë do të transmetojë në gjuhën shqipe arbërore

9 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
“Skënderbeu, kryezot i Arbërit”, opera premierë përtej pritshmerive të publikut

“Skënderbeu, kryezot i Arbërit”, opera premierë përtej pritshmerive të publikut

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist