Nga Pirro Prifti
Historia e Çerçiz Topullit (lindur ne 1880-vdekur ne 15 (ose 17) korrik 1915), është historia e një Heroi të Popullit me të gjithë të mirat dhe ndonjëherë të metat e tij të vogla që mund ti ketë çdo burrë.
Lindi në Gjirokastër në vitin 1880, një prej 13 fëmijëve të Agush dhe Haso Topullit. Pas shkollës fillore, shkon në Janinë, në shkollën turke. Në prill të 1907 komandoi çetën e armatosur që vepronte në Shqipërinë e Jugut, e sidomos në krahinat e Gjirokastrës dhe të Korçës.
Topullarët i kanë rrënjët në Sul, krahinë në Epir (në Çamërinë e sotme). Suliotët ishin aktorë me rëndësi në Revolucionin Grek të vitit 1821. i pari i Topullarëve është Vasil Sulioti, arvanitas, i krishterë ortodoks – ai merrej me organizimin e çetave – luftëtar dhe kontribuues i madh në krahinën e Sulit. Pasuesi i tij, Hodo Bej Verdi ishte ndër të paktët gjirokastritë të kohës që mbante titullin “bej” e që gëzonte poste në administratën e Perandorisë Osmane. Pas tij, mbiemri u shndërrua në Karagjozi ose “syziu” në turqisht, Hodo Ahmet Karagjozi pati dy djem: Sali dhe Mehmet Karagjozin. Mehmeti është i pari në linjën familjare me trajtat e sotme – ai ishte i pari, që vendosi mbiemrin Topulli. Arsyeja nuk dihet – më saktë ajo mbetet produkt gojëdhënash. Mendohet se shndërrimin e mbiemrit në Karagjozi e më tej Topi- Topulli (për shkak të një beteje të ashpër që Mehmet Karagjozi bëri me Ali Pashë Tepelenën). E më pas tregohet mbi një dokumentacion të dendur jeta e Bajo dhe Çerçizit, dy nga 15 djemtë e Ago Topullit. Ago Topulli përbën nyjën kryesore të familjes Topulli. Ai pati 9 djem dhe 2 vajza, përkatësisht: Kapon, Sulejmanin, Bajon, Çerçizin, Namikun, Jonuzin, Halitin, Banushin, Nazifin, Akilen dhe Bakon. Mes tyre, spikatën Bajo dhe Çerçiz Topulli – të dy të arsimuar në Stamboll, por me temperamente krejt të kundërta
Veprimtaria patriotike e Çerçiz Topullit Hero i Popullit, është e veçantë e cila fillon që nga viti 1907 kur krijohet Çeta me në Krye Çerçizin në të cilën u përfshi dhe Mihal Grameno patriot dhe Hero i Popullit i cili e bëri të njohur vetë Çerçiz Topullin por dhe çetën e tij. Më 16 maj të 1907-s kapiteni ulqinak Ahmet e solli çetën në Shqipëri. Ajo zbarkoi diku në afërsi të Dhërmiut. Për shumë kohë me radhë Çerçiz Topulli dhe njerëzit e tij u endën pa ndonjë qëllim të caktuar në malet e Jugut, që nga Bregdeti, e Kuçi e deri në Prespë e Devoll. Gjatë kësaj kohe, me komitët u bashkuan edhe disa anëtarë të rinj. Deri nga fundi i 1907-s ata sulmuan ndonjë karvan postar apo shkrehën ndonjë batare, sa për të larguar ushtarët që i binin në erë gjatë rrugëtimit të tyre të gjatë. (http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/07/29/lufta-e-mashkullores-historite-e-rrapit-qe-nuk-eshte-me/)
Çerçiz Topulli pati një veprimtari të dëndur patriotike gjatë vitit 1908 kundër pushtimit turk për pavarësinë e Shqipërisë. Me vendim të Komitetit të Gjirokastrës, anëtarë të çetës së tij vranë në fillim të marsit 1908 në Gjirokastër komandantin turk të xhandarmërisë. Çeta e Çerçiz Topullit përbëhej nga: Çerçiz Topulli, Mihal Grameno, Muço Qulli, Zeman Mashkullora ose lazaratasi me te cilin në fillim Çerçizi u grind keq por pastaj u bënë miq, Harejdini dhe Asllani, ilo Myzeqari, Bajram Ligu nga Prongjia, dhe Hito Habibi (Hito Labi) nga Lekdushi. Nuk mungojnë dhe histori tragji-komike të cilat i përshkruan fare bukur Mihal Grameno kur në çetë hyn dhe ilo Myzeqari apo siç e quan Mihal Grameno ilo Ziu. Në kujtimet e tij, Mihal Gramenoja rrëfen për një bari myzeqar, që punonte diku në fshatrat e Jugut. Komitët ia kandisin mendjen që ai të bashkohet me ta. Kështu edhe i ziu ilo u bë kaçak,
Në 25 shkurt të vitit 1908 Çerçiz Topuli me çetën e tij prej kaçakësh vranë Bimbashin turk të Gjirkoastrës Halil Musa ( me origjinë boshnjake).
Vrasja e Bibmashit Turk bëri bujë në Gjirokastër dhe nëpërmjet shkrimeve të Mihal Gramenos bëri bujë në të gjithë Shqipërinë. Nuk ishte thjesht një vrasje por historia e ndërlikuar e Bibashit qejfli ishte e ldhur edhe me të jëmë e Enver Hoxhës të cilën ai e ngacmonte. Faktet që Çercizi mund të ketë qënë i dashuri secret i `Anesë` janë miqësia e tij me familjen e Hoxha, sidomos me Hysenin, xhaxhain e Enverit i cili ishte i pasur. i Jati i Enverit Halili ishte Hoxhë dhe më i moshuar se Aneja e bukur dhe e re.
Vrasja e Bimbashit nuk do të kishte bërë bujë nëse nuk do të ishin rrethanat speci
Përplasja Bimbash- Çerçiz përflitej në Gjirokastër dhe vrasja e tij nga ana e Çerçizit, bëri bujë për vetë kompleksitetin e rrethanave një grua e martuar me nje burre të ri të pasur dhe komit. Argumenti i dytë është problemi se Halili pasi lindi Enveri e bëri `lanet` atë duke e ditur se nuk ishte i tiji; sidoqoftë për këtë arësye Enverin e ndihmoi xhaxhai Hyseni i pasur dhe mik i Ahmet Zogut.
Argumenti i tretë është dëshira dhe vendosmëria e Enver Hoxhës për të ttërhequr eshtrat e Çerçiz Topullit nga Shkodra në Gjirokastër dhe mbajtja fjalim në Shkodër në vitin 1936, në një moshë që në fakt nuk i takonte. Enver Hoxha në atë kohë ishte 28 vjeç.
Argumenti i katërt është kur në vitin 1981 Enver Hoxha në një takim në Gjirokastër `përkëdhel` bustin e Çerciz Topullit para popullit. Kjo tregon se Enveri e dinte që i jati ishte Çerçiz Topulli. Në shkrimin tim të para disa vitesh “Enver Hoxha djali ilegal i Çerçiz Topullit“, botuar po në gazetën e respektuar SOT, kam hedhur idenë se `Aneja` e jëma e Enverit ishte në fakt e dashura e fshehtë e Çerçizit. Ajo si duke i ka thënë Çerçizit që po e ngacmonte Bimbashi, një argument plus ky për të vrarë Bimbashin.Vrasja ndodhi ashtu si thotë kënga, Çerçizi me Hito Labin i zunë pritë Bimbashit dhe e vranë me dy plumba të Hitos dhe të Çerçizit. Ndoshta dhe kënga u bë mëtepër për këtë shkak se sa për ndonjë arësye tjetër.
Pas vrasjes së Bibmbashit, Çerçiz Topulli Drejtoi Luftën e Mashkullorës më 5 mars 1908. Më 18 Mars Çeta u rrethua nga 150 forca turke në Mashkullorë të cilat kishin ardhur nga Janina, lufta zgjati deri në mbrëmje dhe natën çeta çau rrethimin dhe u largua në mal. Kjo gjithashtu këndohet në këngën e Çerçiz Topullit.
Në korrik 1908 Çeta e Çerçiz Topullit së bashku me çetën e Sali Butkës rrethuan Korcën dhe vranë Peshkopin grek.
Topulli, Grameno dhe të tjerët e vazhduan jetën e kaçakut ndër male, deri në shpalljen e Kushtetutës së 1908-s, pak kohë pas Luftës së Mashkullorës.
Atëherë secili shkoi në punë të vet.
“Në Selanik – i mbyll kujtimet e tij Gramenoja – ndejtëm 10 ditë, pastaj duhej të shpërndaheshim. Bajo me Çerçizin e shokët e tjerë shkuan me vapor për në Gjirokastër, ndërsa unë i mbetur si i shkretë, mora udhën për në Korçë“.
Nentor 1908 Çerciz Topulli dhe Bajo Topulli morën pjesë në Kongresin e Manastirit, ku Çerçizi bënte pjesë në forcat e mbrojtjes.
Çerçiz Topulli dhe Mihal Grameno, nuk u thirr për të marrë pjesë në festimet në Vlorë më 28 Nëntor 1912– në shpalljen e pavarësisë. Madje nuk ishte as Bajo Topulli gjë që ra dukshëm në sy mungesa e e tij, e Shahin Kolonjës, ibrahim Temos, Dervish Himës, Kristo Luarasit, Mihal Gramenos. Por pas 28 Nëntorit, Çerçizi shkoi në Vlorë, ku u prit mjaft mirë nga ismail Qemali dhe diskutuan për shumëçka. Çerçizi u caktua në detyrën e Komandantit të Forcave Vullnetare të Jugut nga ismail Qemali. Në atë kohë Çerçizi komandoi një trupë ushtarake prej 50 luftëtarësh. Gjatë vitit 1913, trupa me luftëtarë të Çerçiz Topullit luftoi kundër grekëve në disa raste në bashkëpunim me ushtrinë bullgare sipas Ahmed Njazi Beut i cili ishte në Ohër.
Në 29 maj të vitit 1909, Çerçizi themeloi shoqërinë secrete me emrin `Kandili`.
Në atë kohë Çerçiz Topulli dhe i vëllai pati konflikt me Faik bej Konicën i cili nuk i deshte, dhe e quante Çerçizin ` kaçak`.
(https://ëëë.shqiperia.com/Historia-e-vertete-e-Bajo-dhe-%C3%87erciz-Topullit.4139/)
Në shtator të vitit 1914 Çerçiz Topullin e Muço Qullin i gjejmë në Shkodër, ku mendohet të kenë shkuar për t’ju bashkuar mbrojtjes së trojeve nga pushtimi serbo-malazez.
Ajo që dihet dhe pohohet me siguri është se disa herë Çerçizi pati mundësinë të takohej me Dedë Gjo Lulin, por ka mungesë informacioni mbi diskutimet e bëra mes tyre. Çerçizi do të qëndronte në shtëpitë e disa shkodranëve si te Gurakuqët (Lazër dhe Shaqe Gurakuqi), Kojat (Zef Koja), Gjylbegajt (Hamdi Gjylbegu), Vjerdhajt (Palok Vjerdha). Madje takimet me Dedë Gjo Lulin janë pohuar prej Hamdi Gjylbegut. Lagjja “Parrucë” ishte vendqëndrimi i tij (http://ëëë.mapo.al/2016/04/cerciz-topulli-atdhetaret-dhe-arsyeja-e-vrasjes-se-bimbashit/1).
Arrestohen për të parën herë në 28 qershor dhe lirohen shumë shpejt. Por arrestohen sërish në 7 korrik 1915 në Fushën e Shtoit (Shkodër) nga një togë malazeze rrugës për në Çetinë.
Në mengjes herët të 15 korrikut 1915 ( disa thonw me 17 korrik?!), toga serbe pushkatojnë Çerçiz Topullin dhe Muço Qullin, dhe më e trishtueshmja ishte se pas dy orësh vjen urdhri me shkrim nga komandanti i ushtrisë serbe që ata të liroheshin!!
Për 20 vjet eshtrat e dy heronjve mbetën pa varr, në Shtoj të Shkodrës, deri sa u zbuluan në vitin 1936 nga Javer Hrushidi (me origjinë abhaze), mik fëminie me Çerçizin dhe prefekt i Shkodrës aso kohe. ishte pikërisht ai që identifikoi dhe eshtrat e Çerçizit nga një dhemb floriri, që e kishin të dy të njëjtë. Në zhvarrimin e eshtarve të tyre mori pjesë edhe Enver Hoxha, i cili mbajti edhe një fjalë lamtumire në emër të gjirokastritëve (https://ëëë.shqiperia.com/Historia-e-vertete-e-Bajo-dhe-%C3%87erciz-Topullit.4139/).
Cerçiz Topulli mbahet mënd dhe për dy frazat e tij patriotike:
`Cdo muhamedan ka për detyre të vdesë për një të krishterë sepse ai është gjaku i gjakut të tij; në të njëjtën mënyrë çdo i krishterë duhet të vdesë për një muhamedan sepse ai është njëlloj gjaku i gjakut të tij“
Dhe fraza tjetër është: “Ne shkojme me pushkë në dorë nëpër male për të krkuar liri dhe drejtësi, civilizim dhe progress për të gjithë.. dukë shporrur Turqinë nga Mëmëdheu ynë i dashur“.
Pas 21 vitesh në 1936, Një delegacion nga Gjirokastra u nis për të marrë eshtrat e gjetura të Heroit. Shkodra i priti me nderime të mëdha . Në Ndër fjalimet më të spikatura ishin Fjalimi i Patër Anton Arapit dhe Ernest Koliqit. Në atë podium foi edhe Enver Hoxha si përfaqësues i Gjirokastrës , por në fakt, shkaku i vërtetë ndoshta nuk ishte patriotizmi i Enver Hoxhës sesa njohja nga ana e tij e historisë që Çerçizi ishte babai i tij biologjik.
-Nga fjalimi i lamtumirës së Ernest Koliqit para transferimit te eshtrave te Çerçiz Topullit nga Shkodra ne Gjirokaster.
“E ju, o ju Hije madhore të Çerçiz Topullit e të Mustafa Qullit, nisnju kah vendet jueja tue ngjallun nëpër të gjitha buzët nji kangë shprese. Zgjoni në kalim zemrat e fjetuna; fuqizoni shpirtrat e ligshtuem. Shka kërkon djalëria prej Shqypnis? Drejtësi të plotë shoqnore.
O ti, Çerçiz, o ti Mustafa Qulli, që ma t’kuq e batë flamurin tonë me gjakun e pastër t’uj, shpallnja djalëris se përparimi më i drejtë se drejtësia ma e plotë shoqnore mund t’arrihen n’emën të shqypnisë“.
-Nga fjala e lamtumirës së Pater Anton Harapit:
“Ndaluni! Ku veni burra?!
Çerçiz e Muço, dy fjalë ka me ju Shkodra Kreshnike, ktu në log të kuvendit para se të daheni. Do ta leni Shkodrën, të shkoni e të pushoni atje, ku së parit pat t’amblat rreze të diellit, ku, si filiza të shndoshtë, gëzueshëm e rritët shtatin, atje prej kah Shqypnija u qiti dhe u ndriti!
…Veç, o burra, qi, dekun, flitni, të metun, njalleni, të hupun, sod ndritni, kah rreth e rrokull t’i bini Shqypnis, deh, lshonie nji za, at zanin t’uej kumbues si të luajve, diftoni djelmnis shqiptare shka u ushqeu idealin, shka u mbajti karakterin, shka u bani të pavdekshëm.
….T’i diftojm, po, botës, se shqyptarët janë njimend burra; se mund të jemi Toskë e Gegë, muhamedan e kristjan, e njiherit shqyptarë të njimendtë.
Zoti i vërtetë e atdheu le të na bashkojn, Zoti e atdheu të na mbajn, me Zot e me Atdhe të lumnojm!”
Çerçiz Topulli është nderuar me titullin ` Hero i Popullit` më 3 tetor 1947.
Referenca
Historia e Popullit Shqiptar, në katër vëllime, Tiranë, 2002-2008.
Arkivi i institutit të Historisë Tiranë.Dokumentat e Vjenës, shkresa dt.04.12.1907.
Arkivi Qendror i shtetit – Tiranë. Fondi dokumentar 101, dosja 27, fleta 3.
Arkivi Qendror i shtetit, – Tiranë, Fondi 9, dosja 30, fleta 302.
Gazeta “Drita” – Sofje, Bullgari, 15.02.1908.
Mihal Grameno “Kryengritja Shqiptare”, faqe 106.
Bajo Topulli (I ri), “Topullarët e Gjirokastrës, SHB “Albin”, Tiranë, 2008.
J.Dilo ”Çerçiz Topulli me shokë”, Tiranë 1961, faqe 14.
Zaho Golemi, Lufta e Mashkullorës, Revista Mbrojtja, organ i Min.Mbrojtjes së RSH, 03/2003.