E enjte, 11 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

“Butrinti” as një koloni greke dhe as veneciane, por mbi gurë pellazgjikë

27 Shkurt, 2023
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

STEFAN PINGULI

Mes akademikëve dhe intelektualëve të… ndryshëm u promovua këtë të shtunë në Tiranë libri “Butrinti”, me autor Sazan Gurin dhe Stefan Pingulin. Të dy janë munduar të sjellin për lexuesin dhe kombin shqiptar, kulturën albanologjike të bazuar mbi fakte për një periudhe që sipas tyre shumë janë përpjekur të errësojnë dhe ndryshojnë atë sipas interesave. U promovua në Tiranë libri “Butrinti”, i cili hedhet dritë mbi një periudhë historike nga më të errëtat të Butrintit, Epirit dhe Shqipërisë. Bashkautorët Stefan Pinguli dhe Sazan Guri janë munduar të sjellin për lexuesin dhe kombin shqiptar kulturën albanologjike të bazuar mbi fakte për një periudhë, që sipas tyre shumë janë përpjekur të errësojnë dhe ndryshojnë atë sipas interesave.

Studiuesi në fushat e albanologjisë dhe sipërmarrësi Stefan Pinguli thotë se libri vjen si një përgjigje ndaj të gjithë antishqiptarëve që përpiqen të vjedhin dhe ndryshojnë historinë e Butrintit. “Këtë libër ne e bëmë nga dashuria që kemi për atdheun. Sazani është një ushtar, kolonel, gjeneral shumë i mirë në mbrojtje të atdheut. Ne së bashku kemi bashkuar mendimet për të shpjeguar dhe dhënë përgjigje. Ai libër nuk është një libër më tepër artistik sesa është një libër problematik, i cili i përgjigjet një antishkence të disa antishqiptarëve, të cilët çuditërisht kanë marrë të drejtën për të bërë jo vetëm tregti, por edhe për të servirur antishqiptarizma për Butrintin. Mbi këtë bazë ne jemi munduar jo vetëm t’i përgjigjemi këtij antishqiptari dhe këtij veprimi shtetëror, por edhe të japim një domethënie që të gjithë shqiptarët të jenë të kujdesshëm sepse po u vidhet historia. Historia po vidhet avash-avash, jo vetëm me Butrintin, por edhe varrezat greke që po bëhen, ku aty nuk ka asnjë grek të rënë për Shqipërinë por kanë rënë për Greqinë, Vjedhjen e rrugëve me emra antishqiptarë. Sidomos kjo çështja e bregdetit, e cila është një luftë e palogjikshme dhe një ndërhyrje e shtetit në këtë mes kur ne problemin e kemi shumë të qartë. Është një libër problematik që u jep zgjidhje disa problemeve të tilla. Ky libër ka brenda kulturën albanologjike, e cila ka mbi 5 mijë artefakte shumë interesante të marra nga burime shumë të qarta enciklopedike dhe gojore, të cilat e pasurojnë dhe e vërtetojnë këtë gjë”, tha Pinguli.

Në libër janë sjellë dëshmi dhe fakte të plota për origjinën e Butrintit. “Sigurisht! Ne japim një histori shumë interesante, se Butrinti duket sikur është një koloni greke, veneciane e tjera. Por në të vërtetë, Butrinti ka qenë dhe është një Pellazgjike, e vendosur mbi gurë pellazgjikë. Historia e saj tregon që është më tej se lufta e Trojës. Aq më tepër që ne e kemi shumë të qartë historinë dardano-trojane kur Enea erdhi në Butrint dhe gjeti një vend të lulëzuar dhe zhvilluar. Ai pastaj shkoi në Romë dhe siç e dimë që pastaj është krijuar Roma etj. Historia e Butrintit është para historisë helene. Ne e dimë që helenët nuk janë pellazgë të helenizuar, por Albano, pellazgo, Ilirë të helenizuar, të cilët mund të kenë marrë një kulturë paksa të veçantë, por është po i njëjti popull”. Për historianin dhe bashkautorin tjetër të librit Sazan Guri, libri konsiston në ndriçimin e atyre gjërave që me apo pa të drejtë, me apo pa qëllim ishin errësuar.

“Libri konsiston në ndriçimin e atyre gjërave që me apo pa të drejtë, me apo pa qëllim ishin errësuar. Ndërkohë që kultura e shumë disiplinave që për shkak të 5 kongreseve apo të shumë artikujve apo leximeve të shumta që kemi bërë, por edhe ndoshta të një force që Zoti na ka dhënë, arritëm të ndriçonim ato pjesë të errëta ku thuhet që Butrinti në origjinë është koloni greke atëherë kur nuk ekzistonin Grekët, në 1200. Ndërkohë që çdo gjë e vërtetë nga 1200 deri në 400 kur erdhi kultura Helene e quajnë si një periudhë të errët, mitologjike, si periudhë që shqiptarët duan të duken si nipër të trojanëve të ardhur në Butrint apo todonë, që janë thashetheme. Ndërkohë që mitologjia është më e vërtetë sesa ajo që u shkrua. Ne kemi mundur të ndryshojmë shumë pjesë si hyu i Asklepit, guri pellazgjik ku thuhet që është gur helen, ndërkohë që janë shumë të pavërteta pretendimet që Butrinti iu dha arbitrarisht ose që në tokën shqiptare luftuan venecianët me turqit dhe nuk përmendet historia e famshme e Skënderbeut. Përmendet që Butrinti në periudha të caktuara është fshat, por nuk thuhet që të kujton që një qytet të lulëzuar. Butrinti herë Epir dhe herë Ilir ka qenë gjithmonë Arbënor, gjithmonë Alban”, u shpreh Sazan Guri.

Akademiku Apollon Baçe kritikoi mënyrën si shteti ka vendosur të menaxhojë Butrintin, të cilin tha se duhet të mbrohet me çdo kusht si një pasuri kombëtare.

“Në këtë libër thuhet se Epiri ishte ajo barrierë që mbrojti qytetërimin grek nga barbarët ilirë. Për Sazanin dua të them që ka një vullnet që e gjen kudo e gjen në një ndërtim që bëhet e gjen kudo është një lloj ndërgjegje qytetare që për fat akoma na lidh e me të kaluarën sikur të kishim shumë dhe jo një Sazan po secili ndjek interesat e tij. Unë mendoj që Butrinti duhet të mbrohet me çdo kusht. Më bëhet qejfi që jeni kaq vetë që merrni pjesë dhe s’ka ikur vetëdija që ne kemi një të kaluar shumë të lavdishme në një mbledhje ngrihet dikush dhe thotë që gjuha shqiptare është ndër më të vjetra unë them nuk jam dakord, është më e vjetra”. Në ceremoninë e promovimit morën pjesë arkeologë, figura të historisë dhe gjeografisë si dhe aktivitete të fushatës së mbrojtjes së Butrintit./panorama

Etiketa: butrintgrekpellazgevenecian
Shkrimi Mëparshëm

Institucionet në Maqedoni sigurojnë që “Dardanus” e ka vendin në Muze

Shkrimi Vijues

Kush është Ermira Selimi vajza që themeloi Bibliotekën e Manastirit “Motrat Qiriazi”

Të Ngjashme

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s
Kryesore

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Aktualitet

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
Kush është Ermira Selimi vajza që themeloi Bibliotekën e Manastirit “Motrat Qiriazi”

Kush është Ermira Selimi vajza që themeloi Bibliotekën e Manastirit “Motrat Qiriazi”

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist