• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Busti i Helenës me plis nga Antonio Canova: ‘A ishte kjo fytyra që nisi një mijë anije?’

Vinny nga Vinny
30 Qershor, 2023
Në Kultura
0
Busti i Helenës me plis nga Antonio Canova: ‘A ishte kjo fytyra që nisi një mijë anije?’
0
NDARJET
104
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Ai që është lakuar si bust mermeri i “Helenës së Trojës” është cilësuar nga specialistët si ‘ëndrra e ç’do koleksionisti’. Por a mund të jetë e saktë paraqitja e Helenës së Trojës, në punimin e Canovas, apo vetëm shpalosje e një frymëzimi me orientim mitologjik?! Plisi është pikërisht elementi që e përcjell këtë figurë të rrallë të bukurisë femërore, në antikitetin paragrek.

Kur poeti romantik Lord Bajroni u zhvendos në Venecia në 1816, ai zbuloi një qytet që i përshtatej imagjinatës së tij prej lordi dhe shijes për gjeste ekstravagante. Midis xhirove në kanale dhe joshjes së konteshave, ai zhvilloi një punë të frytshme. “Nuk keni shkruar kurrë më mirë”, i shkruante botuesi i tij John Murray nga Londra, në lidhje me materialet që ai paraqiste për publikim.

Në pallatin e Contessa Isabella Teotochi Albrizzi, një prej mikpritësve më të famshëm të shoqërisë evropiane, Bajroni takoi artistët dhe shkrimtarët më të mëdhenj italianë të asaj kohe, mes tyre edhe skulptorin neoklasik Antonio Canova. Këtu, i rrethuar nga sharmi dhe shkëlqimi i gjeniut letrar dhe artistik, poeti britanik zbuloi një kokë të bukur mermeri të Helenës së Trojës, të gdhendur nga Canova, për Albrizzin, rreth vitit 1811.

Duke parë detajet e saj të ndërlikuara dhe sipërfaqen e bardhë jashtëzakonisht të lëmuar, të krijuar për të maksimizuar efektet e dritës së qiririt të ndezur, Bajroni u magjeps. Ai i shkroi Murray-t: “Helena e Canova… është padyshim, për mendjen time, më e bukura e konceptimeve njerëzore dhe shumë përtej ideve të mia për ekzekutimin njerëzor”.

Poema Mbi bustin e Helenës nga Canova, e shkruar në 1816, ishte përgjigja e apasionuar e Bajronit ndaj veprës:

Në këtë pamje të dashur prej mermeri, Mbi veprat dhe mendimet e njeriut, Ajo që natyra mundi por nuk do të bënte, Dhe Bukuria dhe Canova munden! Përtej fuqisë së imagjinatës, Përtej artit të mposhtur të Bardit, Me pavdekësi dokën e saj, Shikoni Helenën e zemrës.

Sipas mitologjisë Helena është vajza e kryehyjnisë pellazge Zeus, e cila lindi nga një vezë, së bashku me Klitemnestrën, Kastorin dhe Polluksin (Paraqitur gjithashtu me plis në Romë). E konsideruar si gruaja më e bukur në botë, ajo u rrëmbye nga princi trojan Paris – ose u arratis me të – duke shkaktuar shpërthimin e Luftërave të Trojës. Kjo i dha asaj epitetin e krijuar nga Christopher Marlowe: “fytyra që nisi një mijë anije”.

“Helena është një personazh mitik, por personazhi i saj mund t’i ketë rrënjët tek njëra prej mbretëreshave spartane të shekullit XIII para Krishtit”, shpjegon historiania angleze Bettany Hughes, autore e një investigimi të gjatë në këtë fushë. Vendi ku duhet të kërkojmë Helenën e vërtetë nuk është pra Troja (vendi që sot mendohet se ndodhet në Turqi, e që në tregimin e Homerit ishte vendbanimi i saj pas rrëmbimit nga Parisi), por Sparta, ku e reja do të bëhej sovrane në krah të burrit, Menelaut.

Pra skulptura e bukur në diskutim i referohet më së shumti bijës së Zeusit sesa Helenës me fytyrë të bukur që “që nisi një mijë anije”.

Përgatiti: Elis Buba / usalbanianmediagroup

Thomas Lawrence (1769-1830), Antonio Canova, Marchese d’Istria, 1815-19. Oil on canvas, 92 x 72 cm. The Devonshire Collections, Chatsworth. Photo Reproduced by permission of Chatsworth Settlement Trustees Bridgeman Images

Thomas Lawrence (1769-1830), Antonio Canova, Marchese d’Istria, 1815-19. Oil on canvas, 92 x 72 cm. The Devonshire Collections, Chatsworth. Photo: Reproduced by permission of Chatsworth Settlement Trustees / Bridgeman Images

hips’.

Antonio Canova (1757-1822), Bust of Helen, 1816-17. Marble; on a circular marble socle. 24½ in (62.2 cm) high, overall. Estimate £2,500,000-4,000,000. Offered in Old Masters Part I on 6 July 2023 at Christie’s in London

Antonio Canova (1757-1822), Bust of Helen, 1816-17. Marble; on a circular marble socle. 24½ in (62.2 cm) high, overall. Estimate: £2,500,000-4,000,000. Offered in Old Masters Part I on 6 July 2023 at Christie’s in London

‘The Helen of Canova… is without exception, to my mind, the most perfectly beautiful of human conceptions, and far beyond my ideas of human execution’ — Lord Byron

‘The Helen of Canova… is without exception, to my mind, the most perfectly beautiful of human conceptions, and far beyond my ideas of human execution’ — Lord Byron

The statues were unearthed in 1561 on the site of the Temple of Castor and Pollux, which stood next to the Circus Flaminius. They were erected in Piazza del Campidoglio in 1583.
Etiketa: bajronicanovahelenaplisiskulpturatroje
Shkrimi Mëparshëm

579 vjet më parë ndodhi beteja e Torviollit, ndeshja e parë ushtarake e ushtrisë shqiptare nën udhëheqjen e Skenderbeut

Shkrimi Vijues

Fijet e folklorit dhe artizanati në skenën e Festivalit Folklorik Kombëtar

Shkrimi Vijues
Fijet e folklorit dhe artizanati në skenën e Festivalit Folklorik Kombëtar

Fijet e folklorit dhe artizanati në skenën e Festivalit Folklorik Kombëtar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

24 Janar, 2026
Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

24 Janar, 2026
Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

24 Janar, 2026
Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

23 Janar, 2026
Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

23 Janar, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist