• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Brenga e shqiptarëve. Turhan Pasha dhe takimi me presidentin Wilson në Konferencën e Paqes

Vinny nga Vinny
6 Janar, 2025
Në Kryesore, Kultura
0
Brenga e shqiptarëve. Turhan Pasha dhe takimi me presidentin Wilson në Konferencën e Paqes
0
NDARJET
38
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Edwin L. James

Nëpër korridoret e Konferencës së Paqes mund të shihet herë pas here një plak i dëshpëruar, tek ecën me shpatullat ulur, sikur t’i jenë përkulur nga një peshë e mbajtur për një kohë të gjatë. Dikur ai ishte bashkëpunëtor dhe mik i Carit dhe Perandorit. Në ato ditë, lakejtë përkuleshin dhe shtyheshin kur ai afrohej, dhe portat mbretërore hapeshin kanatë përr të. Ai përfaqëson vetëm një komb të vogël – një vend i vogël i zënë mes ambicieve të vendeve të mëdha, një ushtar shahu në lojën e madhe, një peshë e vogël në ekuilibrin e madh të fuqive. Prandaj askush nuk i kushton shumë vëmendje këtij burri.

Ky burrë plak është Turhan Pasha, dikur ambasador i Turqisë në atë që ishte dikur Shën Petërsburgu, atje ku ishte po aq i afërt me Car Nikollën, dhe më herët Ministër i Turqisë në Vienë, atje ku kishte shkuar pasi kish shërbyer në Madrid.

Tani është Kryeministër i Shqipërisë, dhe teksa ecën përpara derës së mbyllur të Konferencës së Paqes, Turhan Pasha mendon për shpresat që po shuhen të asaj copëze të Ballkanit, që ai mendonte se ishte një komb i vogël.

Teksa flet me gjuhë diplomatike, mund të lexosh në sytë e tij të mprehtë disa opinione të zjarrta të diplomacisë së re që ka ardhur në botë, dhe keqardhjen e tij për diplomacinë e vjetër e cila, pavarësisht gjithë defekteve të veta, e arrinte ndonjë farë rezultati. Eshtë ankesa e Shqipërisë, që nuk ka marrë asnjë rezultat nga Konferenca e Paqes.

Turhan Pasha më ftoi për drekë dy ditë më parë dhe unë shkova. Folëm e folëm. Në fjali të mirëmenduara, ai më shprehu vlerësimet e tij të larta për Amerikën; por këto komplimenta thjesht theksonin ankesat e tij për mënyrën se si ishte trajtuar Shqipëria. Ai dukej se ishte fort i pakënaqur me marrëveshjen e Presidentit Wilson, që në zgjidhjen e çështjes së Detit Adriatik, Italia duhej të kishte një mandat mbi Shqipërinë. Ai e bëri të qartë se nga gjithë vendet në botë, shqiptarët donin më pak italianët. Më tha se ata preferojnë një mandat amerikan, por nëse kjo nuk bëhej do të donin ndonjë tjetër, por jo atë italian.

Tani, propozimi i Wilsonit është hedhur në koshin e mbushur plot të konferencës. Tani duket se konferenca do të mbyllet pa e zgjidhur problemin e Adriatikut. Me shumë gjasë do u lihet Zyrave të Jashtme të fuqive të ndryshme, dhe ajo që dëshiron të dijë Turhan Pasha, është se çfarë do të ndodhë në ndërkohë me Shqipërinë. Trupat italiane dhe greke janë duke e pushtuar vendin në këto momente, dhe ai dëshiron të dijë nëse duan të qëndrojnë aty, dhe me çfarë kushtesh. Duket se është shumë i pakënaqur.

Shqiptarët janë shumë të brengosur për situatën. Ata shpresonin shumë që Amerika t’i mbronte, por ai besim është lëkundur. Ata nuk presin që ministria e jashtme e Francës të pengojë Italinë, nëse kjo e fundit do të dojë të dërgojë trupa në Shqipëri. Ata nuk kanë garanci as nga Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe.

Siç më shpjegon Turhan Pasha, Shqipëria ka nevojë për një fuqi të madhe që të luajë rolin e vëllait të madh, por ajo dëshiron që të ketë një zë në zgjedhjen e kësaj fuqie mbrojtëse. Duket se askush nuk konsultohet me Shqipërinë.

“Përse nuk e ngrini problemin në Lidhjen e Kombeve?”, e pyeta.

“Kisha harruar fare për të”, mu përgjigj ai.

NEW YORK TIMES, 9 Nëntor 1919 – (Në shqip nga bota.al)

Etiketa: konferencepashatakimiturhanwilson
Shkrimi Mëparshëm

“Rrëfimi më i besueshëm për Betejën e Kosovës është ai i kosovarëve”

Shkrimi Vijues

Kur Anton Çetta fliste për pajtimin e gjaqeve në New York Times

Shkrimi Vijues
Kur Anton Çetta fliste për pajtimin e gjaqeve në New York Times

Kur Anton Çetta fliste për pajtimin e gjaqeve në New York Times

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

24 Janar, 2026
Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

24 Janar, 2026
Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

24 Janar, 2026
Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

23 Janar, 2026
Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

23 Janar, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist