E enjte, 11 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Beteja e dytë e Kosovës nuk ishte tjetër pos një disfatë e pritur e Hunijadit

17 Tetor, 2023
Në Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Jusuf BUXHOVI

Edhe pse beteja e Kosovës e vitit 1389 për shumëçka mbetet e pasqaruar dhe pjesë e një miti historik të shekullit XIX , që u riaktivizua për qëllime politik të hegjemonizmit serb për t’ia krijuar platformën e paqenë historike shtetit serb të pranuar në kongresin e Berlin, megjithatë, ajo e vitit 1448 që ngjau midis forcave katolike të drejtuar nga Hunijadi dhe atyre osmane nga Mehemti II, nuk mund të thuhet se ishte historike e as vendimtare për fatin e Europës në luftë kundër Osmanëve.

Përkundrazi, po qe se shikohen raportet e forcave që prodhoi fushata ushtarake e Mehmetit të II në planin ushtarak në pjesën evropiane kur pas betejesë së Varnës (1444), me përjashtim të rezistencës së Skënderbeut në Shqipëri, i ishin hapur dyert për depërtime të reja në gjithë Ilirikun për të shkuar tutje kah veriu, përpjekjet e Huniadit për të organizuar ndonjë kryqëzatë të re të krishterë mbeteshin vetëm një orvatje strategjike e vendeve katolike të Europës që me anën e “betejave” të shkëputura të fitonin paksa kohë drejt gjetjes së një kundërpërgjigje (diplomatike ose politike) që mund t’u jipej osmanëve pasi që të kenë marrë bastionin e fundit të krishterimit, Konstandinopojën e rrethuar që pas pesë vitesh do të bjerë përfundimisht në duart e osmanëve.

Në këtë prizëm duhet parë edhe luftën që bënte Skënderbeu në Shqipëri, paçka se ajo, në planin ushtarak fitoi një dimension tjetër dhe, mbase do të mund të kthehej në një front të ri antiosman, po qe se për këtë do të ishin të interesuara vendet katolike të Europës, të cilat, siç do të shihet, në përputhje me interesat e tyre të ngushta (të Vendedikut në radhë të parë), në vend të luftës së përbashkët, duke shfrytëzuar kryengritjet e shkapërderdhura të feudalëve të Ilirkut, lidhnin aleanca të fshehura me osmanët.

Kjo sjellje kishte të bënte me përcaktimin e njohur në njërën anë të vasaliteteve të feudalëve të krishterë me osmanët dhe interesat e tyre që t’i ruanin pronat e tyre ose edhe t’i shtonin dhe, në tjetrën anë, të kishës ortodokse që osmanët t’i shikonte si aleatë në luftë kundër katolicizmit, strategji kjo që do të dalë në pah pas rënies së Kostandinopojës kur Kisha Ortodokse do të lidhë utoqefalinë e saj me Perandorinë Osmane, ku jo vetëm ruajti pozicionet e saj, por, si dihet, fitoi edhe privilegje në qeverisjen vendore nga Porta e Lartë duke marrë përsipër edhe mbrojtjen shpirtërore dhe kulturore të popullatës së krishterë (rajës). Në këto rrethana, veprimet e Huniadit për një aleancë të re kudnër osmanëve, duke llogaritur edhe faktorin Skënderbe dhe luftën e tij të suksesshme,ishin të dështuara, edhe pse një kohë të gjatë do të kremtohen si ngjarje historike që po “të mos ishte tradhtia e Brankoviqëve” edhe do të mund të arrihej!

Natyrisht se këto kundrime janë më shumë pjesë e opinioneve politike se sa fakte shkencore, ngaqë osmanët tashmë ia kishin dalë që të krishterët ortodoks të Ilirikut, me përjashtim të atyre që ishin të lidhur me luftën e Skënderbeut, t’i fusin në kuadër të sistemit të tyre perandorak, ndërsa me vendet e caktuara katolike (sidomos Venedikun) të lidhnin aleanca të caktuara, që kishin edhe bekimin e Papatit, për vetë faktin se vendet katolike ushtarakisht asokohe nuk ishin në gjendje t’u bënin ballë osmanëve.

Natyrisht, se historiografia shqiptare, të ashtuquajturën betejë e dytë e Kosovës, duhet ta rivlerësojë në përputhje me rrethanat e kohës, pra si përpjekje dëshpruese të Huniadit të joshur nga vendet katolike për interesat që u cekën më lartë dhe assesi prej saj të krijojë një mit të ri që do të rivalizonte me atë serb për betejën e vitit 1389. Sepse, e gjitha nuk ka qenë tjetër pos një veprim “pastrues” i forcave osmane kundër forcave të shkapërderdhura katolike në ikje e sipër nga humbjet, që pësuan sapo kaluan Danubin në drejtim të Moravës, e ku roli i despotit Gjurad (Gjorgj dhe Georgius) në shumë dokumente hungareze dhe ato katolike të kohës siç ishte edhe nga mbreti hungarez Sigismund quhej “Georgius Wlk Rascie Albanique dominus”, pra pa kurrëfarë predikati të “despotit serb” apo ngjashëm siç falsifikon historiografia serbe, ishte në përputhje me interesat e tij të lidhura me osmanët për të ruajtur pronat në “Vilajetin Vlk”, e ku përfshihej edhe një pjesë e mirë e Kosovës së sotme.

Etiketa: betejabuxhovijusufkosoveserbetradhetia
Shkrimi Mëparshëm

Mitsotakis kërkon betimin e Belerit si kusht për integrimin e Shqipërisë në BE

Shkrimi Vijues

Macron i dorëzon Ismail Kadaresë dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”

Të Ngjashme

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s
Kryesore

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Aktualitet

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
Macron i dorëzon Ismail Kadaresë dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”

Macron i dorëzon Ismail Kadaresë dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist