E martë, 28 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Bernd Fischer: Historia e Shqipërisë nuk mund të kuptohet, pa e njohur popullin

30 Shtator, 2023
Në Aktualitet, Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Bernd Fisher, një nga studiuesit më të njohur të historisë, zhvilloi në Tiranë një bashkëbisedim për librin e tij “Një histori e përmbledhur e Shqipërisë”.

Ai komentoi dhe zhvillimet në Kosovë duke u shprehur se duhet të ketë më shumë presion ndaj Serbisë për të njohur pavarësinë.

Historiani dhe studiuesi i njohur gjerman i historisë shqiptare, Bernd J. Fischer zhvilloi një bashkëbisedim me kolegë, historianë shqiptarë, dhe lexues mbi librin “Një histori e përmbledhur e Shqipërisë”, botuar një vit më parë me bashkautor studiuesin Oliver Jens Shmitt.

Libri, botimi i të cilit u kërkua nga Universitetit të Kembrixhit është historia e shtetit shqiptar, e ndarë në dy pjesë për të paraqitur historinë komplekse të Shqipërisë. Autori thotë se historia e shtetit shqiptar, nuk mund të tregohet pa kuptuar më parë historinë e popullit shqiptar.

“Pjesa e parë flet ndërlidhjet e tyre me romakët, bizantinët, otomoanët, venecianët dhe fuqitë e mëdha moderne dhe gjithashtu në marrëdhëniet e tyre me kombet e tjera ballkanike sllave, greke dhe rumune duke përfshirë çështjet komplekse të gjuhës dhe fesë.

Pjesa e dytë e librit është historia e shtetit shqiptar, natyrisht që fillon me pavarësinë dhe më pas përfshin tmerret e luftës së parë botërore, periudhën kritike të mesluftës nën sundimin e mbretit zog, luftën e dytë botërore, regjimin e Enver Hoxhës dhe rimëkëmbjen postkomuniste”, -tha Bernd Jurgen Fisher.

Autorët kanë ndarë në mënyrë objektive interpretimet nacionaliste dhe me anë të fakteve rrëzojnë teza abuzive që hedhin idenë e një shteti të sajuar.

Pjesë e bashkëbisedimit ishte gjithashtu Drejtori i Bibliotekës Kombëtare Pirro Misha i cili e komenton librin si një vlerë e shtuar e studimeve shqiptare.

“Është një libër që i jep shumë studimeve shqiptare dhe mendoj se është një kontribut shumë i rëndësishëm në historiografinë shqiptare. Sigurisht që do të hapë polemika dhe debate, por ky është qëllimi i një libri. Unë mendoj se është një libër që nxit mendime, sepse sfidon disa nga rrëfimet tradicionale të të ashtuquajturës historiografi zyrtare. Është një libër ku shumë faqe të historisë sonë janë paraqitur ndryshe nga tekstet shkollore”,-tha Pirro Misha.

Për situatën aktuale në Kosovë, historiani, Bernd J. Fischer theksoi se ndihet i keqardhur se duhet më shumë presion ndaj Serbisë për të rregulluar marrëdhëniet e tyre me Kosovën.

“Unë isha në Kosovë dhe bisedova me njerëzit në Prishtinë, dhe ka shumë pikëpamje të ndryshme se kush është përgjegjës, dua të them se kush qëndron pas ngjarjes. Mendoj se është një përshkallëzim serioz i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Unë sigurisht shpresoj qe rezultati të jete ndoshta pak më shumë presion për Serbinë për të rregulluar marrëdhëniet e tyre me Kosovën dhe më pas përfundimisht për ta njohur Kosovën si një shtet të pavarur. Nuk jam i sigurt se ky do të jetë rezultati, por ne me siguri shpresojmë dhe padyshim, si gjithë të tjerët, më vjen keq për humbjet e jetës dhe shpresoj që kjo të mos ndodhë më”, tha Bernd Jurgen Fisher.

Përpjekja e dy autorëve, Bernd J. Fischer dhe Oliver Jens Shmitt për të zbërthyer një sërë mitesh të rrëfimeve tradicionale, do të hapë debate dhe do të ketë reagime, por sigurisht që do të kontribuojë në mënyrën se si ne e shohim historinë tonë.

Etiketa: Bernd Fischerhistoriapopullishqiperise
Shkrimi Mëparshëm

Reportazhi i “The Financial Times”: Shqipëria, duke zbuluar qoshet më të qeta të këtij xhevahiri ballkanik

Shkrimi Vijues

Tryezë vlerësimi për studiuesin e gjuhës shqipe, Përparim Kabo: Petro Zheji i pakrahasueshëm

Të Ngjashme

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit
Aktualitet

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron
Aktualitet

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës
Kultura

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore
Aktualitet

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

27 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist