E diel, 26 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

Berisha ‘non grata’, pse pikërisht ai, pse pikërisht tani? Çfarë po i “shpëton” ende të tjerët?

20 Maj, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Pikepamje, Politika
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Elis Buba

Data 19 Maj do hyjë në histori si një datë, në të cilën një prej figurave më emblematike të demokracisë shkatarraqe të Shqipërisë, rezultoi një ndër shkelësit më flagrant të saj. Pikërisht kështu. Një personalitet si Sali Berisha, ai që shumë njerëz e njësojnë me vetë Partinë Demokratike, u shpall i padëshiruar nga DASH, për të hyrë në SHBA. Kjo është diçka e cila më së shumti është një dëm moral, se sa tjetër gjë. Për dikë me një të shkuar politike, si të Berishës, kjo është një njollosje historike, “me letra”. Pasi me “llogje Kavaje” e dinin të gjithë për nivelin e korrupsionit në rangjet e larta jo vetëm të PD-së, ose më saktë diçka kishin dëgjuar, pavarësisht se pasiviteti i këtij populli është për rekord “Guinness”.  Dhe përderisa e kanë marrë vesh gurët dhe drurët, nuk ka se si të mos shëtisë informacioni deri në DASH. Raportet e të cilit, edhe vet qeveria e shtetit tonë, i konsideron si njësi matëse të ecurisë së proceseve demokratike në vend. Kjo sa për të ilustruar nivelin e informacionit të lëvrirë prej dekadash.

Jemi shkrirë së qeshuri në mosbesim, teksa kemi dëgjuar retorika të llojit “Peshku i madh…” nga i nderuari Arvizu, por edhe nga aktorë-jo-faktorë në vend, si Av. Ngjela etj, që parashikojnë në formatin nostradamusian skenaret e një skandali denigrues dhe diskreditues të figurave me peshë historike në politikë. Nuk diskutohet që informacion i saktë ka shëtitur me bollëk nën rrogoz.

Supozohet që ky të jetë vetëm fillimi i një procesi. Ose të paktën kështu urohet. Sepse disniveli shoqëror, në vendin tonë, është i frikshëm. Po ashtu supozohet se do ketë edhe hapa të mëtejshëm, nga drejtësia shqiptare, në këtë valle të hequr nga amerikanët. Ndaj siç thotë edhe ajo shprehja lapidare e kreut të shtetit tonë: “S’keni parë gjë akoma”.

 

Pse pikërisht Berisha pse pikërisht tani? Çfarë po i “shpëton” ende të tjerët?

  

Sipas qëndrimit zyrtar të Departamentit të Shtetit mësojmë se, Sekretari i Shtetit ka në dispozicion “informacion të besueshëm lidhur me përfshirjen e Berishës në korrupsion të ndjeshëm dhe përpjekje për të ndërhyrë në proceset publike si dhe shpërdorim të fondeve publike në Shqipëri”.

Pse? Sepse Berisha, në retorikën e shumë PD-istëve dhe ish të tillëve, është personi i cili ka veton, në Partinë Demokratike të Shqipërisë. Pra thëne ndryshe, tashmë prej kohësh ajo është Partia Demokratike e Berishës. Ndaj, kësisoj vendi nuk ka një opozitë konsistente, pasi brenda opozitës “…Demokratike” nuk ka Demokraci. Çfarë i shpëton ende të tjerët nga diskreditimi dhe përballja me drejtësinë? Supozohet se asgjë tjetër veç ofiqeve të tyre. Pozitave të tyre në rangjet e shtetit dhe asgjë më shumë. Pra, nëse DASH, do të njolloste kësisoj edhe një President edhe një Kryeministër, edhe Ministra të ndryshëm edhe Kryetarin e Parlamentit edhe Kryetarin e Bashkisë, atëherë sigurisht që sovraniteti do të pikëpyetej pa masë dhe marrëdhëniet mes dy vendeve do shkundeshin ca. Jo për dëshirë të popullit, por për kapriço të politikanëve keqbërës, që nuk u skuqet fare faqa, që t’u përvishen ambasadorëve… për shembull…

 

Reflektimi i gjithë kësaj… në mendësinë popullore

 

E kuptoj dhe e jetoj përditë këtë frustrim lidhur me situaten e nderë politike dhe të drejtësisë së kapur në vend. Delegimi i përgjegjësisë tek një “popull dele” tregon karakterin shkarës të gjithësecilit që mendon kështu. Kur mungesa e alternativave ëshë ulëritëse, varfëria ulëritëse, kur kriminaliteti ka marrë revanin, kundrejt gjithçkaje të zhvatshme, çfarë mund të pritet?! Këtu në Shqipëri dhe faktorë dhe aktorë me pushtet të jashtezakonshëm politik dhe me mbështetje serioze ndërkombëtare, e që janë të prekur në vetën e parë nga diktatura e re, nuk mund të bëjnë asgjë, përveç një kallëzimi penal. Vetë presidenti i vendit është i prekur, kreu zyrtar i opozitës është i prekur, përfaqesuesit e mijëra bizneseve milionëshe, janë të prekur, por e shohin të pamundur ndryshimin. Atëherë lind nevoja e një ndërhyrhje serioze nga miq që, edhe pse e shëmtuar, ta thonë të vërtetën në sy. E kam artikuluar edhe më herët “ndryshimi ose vjen nga një shumicë bindëse e popullit, ose nuk vjen kurrë. Një njeri ose një grup njerëzish kanë nevojë për një mbështetje masive, që të mund të realizojnë një kthesë të vërtetë dhe të qëndrueshme”.

NE, (Shqiptarët) s’duhet kurrë të anashkalojmë vlerën e fjalës. “Non-grata” është vetëm një fjalë dhe në kontekstin e duhur ajo mund t’i paraprijë një orteku aktesh dhe veprash konkrete, që do mund të tjetërsojnë realitetin, në një masë të paparashikueshme.

Fjala mes dy njerëzve s’është vetëm mesazh, është kontrate me dhe për ndërveprim. Ndaj kur dëgjoj të rinj e të reja, por jo vetëm, që shprehen se vetëm fal kësaj politike plaçkitëse, po bëjnë gati valixhet për mërgim, patjetër më vjen shumë hidhur. Sepse Shqipërisë po i vihet vula e një vendi të pajetueshëm nga shqipëtarët e ndershëm dhe punëtorë. Pandëshkueshmëria e atyre që e sollën këtë rezultat duhet të marrë fund, nëse vërtet duam t’i japim shpresë për të ardhmend këtij vendi.

Nëse duam të luftojmë monizmin, në kuptimin e vërtetë të fjalës, me pluralizëm dhe demokraci, duhet pasur parasysh se instrumentet më të qënësishme të demokracisë janë vullneti i shumicës dhe veprimi i ligjit. Mënyrat e tjera çojnë po në centralizim të pushtetit dhe këtë e ka treguar dhe e tregon në vijim historia./usalvision

Shkrimi Mëparshëm

“Non grata” / Berisha bën bujë në mediat e ndërkombëtare

Shkrimi Vijues

20 Maj 1903, lindi Ernest Koliqi, atdhetari që hapi 200 shkolla shqipe në Kosovën e robëruar

Të Ngjashme

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”
Kultura

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

24 Tetor, 2025
Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar
Kultura

Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

24 Tetor, 2025
Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve
Kryesore

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

24 Tetor, 2025
Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit
Kultura

Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

24 Tetor, 2025
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit
Aktualitet

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë
Aktualitet

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

20 Maj 1903, lindi Ernest Koliqi, atdhetari që hapi 200 shkolla shqipe në Kosovën e robëruar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

24 Tetor, 2025
Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

24 Tetor, 2025
Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

24 Tetor, 2025
Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

24 Tetor, 2025
Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

24 Tetor, 2025
Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

24 Tetor, 2025
Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

24 Tetor, 2025
Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

24 Tetor, 2025
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist