Lideri historik i PD, Sali Berisha akuzon Edi Ramën si hajdut të tmerrshëm.
Në Çim Peka Live, Berisha tha se Fatos Nano, krahasuar me Edi Ramën, do të ndjehej hajdut xhepash.
Çim Peka: Kur shikoni Edi Ramën, në raport me vjedhjen, a mos i keni rënë më shumë se sa duhet Fatos Nanos?
Sali Berisha: Në raport me vjedhjen ai ndjehet hajdut xhepash, po ta krahasosh me Edi Ramën. Fatosi del hajdut xhepash. Edi Rama është i tmerrshëm.
Çim Peka: Me këtë logjikë edhe zoti Basha i cili është akuzuar nga biznesmenë se merr para, por nuk shpenzon, madje edhe njëherë të vetme që shpenzoi u kap…
Sali Berisha: Përsa i përket këtyre, ju keni të drejtë, por unë nuk diktoja reagimin e PD. Fillimisht jepja mendime, pastaj ndërpreva së dhëni asnjë mendim dhe përdorja mundësitë e mia. Nëse ju kujtohet, konferenca shtypi bëja, debate televizive dhe këto i ngrija, por kur i ngre një individ është tjetër dhe kur i ngre forca politike është krejtësisht tjetër.