• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Autoriteti i Dosjeve: Fati i themeluesve të shtetit shqiptar

Vinny nga Vinny
27 Nëntor, 2024
Në Kryesore, Kultura
0
Autoriteti i Dosjeve: Fati i themeluesve të shtetit shqiptar
0
NDARJET
17
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Autoriteti i Dosjeve ndau sot, në rrjetet sociale, të dhëna mbi fatin e themeluesve të shtetit shqiptar. Firmëtarët e Pavarësisë të cilët nënshkruan lirinë, përjetuan dhunën dhe persekutimin më të egër.

Edhe ata që kishin ndërruar jetë para vendosjes së regjimit, familjet dhe pasardhësit e tyre pësuan rëndë; disa u vranë, të tjerë u internuan, ndërsa një pjesë u zhdukën nga kujtesa historike për shkak të propagandës komuniste.

Fatet tragjike të disa firmëtarëve dhe pasardhësve të tyre:

Shefqet Daiu, delegat i Elbasanit dhe autor i Deklaratës së Pavarësisë, u burgos, torturua dhe u ekzekutua nga regjimi komunist në vitin 1946.

Lef Nosi, ruajtësi i Aktit të Pavarësisë, u pushkatua më 20 shkurt 1946.

Qazim Kokoshi, firmëtar i Vlorës, që i mbijetoi Gestapos, vdiq nga torturat në hetuesinë komuniste në vitin 1947.

Sami Vrioni, një tjetër firmëtar, u burgos dhe vdiq në burg në vitin 1947.

Bedri Pejani, arrestuar nga regjimi shqiptar dhe i dorëzuar serbëve, u pushkatua në vitin 1948.

Zini Abaz Kanina, i burgosur në vitin 1951, torturuar për një vit dhe dënuar me burg, vdiq menjëherë pas lirimit.

Aristidh Ruçi, arrestuar si tregtar i madh, u la në varfëri të skajshme pas lirimit nga burgu. Vdiq më 11 prill 1950, ndërsa shtypi i kohës e la vdekjen e tij në hije.

Ferit Bej Vokopola, i burgosur nga regjimi, përktheu Kur’anin dhe iu përkushtua punës intelektuale pas lirimit. Ai vdiq në vitin 1969, duke vuajtur nga përbuzja dhe mjediset represive të kohës.

Disa figura të tjera si Dervish Biçaku, Dhimitër Berati, Eqerem Bej Vlora, Mustafa Kruja, Mit’hat Frashëri dhe Rexhep Mitrovica u detyruan të emigronin për t’i shpëtuar persekutimit. Ata u shpallën “kriminelë lufte” nga regjimi, pavarësisht kontributit të tyre të jashtëzakonshëm në ndërtimin e shtetit shqiptar.

Siç paralajmërojnë studiuesit e totalitarizmave, regjimet shtypëse jo vetëm që shkatërrojnë jetët e individëve, por edhe synojnë të zhdukin kujtesën dhe kontributin e tyre. /atsh/

Etiketa: fatishqiptarshtetitthemeluesve
Shkrimi Mëparshëm

Dëshmitë e krimit: Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Shkrimi Vijues

Gazetari publikon kopjen e rrallë të Dokumentit të Pavarësisë

Shkrimi Vijues
Gazetari publikon kopjen e rrallë të Dokumentit të Pavarësisë

Gazetari publikon kopjen e rrallë të Dokumentit të Pavarësisë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Konstantinos N. Rados : Ali Pashë Tepelena imituesi i Pirros dhe arkitekti i heshtur i 1821-shit

Konstantinos N. Rados : Ali Pashë Tepelena imituesi i Pirros dhe arkitekti i heshtur i 1821-shit

17 Mars, 2026
Nicolas Vignier: Kur Historia e shekullit XVI i quante Shqiptarët “Epirotë dhe Maqedonas”

Nicolas Vignier: Kur Historia e shekullit XVI i quante Shqiptarët “Epirotë dhe Maqedonas”

17 Mars, 2026
Zona arkeologjike Bylis-Klos drejt një hapi të ri kulturor

Zona arkeologjike Bylis-Klos drejt një hapi të ri kulturor

17 Mars, 2026
Me   Paskalin …. për  Paskalin

“Dokumente Historike” e Lef Nosit, një arkivë e rrallë e viteve të para të shtetit shqiptar

“Dokumente Historike” e Lef Nosit, një arkivë e rrallë e viteve të para të shtetit shqiptar

17 Mars, 2026
Gjenocidi i heshtur: Spastrimi etnik i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit (1877–1878)

Gjenocidi i heshtur: Spastrimi etnik i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit (1877–1878)

17 Mars, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist