E enjte, 11 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

“Alo, Edi! A më ndihmon pak për manastirin e Deçanit?”

23 Shtator, 2024
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Sebastian Zonja

Kush po e merr me qira Shqipërinë për reformën e radhës në fe?

Publiku shqiptar mori vesh nga gazeta “New York Times” se ka një plan në vend për të krijuar një shtet të vockël autonom fetar në Tiranë, rreth gjysmë kilometri katror. Nuk e dimë nëse ka ndonjë kërkesë nga komuniteti bektashi në Shqipëri për këtë nismë, por kuptojmë se komuniteti dhe qytetarët janë të fundit që e marrin vesh.
Sa i përket ngjarjeve të këtilla tektonike në historinë tonë të vonë mund të rendisim dy:

  1. Në vitet ‘30 mbreti Zog mbylli financimet e huaja për komunitetet fetare.
    Duke parë që klerikët mund të instrumentalizoheshin kundër shtetit të porsakrijuar shqiptar, Ahmet Zogu ndërmerr politikën për të kontolluar financimet e tyre. Kjo solli mbylljen e shumë institucioneve fetare dhe ujiti pluralizmin dhe harmoninë fetare. Breshëria e sharjeve mbi Mirash Ivanajn, asokohe ministër Arsimi, ishte shumë e madhe. Mënyra se si e rregulloi këtë aspekt Mbretëria ishte shumë interesante dhe sot është nismë që meriton vëmendje të shtuar për t’u studiuar. Të gjitha shtetet perëndimore e dinë mirë se identitetet fetare janë të forta, ndaj nuk lejojnë financime nga jashtë që të mos prishin harmoninë e tyre sociale.
  2. Me kërkesë nga poshtë dhe zbatim nga sipër, diktatura e Enver Hoxhës solli mbylljen totale të kishave dhe xhamiave.
    Në Shqipëri, nën egjidën e modernitetit nisi shembja e objekteve të kultit. Në vendin tonë nuk u zhvillua debat mbi këtë çështje kaq të rëndësishme dhe të mprehtë, ndërkohë që në vendet e Bashkimit Sovjetik kishte dy qasje: të rekrutohen klerikët nga shërbimet sekrete dhe feja të vihet në funksion të ideologjisë së kohës, apo të mbyllen objektet e kultit sepse feja është opium për popullin? Ky debat, për përtaci mendore më shumë, në Shqipëri, u mbyll me arsyetimin e thjeshtë – Enveri donte të bëhej vetë Zot! Ikjet nga debatet e mprehta tashmë janë formë dominuese në debatin publik.

Sot vijmë në një periudhë tjetër kur debatit rrënjësor për çfarë po ngjet në vend i ikim duke bërë humor me veten dhe hallin që na ka zënë duke u shpallur botërisht shteti i parë që i përkasim një sekti, jo një feje, siç u shpallëm edhe shteti i parë ateist në botë. Le të shtrojmë disa aspekte për këtë çështje kaq të mprehtë:

  1. Antikushtetueshmëria
    Shqipëria është shtet unitar. Enklavizimi mbi parime etnike dhe fetare sjell probleme në rendin politik dhe kohezionin social. Nëse zbehim kohezionin social dhe rendi kushtetues vihet në funksion të qeverisë së radhës për të vënë në diskutim tërësinë dhe qenësinë e republikës si shumatore interesash të ndryshme që zgjidhen institucionalsht e ardhmja bëhet gjithnjë e më e zymtë. Çfarë do ta pengonte krijimin e modelit serb në Kosovë, ku disa deputetë që i përkasin një etnie apo feje të caktuar të kenë ulëse të dedikuara?
  2. Cënimi i harmonisë fetare
    Shqipëria është vend me shumicë myslimane që i përket shkollës Hanefi. Në shumicë, në gjithë arealin ballkanik, shqiptarët janë suni. Toleranca fetare qëndron mbi shpatullat e këtij komuniteti të madh. Janë ata që kanë pritur shigjetat e përçmimeve tash e sa dekada nga lloj e soj propagandash. Pse duhet që ta cënojmë harmoninë fetare duke e vaditur me projekte absurde?
  3. Pronat e komunitetit
    Një ndër argumentet që përdoret është se komuniteti ka prona. Në Shqipëri kemi mbërritur në një pikë ku qeveria dhe biznesi janë një. Nuk ka asnjë çarje mes tyre. Biznesi i madh në vetëvete është me natyrë monopoliste çka sjell që të mos ketë asnjë problem për të realizuar investimet e veta strategjike. Vit pas viti, me rënien e Gjykatës Kushtetuese dhe manovra të tjera ligjore, Edi Rama ka përqëndruar pushtet të pakufizuar në duart e veta. Unë nuk shoh asnjë pengesë që qeveria të shpallë investitorë strategjikë cilin dëshiron nëpër pronat e çdokujt. Argumenti i pronave vlen së brendshmi, ndërkohë që, realisht, qeveria s’ka asnjë pengesë në këtë mes.
  4. Rezervati
    Në Amerikë kemi zona të ndryshme ku taksat janë më të ulëta dhe aplikohen ligje të tjera fiskale. Për shembull, kazinotë e para në Las Vegas janë hapur nëpër zona të këtilla që kishin ligje të tjera prej faktit se aty banonin indigjenët. Këto zona u përdorën nga mafia për të ndërtuar infrastrukturën e tyre të kumarit dhe prostitucionit. Nuk ka asnjë pamundësi logjike që një zonë e tillë në mes të Tiranës do të mund të përdorej për të strukturuar oaze ekstraligjore për të strehuar persona dhe aktivitete gri.
  5. Bektashizmi në rrezik
    Në historinë e këtij sekti ka plot baballarë të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për vendin duke punuar për pavarësinë e Shqipërisë, që nuk pranuan pushtimin fashist dhe u vranë, po ashtu nuk pranuan as komunizmin dhe u vranë. Në publikun shqiptar ka një tezë të shtyrë përpara nga studiues si Natali Klejeri që bektashizmi është në asht të patriotizmit, çka mbetet për t’u debatuar, por pa ndonjë bazë të fortë si argument. Ngjan më shumë me një shashkë të hedhur për diskutim nga arkitektët e llojit të ri të harmonisë fetare. Ndërkohë, me gjithë këto kontribute në vend, sot, largimi nga ideali i disa bektashive të mëdhenj që u kujdesën me mish e shpirt për grigjën e tyre dhe patriotizmën, lë shenjë të keqe për këtë komunitet të mrekullueshëm dhe damkoset pa të drejtë vetëm për disa interesa lekësh të përkohëshme. Kjo vjen sepse ne nuk e bëjmë debatin nëse feja duhet të vendoset në prehrin e pushtetit apo të ndërtojë përfytyrimin e saj për realitetin?
  6. Enklavizimi dhe ekstraterritorialiteti
    Është e vështirë që të krijohet korpusi ligjor për një shtet brenda shtetit dhe të pranohet nga komuniteti ndërkombëtar. Ndërkohë, nuk është aq e vështirë për të gjetur hapësira ligjore për të krijuar ekstraterritorialitet për ndonjë komunitet fetar. Pikërisht ky rast do të shërbente si casus belli për Serbinë dhe interesat e saj në Kosovë. Një nga pikat e rëndësishme të marrëveshjes së Ohrit janë edhe manastiret serbe në Kosovë. Është punuar me kujdes nga serbët në këtë pikë. Historiani serb Dushan Batakoviç ka punuar edhe një hartë mbi të cilën mendohet se do të zhvillohet ofensiva serbe për të avancuar interesat e tyre në Kosovë.
    Një ndër fitoret e mëdha të Ukrainës në luftën e saj përballë Rusisë ishte pikërisht shkëputja e Kishës nga varësia ruse. U bë një punë mjaft e madhe e komunitetit perëndimor me Greqinë dhe Truqinë për të arritur këtë pikë. Në aspketin politik kjo u cilësua bombë atomike për Rusinë. Pse Edi Rama kërkon t’i jap një letër shtesë në dorë serbëve në Ballkan me këtë lëvizje që kërkon të ndërmarrë?
    Ortodoksia shqiptare është pjesë qendrore e indentitet tonë në Ballkan. Edhe nëse do të duam ta harrojmë dhe këtë trashëgimi të rrallë e plot vlera t’ja lëmë serbit dhe grekut, jehona e këtij identieteti të rëndësishëm kthehet shpesh dhe kërkon që të trajtohet me seriozitet. Ne kemi identitet të fortë brenda perandorisë Bizantine dhe kontributet tona historike nuk kemi pse t’ja falim kujt.
    Ekstraterritorialiteti që kërkon Edi Rama për një komunitet fetar është thikë pas shpine për Kosovën. Me siguri që Vuçiqi dhe Beogradi do ta mbajë si refren përballë Kosovës se si Shqipëria është më e avancuar se Kosova në këtë pikë saj Edi Ramës dhe largpamësisë së tij.
  7. Agjendat e huaja
    Nuk mund të mohohet edhe përdorimi i Shqipërisë si kopësht eksperimental për reforma të ndryshme. Tani e ka radhën feja. Kërkesa për të eksperimentuar se si duket një mysliman që pi raki, që mban kryq, që nuk shkon as në xhami është interesante në sytë e disave. Përdorimi i Shqipërisë si parcelë ku mbillen këto llojet e reja të harmonisë fetare do të na armiqësojë me shumë vende të botës, ndërkohë që disa vende të tjera do të na qeshin. Ndërtimi i përfytyrimeve të reja për botën dhe fenë kërkon diskutime të thella në nivel akademik nga teologët, hoxhallarët, historianët, antropologët, sociologët dhe filozofët. Pra, kërkon punë të madhe, universitet dhe sa e sa studime të hollësishme e debate të thella. Për të keqen tonë po japim me qira Shqipërinë për eksperimentin e radhës. Qiradhënës është Edi Rama, qiramarrësit janë reformuesit që u vret sytë Islami, ndërsa shqiptarët janë veçse të përkohëshëm në këtë vend.
Etiketa: bektashidecanitmanastiriramasebastianshtetizonja
Shkrimi Mëparshëm

Sot mbahet protesta e shqiptarëve në Preshevë: Të vazhdojmë luftën për të drejta

Shkrimi Vijues

Doktoresha amerikane që u vlerësua me medaljen e ‘Urdhrit të Skënderbeut’

Të Ngjashme

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s
Kryesore

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Aktualitet

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
Doktoresha amerikane që u vlerësua me medaljen e ‘Urdhrit të Skënderbeut’

Doktoresha amerikane që u vlerësua me medaljen e ‘Urdhrit të Skënderbeut’

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist