E martë, 11 Nëntor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Aleksandër Xhuvani, një jetë të tërë për gjuhën shqipe

11 Nëntor, 2025
Në Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Qe ndër studiuesit e parë të fjalëformimit, të morfologjisë e të sintaksës. Më 1956 hartoi, në bashkëpunim me Eqrem Çabejin dy trajtesat “Parashtesat”  dhe “Prapashtesat e gjuhës shqipe” më 1962. Më 1961 bëri një botim të dytë të “Fjalorit të gjuhës shqipe” të K. Kristoforidhit. Një ndihmesë të madhe ka dhënë leksikologjisë shqipe në shkrime e punime të ndryshme shkencore si “Kritikë mbi fjalorë të shqipes” 1934, “Çështja e fjalorit të gjuhës shqipe” më 1957

Aleksandër Xhuvani lindi më 14 mars 1880 në Elbasan. Ai është një nga figurat qendrore të gjuhësisë dhe të kombit shqiptar. Mjaft i apasionuar rreth çështjes së gjuhës shqipe tërë jetën e tij. Është një nga shkencëtarët më të mirë të gjuhës përkrah emrave të mëdhenj si Aleks Buda e Eqerem Çabej. Ai është shkencëtar, albanolog, gjuhëtar, metodist i teksteve në gjuhë shqip, të studimit të mësimdhënies së gjuhës shqipe në shkolla, pedagog, tekstolog, përshtatës, psikolog, ideolog etj. Në fushën e mësidhmënies ka kontribut të shquar, po aq sa në fushën e shkencës për të përmirësuar dhe identifikuar problematika thelbësore të gjuhës. Nga studiuesit konsiderohet si nga pedagogët më të shquar të shekullit të XX, si ‘’mësuesi i mësuesve’’ dhe e meriton plotësisht titullin ‘Mësues i Kombit’.

Ai ka qenë edhe drejtuesi kryesor i shkollës Normale të Elbasanit që ka qenë e famshme për kohën e tij, ndryshe ajo ka qenë nga shkollat më të forta profesionale në rangun kombëtar nga ku dilnin intelektualët e kohës. Aleksandër Xhuvani ka qenë një aktivist i flaktë, jo vetëm i gjuhës, por i çështjeve patriotike në lidhje me emancipimin e shoqërisë shqiptare deri në metodat e tij të përparuara të mësimdhënies dhe të ofrimit të një kuadri arsimor ku spikaste edhe metoda bashkëkohore.

Ai ka qenë një figurë qendrore me bashkëpunim me shumë figura patriotike të rilindjes kombëtare si me Lef Nosin, Mihal Turtullin, Filip Shirokën, Çajupin, Faik Konicës, Eqrem Çabejin, Luigj Gurakuqin etj. Pedagogjia, sipas tij, është shkencë dhe art i edukatës me rëndësi shumë të madhe shoqërore dhe kombëtare. Kontributi i studiuesit Aleksandër Xhuvani është i jashtëzakonshëm. Një jetë e tërë në veprimtarinë e gjuhës shqipe, në mbledhjen e veprave të studiuesve të tjerë që janë marrë me gjuhën shqipe, një metodist për përmirësimin sa më shumë të mësuesve në gjuhën shqipe. Në metodikat e tij ai ndërthuri gjithë profilet shkencore të kohës që shërbenin për mësimdhënien, që nga anët sociologjike e deri te ato filozifike, e sidomos një kontribut të madh në aspektin psikologjik në raportin e mësimdhënies midis mësuesit dhe nxënësit.

Nga kjo hidhesh fare lehtë në disiplinat të veçanta të fushës shkencore pedagogjike. Një kontribut të madh ai ka dhënë edhe në fushën e historisë së pedagogjisë botërore që nga krijimi i shkollave në Greqinë e antikitetit, që me shkollat e Miletit, Akademinë e Athinës e deri tek vitet e fashizmit dhe metodikat pas Luftës së Dytë Botërore, nga antikja deri te metodologjitë më të përparuara të Europës. Pedagogjikja e tij iu përshtat mjaft rrymave shkencore në Evropë dhe në Amerikë, duke përfshirë këtu veprën e Mojmanit, Ribosë, Klapareidit, Shternit, Xhemsit, si dhe psikologëve të kohës si Frojdit, Adlerit, Piazhesë etj. ai ishte një nga shtyllat kryesore të metodikës së gjuhës shqipe.

Jeta e tij u bë e pandashme nga pedagogjia dhe gjuha shqipe. Ai është një nga figurat më të rëndësishme të gjuhësisë, një panteon që çdokush do të përulej me respekt te cilido qytetar e sidomos nga mësuesit kudo ndodhen. Shkencën ai e dashuroi si pjesë të vetes dhe e kthehu atë në art. Artist që u dha me mish e me shpirt për ngritjen e profesionializmit shqiptar në gjuhësi.

Ishte po aq shumë i ndjeshëm kur vinte puna për çështjet gjinore ku mbwshteste ato në profeisonalizëm.

Karriera e personalitetit Aleksandër Xhuvanit është shumë e pasur sidomos në lëmin e gjuhësisë. Ai e nis karrierën si mësues dhe e përfundon si shkencëtar, publicist dhe metodist i gjuhës shqipe për përmirësimin e teksteve shkollore në Shqipëri. Në 1909 merr pjesë në Kongresin e Elbasanit dhe me hapjen e Normales së Elbasanit. Nga ky vit e deri në vitin 1929 ai është drejtues i Normales së Elbasanit. Më 1910 hap me Lef Nosit revistën “Tomorri”, redaktor i gazetës “Shkreptima”. Gazeta mbyllet në vitin 1911 është sekretar i shoqërisë “Vëllazëria”. Në vitin 1918 është iniciator i krijimit të shoqërisë kulturore-letrare “Qarku letrar i Elbasanit”. Në 1920 ishte kryetar i Kongresit Arsimor të Lushnjës. Drejtoi organin e Elbasanit “Kopshti letrar”; më pas botoi shumë studime mbi veprat e letërsisë së viteve ’30. Botoi artikullin e parë në revistën “Albania” të publicistit Faik Konicës.

Nga 1938 deri më 1940 anëtar i komisionit teknik në Ministrinë e Arsimit ku deri në vitin 1953 punon si shef i Seksionit të Gjuhësisë dhe e të Letërsisë të Institutit të Shkencave. Deri në vitin 1957 ishte anëtar i Presidiumit të këtij instituti. Ka qenë disa herë deputet i zgjedhur nga populli në kuvendin popullor që nga viti 1945.

Në vitin 1954 nën kujdesin e profesor Xhuvanit u realizua hartimi i “Fjalorit të Gjuhës Shqipe”. Më 1946 botoi biografi letrare, artikuj për vepra të autorëve arbëreshë si Rondinella, Gavril Dara i Riu. Dha ndihmesë për zhvillimin e arsimit (1946-1951), për organizimin e drejtimin e jetës shkencore si drejtues i seksionit të Gjuhës e të Letërsisë të Institutit të Studimeve të quajtur më vonë Instituti i Shkencave (janar 1947- shtator 1953). Punoi për njësimin e gjuhës letrare të folur e të shkruar, për një gjuhë letrare të përbashkët për gjithë popullin shqiptar. Drejtoi hartimin e udhëzuesve të njëpasnjëshëm drejtshkrimorë (1949-1956) Më 1956 botoi posaçërisht librin “Për pastërtinë e gjuhës shqipe”.

Qe ndër studiuesit e parë të fjalëformimit, të morfologjisë e të sintaksës. Më 1956 hartoi, në bashkëpunim me Eqrem Çabejin dy trajtesat “Parashtesat”  dhe “Prapashtesat e gjuhës shqipe” më 1962. Më 1961 bëri një botim të dytë të “Fjalorit të gjuhës shqipe” të K. Kristoforidhit. Një ndihmesë të madhe ka dhënë leksikologjisë shqipe në shkrime e punime të ndryshme shkencore si “Kritikë mbi fjalorë të shqipes” 1934, “Çështja e fjalorit të gjuhës shqipe” më 1957. Vepra më e rëndësishme dhe nga literaturat më të vlefshme në 6 vëllime e tij të cilat u botuan më 1980 në botime të Akademinë së Shkencave në Shqipëri. Emrin e tij tashmë e mban Universiteti i Elbasanit.

Ndërroi jetë më 22 nëntor 1961 dhe la një punë të jashtëzakonshme për brezat pasardhës. Ai është nderi i mësuesve dhe i gjuhës shqipe.(Konica.al)

11.08.1933
Etiketa: aleksander xhuvanigjuhejetesherbimshqipe
Shkrimi Mëparshëm

Christopher Hill dhe e vërteta e UÇK-së

Të Ngjashme

Christopher Hill dhe e vërteta e UÇK-së
Pikepamje

Christopher Hill dhe e vërteta e UÇK-së

11 Nëntor, 2025
Manastiri i Shën Kollit do të restaurohet nga të huaj dhe shqiptarë!
Aktualitet

Manastiri i Shën Kollit do të restaurohet nga të huaj dhe shqiptarë!

11 Nëntor, 2025
Heroina e Popullit Shote Galica, luftëtarja e paepur e qëndresës antiserbe
Kultura

Heroina e Popullit Shote Galica, luftëtarja e paepur e qëndresës antiserbe

11 Nëntor, 2025
Mitrovica e qetë, Isa Boletini dhe provokimet ruse e serbe në fillimin e shekullit XX
Kultura

Mitrovica e qetë, Isa Boletini dhe provokimet ruse e serbe në fillimin e shekullit XX

10 Nëntor, 2025
Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat
Kultura

Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat

10 Nëntor, 2025
Kulti i Shën Joan Vladimirit në Shqipëri/ Legjenda dhe besimi, nga mesjeta e deri më sot
Kultura

Kulti i Shën Joan Vladimirit në Shqipëri/ Legjenda dhe besimi, nga mesjeta e deri më sot

10 Nëntor, 2025

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Aleksandër Xhuvani, një jetë të tërë për gjuhën shqipe

Aleksandër Xhuvani, një jetë të tërë për gjuhën shqipe

11 Nëntor, 2025
Christopher Hill dhe e vërteta e UÇK-së

Christopher Hill dhe e vërteta e UÇK-së

11 Nëntor, 2025
Manastiri i Shën Kollit do të restaurohet nga të huaj dhe shqiptarë!

Manastiri i Shën Kollit do të restaurohet nga të huaj dhe shqiptarë!

11 Nëntor, 2025
Heroina e Popullit Shote Galica, luftëtarja e paepur e qëndresës antiserbe

Heroina e Popullit Shote Galica, luftëtarja e paepur e qëndresës antiserbe

11 Nëntor, 2025
Aleksandër Xhuvani, një jetë të tërë për gjuhën shqipe

Aleksandër Xhuvani, një jetë të tërë për gjuhën shqipe

11 Nëntor, 2025
Christopher Hill dhe e vërteta e UÇK-së

Christopher Hill dhe e vërteta e UÇK-së

11 Nëntor, 2025
Manastiri i Shën Kollit do të restaurohet nga të huaj dhe shqiptarë!

Manastiri i Shën Kollit do të restaurohet nga të huaj dhe shqiptarë!

11 Nëntor, 2025
Heroina e Popullit Shote Galica, luftëtarja e paepur e qëndresës antiserbe

Heroina e Popullit Shote Galica, luftëtarja e paepur e qëndresës antiserbe

11 Nëntor, 2025
Mitrovica e qetë, Isa Boletini dhe provokimet ruse e serbe në fillimin e shekullit XX

Mitrovica e qetë, Isa Boletini dhe provokimet ruse e serbe në fillimin e shekullit XX

10 Nëntor, 2025
Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat

Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat

10 Nëntor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist