E hënë, 8 Korrik, 2024
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Album i rrallë me veshje kombëtare – Ndër të paktat mundësi që kishin të huajt për të njohur kulturën e vjetër shqiptare, gjatë diktaturës

Ky album i bukur i vitit 1959 është një kopje në anglisht por ka ekzistuar edhe në shqip, gjermanisht, frëngjisht, rusisht, italisht dhe madje edhe në botime kineze. Albumi shërbeu si dhuratë e kulturës shqiptare për shumë politikanë, ambasadorë etj. Prandaj është e vështirë të gjesh një kopje në Shqipëri (edhe pse dy kopje në gjendje të keqe, një në rusisht dhe një në gjuhën kineze u shfaqën në një dyqan antikash në Tiranë pak kohë më parë), por jashtë Shqipërisë disa kopje shfaqen në librari antikash në mbarë botën… edhe në gjuhën shqipe.

Edhe pse disa ilustrime kanë të bëjnë me punime prej metali dhe druri, shtëpi dhe gjëra të tjera të artit popullor, pjesa më e madhe e pikturave “përgjithësisht ne akuarel”, janë me kostume popullore. Albumi i paraqitur ka përgjithësisht këtë orientim.

Piktori i ilustrimeve është Dhimiter Mborja dhe disa nga pikturat i gjejmë edhe në librin “Shqipëria, mozaiku i veshjes” publukuar më herët, në të cilin shfaqen të njëjtat figura, por të pikturuara me materiale të ndryshme.

Lidhja e faqeve është me dy shirita, të shtrënguar mirë. Një album i ngjashëm u botua edhe për tekstile.

Përgatiti Elis Buba/usalbanianmediagroup