Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe te busti i ish-sekretares së Shtetit, Madeleine Albright.
Ish-sekretarja amerikane e shtetit Madeleine Albright, në moshën 84 vjeçare më 23 mars ndërroi jetë, raporton arbresh.info.
Albbright i është gjendur popullit të Kosovës në momentet më të vështira, dhe në nderim të jetës dhe veprës së saj disa qytetarë kanë filluar të dërgojnë lule tek busti i saj që gjendet në Prishtinë.