• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Bota

Albin Kurti bën një përmbledhje të takimeve që pati në ShBA

Vinny nga Vinny
23 Maj, 2022
Në Bota, Kryesore, Politika
0
0
NDARJET
17
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook thekson vizita në ShBA ishte mjaft e frytshme.

“Vizitën time mjaft të frytshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përmbylla në New York, pas tri ditë takimesh të ndryshme në Massachusetss, Connecticut, Rhode Island”, thekson Kurti.

Postimi i tij i plotë:

Vizitën time mjaft të frytshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përmbylla në New York, pas tri ditë takimesh të ndryshme në Massachusetss, Connecticut, Rhode Island.

Pata nderin të jem mysafir në World Affairs Forum, organizatë kjo me seli në Stamford të Connecticut, e cila nga viti 1946 organizon debate publike me liderë, diplomatë, ekonomistë, nobelistë etj., për tema globale në të cilat kanë rol të rëndësishëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fola për të arriturat e qeverisë sonë dhe për dy qëllimet kryesore të vizitës sime në shtetin mik dhe aleatin tonë më të rëndësishëm: nxitjen e interesimit për investime në Kosovë dhe avancimin e bashkëpunimit me qeverinë amerikane në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Nga aty u bëra ftesë biznesmenëve amerikanë, ashtu si edhe atyre shqiptaro-amerikanë, që të investojnë në Kosovë për ndërmarrje fitimprurëse për ta dhe për zhvillim edhe më të hovshëm socio-ekonomik për Republikën e Kosovës.
Në Massachusetss pata kënaqësinë të pritesha në takim nga guvernatori i këtij shteti, Charles Baker. Biseduam rreth mundësive për investime dhe për angazhimin e thellimin e bashkëpunimit me komunitetin shqiptaro-amerikan në Massachusetts.

Me ftesë të profesorit Michael Kennedy dhe Institutit Watson mbajta një ligjëratë e pastaj një bashkëbisedim të hapur me studentët dhe profesorët e Universitetit Brown, në Rhode Island, për aktivizmin, demokracinë dhe pushtimin ilegal të Ukrainës nga Rusia. Theksova se tani është më e rëndësishme se kurrë që demokracitë e botës dhe qytetarët e tyre të qëndrojnë të bashkuar.

Së bashku me ministrin e Shëndetësisë, dr. Rifat Latifin patëm një takim produktiv me drejtuesit e New York Medical College. Diskutuam për mënyrat sesi qeveria jonë dhe universiteti mund të bashkëpunojnë për të sjellë përmirësimet e nevojshme në institucionet shëndetësore të Kosovës.

Në Boston bëra nderime te varret e dy shkrimtarëve, burrështetasve dhe veprimtarëve shqiptarë, të cilët shënuan shekullin XX, Fan Noli dhe Faik Konica. Më pas bashkë me At Theofan Kaja u takova me mërgatën tonë në Katedralen historike Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit, ku Noli mbajti meshën e parë në shqip, më 23 mars 1908. Vizitë i bëra edhe Bibliotekës Memoriale të Nolit. Arkivistja Neka Doko na prezantoi veprat dhe trashëgiminë noliane, shumë të çmuar për popullin e historinë tonë.

Në Yonkers të New Yorkut u ndala për nderime të varret e tre vëllezërve Bytyqi. Sakrifica, patriotizmi dhe humanizmi i tyre është vlerë kombëtare mbi të cilën ndërtohet Republika e Kosovës, si shtet i pavarur dhe mbi të cilën përparon i mbarë kombi shqiptar. Nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari që urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e Agronit, Mehmetit e Yllit, sikurse të të gjithë të vrarëve të tjerë nga shteti serb, të zbulohen dhe të dalin para drejtësisë.

Në 110-vjetorin e themelimit të Pan Federatës Shqiptare “Vatra”, takova në New York anëtarësinë e shoqatës më të vjetër shqiptare në ShBA. “Vatra” ka luajtur rol të rëndësishëm në luftën e shqiptarëve për liri dhe vetëvendosje. U kërkova që ta vazhdojnë misionin duke u angazhuar për afirmimin ndërkombëtar të Kosovës.

Në vizitën që i bëra shkollës shqipe “Alba Life”, që vepron në të gjitha lagjet e New Yorkut, e theksova rëndësinë e mësimit të gjuhës shqipe për integrim pa asimilim. Vlerësova përkushtimin dhe përpjekjet e mërgatës për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare ndër breza dhe edukimin e gjeneratave të reja.

Në kuadër të iniciativës së qeverisë sonë për Dialogun me Mërgatën, në Bronx dhe Staten Island, takova mërgimtarët tanë që jetojnë në këto pjesë të New Yorkut. Së bashku diskutuam sukseset e shumta të vitit tonë të parë në detyrë dhe strategjinë për përfshirjen e mërgatës si kontribuese thelbësore në progresin e mëtejmë të Kosovës.

Për rëndësinë e diplomacisë kulturore dhe ndërlidhjen e artistëve të Kosovës me artistët e mërgatës tonë bisedova me artistë të fushave të ndryshme, të cilët i takova në New York, në një pritje të organizuar nga fotografi ynë i mirënjohur, Fadil Berisha.

Etiketa: frytshmekurtishbavizite
Shkrimi Mëparshëm

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO me ndikim edhe në Ballkan

Shkrimi Vijues

Berisha në krye të PD, Xhaferaj: U kthye nga pensioni politik për të futur opozitën në pension politik

Shkrimi Vijues

Berisha në krye të PD, Xhaferaj: U kthye nga pensioni politik për të futur opozitën në pension politik

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

24 Janar, 2026
Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

24 Janar, 2026
Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

24 Janar, 2026
Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

23 Janar, 2026
Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

23 Janar, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist