E martë, 28 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Akili, gjurmë mitologjike dhe historike

25 Maj, 2023
Në Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Mathieu Aref

Emri Eperios, Epeiros, shpjegohet nga shqipja: Epëri do të thotë “diçka që është sipër, lart, përtej” (Greqisë). Homeri njihte vetëm emrin Thesproti, emër që zëvëndësoi atë të Pellazgjisë (Heredoti II 56). Në të vërtetë sipas disa autorëve të lashtë, Epiri bashkë me Pelasgiotidën ishte Argosi pellazg i Homerit (Thesalia) dhe Arkadia, një nga zotërimet më të rëndësishëme të pellazgëve. Pikërisht në Dodonë të Thesprotisë, këta të fundit zotëronin vendin e shenjtë dhe të famshëm të tyre kushtuar “Zeusit dodonas dhe pellazg”. Ja lutja që Akili i drejton Zeusit (Iliada XVI, 236 – 237):

“Zeus mbret dodonas, perëndi e kaherëshme, Pellazge që mbretëron në Dodonë, në këtë vënd të ashpër të Sellëve, profetët e tu me këmbë të palara kurrë, të cilët flejnë përdhe! Ti nuk ke refuzuar të mi përmbushësh dëshirat e mia dhe ti dërrmosh Akenët për të më nderuar”.

Ky paragraf, një nga më të rëndësishmit dhe më të qartët e poemave homerike (paragraf i kaluar pa u vënë re, apo në heshtje nga pjesa e madhe e autorëve) është dyfish domethënës. Para së gjithash Homeri vetvetiu e njihte zanafillën pellazge të Akilit, të cilin Zeusi perëndi e Pellazgëve e mbron kundër Akenëve. Pastaj Homeri shpreh qartë zanafillën Pellazge të fesë, e cila me disa përjashtime do të behet e grekëve. Edhe emri i vetë Akilit shpjegohet falë shqipes së sotme. Shpjegimi i emrit epiriot të Akilit shpjegohet me fjalën Aspeitos , fjalë që rrjedh nga rrënja A’shpeit që do të thotë i shpejti në gjuhën e Pellazgëve dhe kësisoj në gjuhën shqipe. Grekët e shpjegojnë emrin e tijë me i papërshkrueshmi i madh (cf Plutarku Pyrrhos I, 3 – Aristoteli fr 566 R) . Ky interpretim grek nuk përkon aspak me epitetet e përdorura nga Homeri për të cilësuar Akilin. E njëjta gjë është edhe për një emër tjetër grek të Akilit Akileus ka kuptimin si pa buzë në greqisht. Ky emër shpjegohet gjithashtu në shqip Aq i lehtë. Sido që të rrotullohet problemi, gjuha shqipe është e pagabueshme.

Gjithashtu falë gjuhës shqipe shpjegohet edhe emri Uliksi (Odhisseus) që do të thotë udhëtari në gjuhën shqipe (Udhësi) . Si rrjedhojë emrat e dy heronjve më të shquar të poemave homerike, Akili për Iliadën dhe Uliksi për Odisenë, shpjegohen falë gjuhës shqipe.

Në dy poemat e Homerit (Iliada dhe Odisea) kam zbuluar 58 citime përsa i takon Akilit, ndër të cilat 18 kanë lidhje me nocionin e shpejtësisë (Akil i shpejti , Akili me këmbë të lehta, të palodhura apo të shkathëta), nocioni i hyjnorit gjithsej 11 herë, pastaj 25 përsa i përket fisit të tij (Easidi, Peleidi, bir i Peleut) dhe më në fund 4 citime për epitete të tjera të ndryshme. Është e qartë se Easidi është jo vetëm i shpejtë por edhe hyjnor. Kjo vërteton krejt zanafillën e tij pellazge: emri i tij, feja e tij dhe vendi në hierarkinë e hyjnore ( bir i perëndeshës Tetis, emri i së cilës, gjithashtu emër pellazg do të thotë det, oqean). Megjithatë ja ç’farë na thotë Plutarku (jeta e Pirros 1/3):

“Prej aty [vendi i shenjtë i Dodonës në viset e Molosëve, mbretëria e birit të tij Neoptoleme] Akili u prit me ndere hyjnore në Epir , ku ai quhej në gjuhën e vendit, Aspetos”.

Plutarku e dinte mirë se banorët e vendit të Molosëve apo të Thersprotëve apo kësisoj banorë të Dodonës flisnin një gjuhë ndryshe nga greqishtja, flisnin gjuhën e vendit na thotë ai.

Marrë nga libri MIKENËT=PELLAZGËT, Greqia ose zgjidhja e një enigme i autorit Mathieu Aref

Achille a Sciro, Museo archeologico nazionale di Napoli, (inv. nr. 9110). Da Pompei, Casa dei Dioscuri. Ulisse riconosce Achille, travestito da donna, tra le figlie del re Licomede a Sciro.
English: Achilles between Diomedes and Odysseus at Scyros.
Etiketa: akiligjurmehistorikemitologjike
Shkrimi Mëparshëm

Pellazgët sipas Vincenzo Dorsës

Shkrimi Vijues

Shpallet konkursi për hartimin e Master Planit për Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz

Të Ngjashme

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit
Aktualitet

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron
Aktualitet

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës
Kultura

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore
Aktualitet

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

27 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist