
Sami Frashëri në Enciklopedinë e tij historike dhe gjeografike (Camus-ul Alam) shkruante: “Si vdiq Skënderbeu, e gjithë Shqipëria u pushtua nga osmanët dhe në atë kohë u shpënrngulën disa qindra mijë shqiptarë. Ata zunë nga ana e Kalabrisë dhe Siçilisë dhe disa të tjerë u shpërndanë nga Venediku, Gjenova, Marseja deri në Spanjë. Vetëm ata që u shpërngulën në Kalabri u vendosën në krahina e katunde më vete dhe mundën të mbronin gjuhën, kombësinë e besimin e tyre, të cilat edhe sot i ruajnë. Sipas autorit i cili ka shkruajtur historinë më të vjetër së vendosjes së shqiptarëve në në Itali, Anxhelo Mashi, na thotë se në fund të shekullit XV në Kalabrinë e Përtejme ishin këto koloni shqiptare: Amatoja, Andali, Arjeta, Kazalnuvoja, Vena, Zangaroneja dhe në Kalabrinë e Këtejme: Akuaformoza, Kastrorexhioja, Çivita, Ejanina, Falkonarja, Firmoja, Frashinetoja, Lungroja, Makia, Marri, Plataçi, San Bazileja, San Benedeto, Ulanoja, San Kozmo, Albaneze, San Demetro Koroneja, San Xhorxho Albaneze, Santa Sofia d’Epiro, Vakarico Albaneze, San Kostantino Albaneze, San Paolo Albaneze, Vila Badesa, Piana deli Albanezi, Kontesa Entelina, Palaco Adrianoja, Mexojusoja. Në vitin 1532 shqiptarët nga qyteti mi Korones në Peloponez e lanë vendin e tyre, sepse ishin të sigurtë se, po të qëndronin aty, i priste egërsia dhe terrori turk.
Ata erdhën në bregdetin Adriatik dhe u vendosën pjesërisht në ishullin Lipari, ndërsa të tjerët themeluan kolonitë; Barilen, Maskiten, Sen Konstantion në Kazalnuovon në Basilikatë, Farnetën, në Kalabrinë e pëkëtejme. Në vitin 1680 shqiptarë të tjerë zbarkuan në Itali dhe themeluan kolonitë Ururin, Portokanonen, Kampo Marinon, Monteçifonen në krahinën e Kampo Basos, Kieutin dhe Kastel Vekion në provincën e Foxhies. Shqiptarë nga Himara fshati Piqeras erdhën në vitin 1744 dhe themeluan 79 fshatra shqiptare. Nga këto 25 ushtronin ritin ortodoks, ndërsa 54 atë katolik. Në vitin 1806 numri i popullsisë shqiptare në Itali ishte 110.955 mijë, ndërsa në vitin 1846 shkoi në 168.802 mijë dhe në vitin 1866 shkoi në 196.768 mijë dhe nga fundi i shekullit XIX reth 200 mijë. Sipas Sami Frashërit në enciklopedinë e tij (viti 1896 thotë se në Kalabri ishin 150.000 frymë). Deri në vitin 1980 thuhej se ishin rreth 300.000 mijë shqiptarë.
Shqiptarë në Itali ka pasur edhe përpara pushtimit turk, në vitet 1396 ata ishin me shumicë të vendosur në Venedik dhe krahinën e Lombardisë. Falë marrëdhënieve të mira të Skënderbeut me mbretin e Napolit, Alfonsin e Aragonës. Në betejat ndërmjet francezëve dhe mbretit të Napolit, një nga ushtarakët e Skënderbeut Dhimitër Rëra së bashku më të dy djemtë, Gjergjin dhe Vasili që luftuan në krah të ushtrisë së Alfonsit u shpërblyen me toka në Rexhio Kalabros, ndërsa dy djemtë e tij kaluan në provincën e Katanxaros. Më vonë Dhimitër Rëra u vendosë së bashku me djemtë e tij në Siçili për ta mbrojtur këtë krahinë nga ndonjë sulm francez.
Por emigrimi më i madh i shqiptarëve në Itali qe ai pas vdekjes së Skënderbeut dhe pas rënies së Shqipërisë në duart e turqëve shkruan Shuflai. E quante këtë rrjedhje lumi drejt Puljas dhe në Kalabri. Ata ikën nga Shqipëria se mendonin se do të bëheshin shklevër të pushtuesit dhe nuk e dinin se nuk do të ktheheshin mënë atdhe dhe do të humbisnin kombësinë e tyre. Mendimi se do të ktheheshin edhe njëherë në atdhe i brente ata. Pritja e shqiptarëve nga mbreti Ferdinandi i dytë dhe favoret që u paskërkan bërë kontët e asaj kohe në Kalabri është një dilemë të madhe, këtë e dëshmojnë dokumentet edhe dokumentat e kohës. Por për faktin se pasha politike e Skënderbeut në Evropë, megjithëse ai kishte vdekur, qe shumë e madhe në atë kohë, dhe Ferdinandi II, mbreti i Napolit nuk mund të qënronte fare mosmirënjohës ndaj ndihmës së shqiptarëve të udhëhequr prej Skënderbeut, për të vendosur mbi fronin e lëkundur dhe të tronditur birin e Alfonsit. Ka fakte se në shumë krahina të Jugut të Italisë emigrantët shqiptarë nuk trajtoheshin të gjithë njësoj.
Në shumë raste atyre u njihej e drejta për të udhëtuar të hipur në kalë me shalë e të armatosur dhe të tillë hynin në oborrin e mbretit. Në vënde të tjera atyre u janë bërë favore për t’i çliruar nga taksat dhe çdo detyrim tjetër. Në një dokument të shekullit të XVII me titull “Kalabria dhe kalabrezët” lexojmë për vuajtjet e vendasve nga egërsia e baronëve “Angarive, detyrimeve dhe dëmëve që u shkaktohen nga luftërat këtyre të varfërve dhe egërsia shtypëse e baronëve. Kalabria është copëtuar shumë se, nga një pronë feudale kanë lindur njëqind të tilla. Çdo gjë që prodhohet nga toka rrëmbehet prej baronëve. Shumë njerëz janë kthyer në lupës dhe janë dëshpëruar aq shumë sa janë të gatshëm të lenë krishtërimin dhe të kthehen në muslimanë, të bëhen vasalë të sulltanit ose të ikin, të braktisin shtëpitë për të gjetur fudalë më pak të lig. A do të kenë bërë përjashtim shqiptarët e emigruar përjashtim nga ky rregull mjerimi? Krahas mjerimit që pllakosi në krahinat e Italisë, një dekret mbretëror i 8 prillit 1532, Karli urdhëronte që shqiptarët të mos vendoseshin bashkë në një krahinë të vetme, por të shpërndaheshin në vende të ndryshme të Italisë së Jugut. Prandaj siç thotë De Rada, qeveria që dyshonte tek ata (te shqiptarët), nuk i lejoi të qëndronin bashkë por i shpërndau. Ajo i trajtonte ata si njerëz të egër dhe injorantë, sepse kishin doke e tradita të tjera, qëndronin të veçuar dhe, nga ana tjetër qeveritarët për qëllime përçarëse bënin çmos që t’i armiqësonin me vendasit.
Frika nga një zbarkim turk e bënte mbretin e Napolit shumë skeptik për t’i ndihmuar shqiptarët. Fshatrat ku u vedosën shqiptarët ishtin të parat e populluara nga ata dhe tokat ku u vendosën ata ishin shumë të varfra dhe jo pjellore. Shqiptarët treguan se dashurinë për punën dhe tendencën e progresit e kishin po aq të zhvilluar sa edhe vendasit. Tajani mendon se shqiptarët u vendosën më shumë në tokat e kishës se atje mendonin se do të ishin më mirë, se sa në ato të baronëve dhe feudalëve të tjerë laikë më të vegjël. “kolonët shqiptarë nuk janë aspak servilë, bile ata kanë një shprit lirie” thotë Tajani. Një studiues tjetër oficeri francez Dyre dë Traveri, në një letër që ai i shkruante më 12 qershor 1808, thoshte për shqiptarët e Italisë: “Këta të emigruar kanë ruajtur gjuhën e tyre, ushtrimin e lirë të fesë së tyre, zakonet e tyre, pasuria dhe elegancae të cilave bëjnë një efekt çuditërisht tëhishëm. Janë punëtorë, mikpritës, bashkëpunimi i ngushtë dhe qetësia që mbretërojnë midis tyre duhet të jetë shërbenin si model për vendin që u ka dhënë strehë”. Po ashtu edhe një tjetër officer francez Remi d’Ortrosh shkruante po për këta shqiptarë nga Kalabria në vitin 1807. “Megjithëse të emigruar në mes të një popullsie të huaj, ata vazhdojnë t’i ruajnë me këmbëngulje zakonet e tyre, kultin dhe gjuhën e tyre dhe janë të lidhur ngushtë me njëri tjetrin. Me një fjalë pavarësisht nga gjithçka, ata mbetën shqiptarë”. Edhe italiani Nikola Leoni (1883-1892, shprehehej kështu për shqiptarët e Italisë; “Shqiptarët janë njerëz me një qëndrim të ashër, pikërisht si ai i vendit prej nga kanë ikur. Me zjarrin në fytyrën e tyre, nga qepallat u del një nxehtësi, e pandarë nga një melankoni e ëmbël, që janë shenja të qarta të kujtimeve të një madhështie të humbur. Pak ose aspak të ngjashëm me popujt e tokës mikpritëse, tregojnë mënçuri dhe zakone krejt të ndryshme, një gjuhë të lindjes dhe origjinale, krenarë nga shpirti, të patronditur nga ngjarjet e fatit…”.
Kastriot Kotoni