• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

A thua na shpëton kthimi i dënimit me vdekje?

Vinny nga Vinny
18 Nëntor, 2021
Në Aktualitet, Kronike, Kryesore, Pikepamje
0
0
NDARJET
29
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

NGA ALIDA CENAJ

Dje Klodian Çalamani vrau një fëmijë 8 vjeç dhe e varrosi në oborrin e barakës-shtëpi ku jetonte. Horrori i radhës ndodhi dhe askush nuk mund të betohet e as të argumentojë se kjo nuk ishte një vrasje e paralajmëruar që në vitin 2009  kur, i njëjti njeri, rrëmbeu dhe dhunoi një 16-vjeçare.

Vajza në fjalë arriti të shpëtonte veten, i shpëtoi dhunuesit, dhe për këtë Klodiani bëri më pak se 4 vjet burg (!!!) Një kandidat për vrasës u kthye në komunitet sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Pas kësaj, Klodiani dhe banorët e fshatit Grecalli në Fier, kanë bashkëjetuar. I pari në mjerimin dhe problemet e veta mendore/ekonomike etj, të dytët në vigjilencë të përditshme për të ruajtur fëmijët dhe veten prej fqinjit të tyre. Deri dje, kur një vogëlush 8-vjeçar nuk ia doli të mbrohej!

Ky është problemi!

Secili nga ne mund të ketë një Klodian në lagjen, pallatin, qytetin, fshatin e tij. I identifikuar si kriminel i mundshëm ose jo.  Imagjinoni për një moment sikur fqinji juaj i ri të jetë një pedofil, rrëmbyes fëmijësh, psikopat, përdhunues – që ka kryer dënimin dhe rikthehet të jetojë i lirë. Çfarë do të bëni? Do të ankoheni në polici? Do të luteni që dikush ta largojë nga komuniteti juaj? Do të luteni ta çojnë për kurim në psikiatri? Çfarë…?

Nuk bëni dot asgjë përveçse të vini në punë mekanizmat personal të vetëmbrojtjes dhe të luteni. Sepse mekanizmat e tjerë institucionalë nuk funksionojnë në këtë vend. Nga rajoni i policisë do të të përcjellin; gjykatat do i “ledhatojnë” me dënime minimale prandaj dhe vrasësit bredhin të lirë.

Përveç kësaj:

-Shqipëria nuk e ka një data-bazë të dhënash për kriminelët e kategorisë së Klodian Çalamanit. Nuk ekziston një bazë e kategorizuar të dhënash që shteti ta dijë ku i ka pedofilët, përdhunuesit, psikopatët etj., pasi i ka nxjerrë nga burgu. Nuk ka asnjë program apo ide se si ti trajtojë ata.

-Nuk e ka një program funksional, as mbikqyerje, as social e as të integrimit të këtyre individëve në shoqëri.

-Mentaliteti i shoqërisë shqiptare sëmundjen e ka turp, sidomos sëmundjet mendore. Psikopatët, kontingjent për të kryer krime  fshihen e mohohen, deri kur pëllcasin. Vetëm pasi vrasin, familjarët e pranojnë që kishte “çrregullime mendore”…në rastin më të mirë, “merrte ilaçe”…

Nga ana tjetër shteti nuk ka takat ti marrë përsipër ti kurojë a qoftë ti mbyllë në çmendinë. Zakonisht aty nuk ka vende.

-Shërbimet sociale nuk i ndjekin raste të ngjashme pasi dalin nga burgu. Ku janë? Si jetojnë? A punojnë? A kanë nevojë për psikolog? A marrin ndihmë sociale?

-Familjarë e anëtarë të komunitetit nuk kanë ku ankohen e as ku të kërkojnë ndihmë. Në polici? Sa gra janë vrarë edhe pse kanë pasur urdhër mbrojtje?

A funksionon programi i mbykqyrjes? Deri tani asnjë ditë.
Tani imagjinoni sikur dënimi me vdekje të ishte në fuqi. Klodian Çalamani do të dënohej me vdekje. Plotësisht e merituar, por a e zgjidh kjo hallin tonë? A thua do ta mendojë maniaku i radhës frikën nga litari para se të bëjë krimin e radhës?

Bota është e mbushur me të çmendur dhe krime të tilla ndodhin kudo, çdo ditë. Por nëse do të ishim një vend normal, nëse disa lloj institucionesh do të funksiononin, ca syresh mund të parandalohen. Jeta e një fëmije do të ishte kursyer dje…

Ndërsa ne nuk do të ndiheshim zbuluar përballë çdo lloj halli, psikopati, vrasësi e dhunuesi që jeton i lirë të vrasë, varrosë e përdhunojë sa herë i fiket llamba e turit.

Shkrimi Mëparshëm

Shqipëria vend azilantësh? Reagon Rama

Shkrimi Vijues

Historia e Çamërisë e ekspozuar tmerron grekët, mediat greke sulmojnë Ilir Metën

Shkrimi Vijues

Historia e Çamërisë e ekspozuar tmerron grekët, mediat greke sulmojnë Ilir Metën

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

24 Janar, 2026
Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

24 Janar, 2026
Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

24 Janar, 2026
Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

23 Janar, 2026
Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

23 Janar, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist