E martë, 28 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

A do ta harrojë përsëri KOASH Shenjtoren shqiptare Angjelina Arianiti-Komneni?

31 Korrik, 2023
Në Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter
 PROF. DR. PIRRO PRIFTI

Shënjtorja e pare shqiptare (Arber&Epirote) Shën Angjelina Arianiti-Komneni duhej të ishte po aq e njohur sa dhe Shënjtorja Nënë Tereza, por KOASH e ka nënvlerësuar rolin e saj po aq të madh në përkushtimin e saj të ndihmës ndaj të varfërve dhe ndaj Zotit, pavarësisht se kjo Shënjtore shqiptare është afër 550 vjvet e vjetër. Më kryesorja është se kjo shënjtore është motra e Andronika (Donika) Kastriotit e cila ishte bashkëshortja e Skenderbeut. Shën Angjelina Arianit lindi në Kaninë të Vlorës në 1440 dhe ndrroi jetë në 1520 në Krushedol Serbi. Ndoshta politikat ngatërrojnë historinë me problemet e sotme, por realiteti është ky; kjo është shënjtorja e parë shqiptare dhe është 100% po aq sa dhe Shënjtorja Nënë Tereza shqiptare.

Së pari që nga dita kur në Elbasan, në 30 korrik 2020, në Sallën e konferencave të Prefekturës të Elbasanit u mbajt një Konferencë Përkujtimore me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Shenjtores së Arbërisë, por edhe të Serbisë- Shën Angjelina Arianiti vdekur me 30 korrik 1520, kanë kaluar tre vjet por KOASH vazhdon të nënvlerësojë rolin e saj.

Së dyti në Kishat tona nuk ka ndonjë ikonë të Shenjtores (por edhe aty ku ka nuk janë ekspozuar), e cila është pak e njohur në komunitetin shqiptar ortodoks, dhe aq më pak në popullin shqiptar. Për nga veprimtaria e saj Shenjtorja Angjelina Arianiti e ka aktivitetin religjioz dhe ndihmues ndaj të varfërve po aq të madh sa edhe Nënë Tereza, madje Shën Angjelina ka bërë mrekulli së gjalli dhe së vdekuri. Sot në varrin e saj ku është lipsani në Krushedol Serbi, për shkak se ushtarët osmanë dogjën Manastirin rreth viteve 1770, u dogj edhe trupi i saj, por ka shpëtuar vetëm dora e majtë, e cila është ekspozuar në Manastir, në të cilin shkojnë shumë njerëz për t’u falur përveç priftërinjve tanë ortodoksë, të cilët flenë gjumë.

Nuk është e rastit që Shenjtore Angjelina Arianit-Komneni është shenjtore e Serbisë, por edhe e Shqipërisë, sepse ajo ashtu si Nënë Tereza, punoi jashtë trojeve të atdheut të saj dhe u varros e u përkujtua nga populli serb, por arsyeja tjetër është se një pjesë e popullit serb janë arbër të sllavizuar (ose siç quhen sot-shike), dhe janë ata që e kërkuan Angjelina Arianitin të bëhet Shenjtore. Kjo tregon se dikur këta popuj bashkëpunonin kundër një armiku të përbashkët-osmanëve. Shën Angjelina Arianiti meritonte një përkujtim të madh nga KOASH, por KOASH jo vetëm që nuk organizoi asnjë takim apo përkujtimore siç u bë p.sh., për Shën Kozmain, apo për Shën Vladimirin, evenimenti duhej të ishte organizuar sepse ishte një eveniment i rrallë ku një Shenjtore ortodokse shqiptare ka 500 vjetorin e vdekjes. Sidoqoftë, nga turpi na shpëtoi organizimi i këtij përvjetori nga Fondacioni i nderuar “Nermin Vlora Falaski”. Bravo i qoftë fondacionit dhe turp për KOASH që në vend të interesohej për përkujtimin e 500 vjetorit, nuk ka në kishat e Tiranës asnjë ikonë të Shën Angjelinës. Në Elbasan Hirësia Andoni që mori pjesa tha se kemi ikonat dhe do t’i nxjerrim. Merreni me mend se çfarë patriotizma për Shqipërinë ka KOASH ynë. Të nderuarit drejtues të KOASH, thonë se ne e njohim si shenjtore. Aq me mirë, por aq më keq që një shenjtore të tillë të barabartë me Nënë Terezën nuk e njeh mirë komuniteti ortodoks, pikërisht për faj të neglizhencës, apatisë, miopisë dhe injorancës së disa drejtuesve të KOASH. Vërini more ikonat e Shën Angjelinës në kishat tona ortodokse në të gjithë vendin dhe beëi një përkujtimore dhe interesohuni të bëni një memorial. Së fundmi, të vendoset në kalendarin ortodoks fjala e nderuar “Shën” për Angjelina Ariantin dhe respektohet nga KOASH që edhe populli ortodoks të kuptojë se Shqipëria nuk ka një Shenjtore katolike -Nënë Terezën, por ka dy: edhe shenjtoren ortodokse Shën Angjelina Arianiti. Duhej KOASH që ta përkujtonte 500 vjetorin, por në fakt u përkujtua nga Fondacioni “Nermin Vlora Fallaski”. Kjo nuk është normale nga ana e KOASH. Shën Angjelina është njëlloj si Nënë Tereza. Të dyja e kanë dhënë kontributin jashtë shtetit shqiptar, por është pak e njohur në Shqipëri dhe jo për faj të shenjtores, por për mungesë respekti nga ana e KOASH. Nuk ka asnjë ikonë të Shën Angjelinës. Përkujtohet çdo 30 korrik si Shenjtore shqiptare në Serbi, por nuk është Shenjtore në Shqipëri, por është përcaktuar si Oshënare në Kalendarin Ortodoks të KOASH dhe përkujtohet gjithashtu më 30 korrik. KOASH duhet të mbledhë Sinodin dhe ta bëjë shenjtore Angjelina Arianitin, duke zbatuar kështu kërkesat e intelektualëve ortodoksë të Tiranës nëpërmjet GIOT, të cilat i kanë shprehur në Promemorie të intelektualëve ortodoksë të Tiranes si një zë i komunitetit ortodoks të gjithë Shqipërisë, i kërkon Sinodit të KOASH të ngrejë komision për të vlerësuar dhe vendosur në Kalendarin Ortodoks të KOASH figurat klerikale ortodokse të shquara si Fan Noli, Papa Kristo Negovani, të pesë kryepeshkopët e Shqipërisë nga 1923 e deri në 1967 dhe të shenjtërojë Angjelina Arianitin dhe Heroin Kombëtar – Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Vonesat dhe justifikimet u shërbejnë armiqve të Komunitetit Ortodoks të Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo në botë.

Etiketa: angjelinakishaortodoksepirropriftishenshqiptare
Shkrimi Mëparshëm

Të rinjtë e Luginës së Preshevës, do të vazhdojnë studimet pa pagesë në Gjirokastër

Shkrimi Vijues

110 vite nga ndarja e trojeve shqiptare në Konferencën e Londrës

Të Ngjashme

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës
Kultura

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore
Aktualitet

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar
Aktualitet

Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

27 Tetor, 2025
Busti i Lekë Dukagjini po kthehët në tokën e tij në Shpenadi të Prizrenit nga Shoqata “Lekë Dukagjini”
Aktualitet

Busti i Lekë Dukagjini po kthehët në tokën e tij në Shpenadi të Prizrenit nga Shoqata “Lekë Dukagjini”

27 Tetor, 2025
108-vjetori i themelimit të Liceut Francez të Korçës
Kultura

108-vjetori i themelimit të Liceut Francez të Korçës

27 Tetor, 2025
Morea, një rrëfim për kujtesën e një toke arbërore që ende frymon në këngët dhe gjakun e bijve të saj
Kultura

Morea, një rrëfim për kujtesën e një toke arbërore që ende frymon në këngët dhe gjakun e bijve të saj

27 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues
110 vite nga ndarja e trojeve shqiptare në Konferencën e Londrës

110 vite nga ndarja e trojeve shqiptare në Konferencën e Londrës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

27 Tetor, 2025
Busti i Lekë Dukagjini po kthehët në tokën e tij në Shpenadi të Prizrenit nga Shoqata “Lekë Dukagjini”

Busti i Lekë Dukagjini po kthehët në tokën e tij në Shpenadi të Prizrenit nga Shoqata “Lekë Dukagjini”

27 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

27 Tetor, 2025
Busti i Lekë Dukagjini po kthehët në tokën e tij në Shpenadi të Prizrenit nga Shoqata “Lekë Dukagjini”

Busti i Lekë Dukagjini po kthehët në tokën e tij në Shpenadi të Prizrenit nga Shoqata “Lekë Dukagjini”

27 Tetor, 2025
108-vjetori i themelimit të Liceut Francez të Korçës

108-vjetori i themelimit të Liceut Francez të Korçës

27 Tetor, 2025
Morea, një rrëfim për kujtesën e një toke arbërore që ende frymon në këngët dhe gjakun e bijve të saj

Morea, një rrëfim për kujtesën e një toke arbërore që ende frymon në këngët dhe gjakun e bijve të saj

27 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist