E mërkurë, 29 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Situata e zjarreve/ Raporti i KLSH: Shqipëria pa strategji për përballimin e fatkeqësive

28 Qershor, 2022
Në Aktualitet, Kryesore, Politika
Share on FacebookShare on Twitter

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar raportin e auditimit për situatën e zjarreve në vendin tonë. Në përfundimet e raportit thuhet se plani kombëtar për emergjencat civile është miratuar që në vitin 2014 dhe për 17 vite institucionet nuk kanë arritur të përditësojnë dokumentet strategjike për reagim dhe menaxhim të situatave emergjente.

Nga auditimi i cili ka përfunduar në datën 10 Dhjetor të vitit të kaluar rezulton se Shqipëria nuk ka strategji kombëtare për zvogëlimin e riskut për fatkeqësitë duke bërë të pamundur parashikimin e fatkeqësive dhe pasojave të mundshme nga fatkeqësitë.

‘Po ashtu është gjetur jo funksional edhe Komisioni Teknik Këshillimor i emëruar me VKM për të këshilluar për çështje të zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë për mbrojtjen civile. “KTK-ja kryesohet nga Drejtori i Përgjithshëm i AKMC dhe ka në përbërje përfaqësues të Ministrive, të strukturave në vartësi të tyre dhe të institucioneve. Nuk është mbledhur për periudhën janar gusht 2021”, thuhet në raport.

Në shkallë vendi, nga 61 bashki janë marrë të dhëna nga 55 prej tyre ku raportohet 152 mjete zjarrfikëse.  Nga këto 131 në gjendje pune, 8 me defekte të vogla, 3 me defekte të konsiderueshme, 10 jashtë përdorimit dhe 36 të pa targuara (pa dokumentacion). Nga ana tjetër bashkive u mungojnë pajisjet mbrojtëse personale dhe pajisje të jashtme për shuarjen e zjarreve, si: Kostume anti zjarr, kundragaz, çizme kundra zjarrit, doreza kundra zjarrit etj.

“Shumë nga zjarrfikëset në dispozicion janë të vjetruara (disa që datojnë nga vitet gjashtëdhjetë), janë në gjendje të keqe dhe nuk janë të ndërveprueshme sepse janë dhuruar nga vende të ndryshme. – Bashkive dhe njësive administrative u mungojnë pajisjet mbrojtëse personale dhe pajisje të jashtme për shuarjen e zjarreve, si: Kostume anti zjarr, kundragaz, çizme kundra zjarrit, doreza kundra zjarrit etj.

Nga bashkitë janë raportuar: Pompa shpine gjithsej 243, nga këto profesionale 221, të zakonshme 22, fikse me pluhur 568, me CO2 92, pompa thithëse 23 dhe pompa të ndryshme 55. Numri i zjarrfikësve profesionist për vitin 2021 është 1295. Popullsia në Republikën e Shqipërisë më 1 janar 2021 është 2,829,741 banor. Numri i banorëve/zjarrfikës për vitin 2021 është 2,185, duke kaluar 205 banor për zjarrfikës, në kundërshtim me Ligjin 152/2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin” neni 7, pika 5. Në zbatim të Ligjit Nr. 152/2015,”Për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shërbimin e Shpëtimit”, shumica e kompetencave të shuarjes së zjarrit u transferuan nga prefekturat tek bashkitë, duke lënë në nivel qendror vetëm legjislacionin, trajnimin dhe bashkëpunimin mes strukturave të shuarjes së zjarrit.

Po në zbatim të këtij ligji , Bashkitë janë të detyruara të investojnë në ngritjen e kapaciteteve vullnetare të shuarjes së zjarreve, përveç shërbimit profesional. Por kufizimet buxhetore pengojnë shumë bashki të zhvillojnë programe për shuarjen e zjarrit me vullnetarizëm (Më hollësisht trajtuar në pikën 2.1, faqe 16-31 të Raportit Përfundimtar të Auditimit). 5.1. Rekomandimi: Nga Drejtori i Përgjithshëm ti bëhet prezent Instancave më të Larta Shtetërore, pamjaftueshmëria e burimet njerëzore dhe teknike për menaxhimin efektiv dhe reagimin ndaj situatave emergjente(zjarret)”, thuhet në raport.

Etiketa: fatkeqesiklshshqiperiaSITUATAstrategjizjarret
Shkrimi Mëparshëm

“Unë vdes për 3D”, Investigimi i BIRN: Premtimet e Ramës që nuk janë mbajtur

Shkrimi Vijues

Meta: Shqipëria pjesë e rrugës së Ballkanit për heroinën

Të Ngjashme

60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim
Aktualitet

60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

29 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar edhe në sezonin e vjeshtës
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar edhe në sezonin e vjeshtës

29 Tetor, 2025
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit
Aktualitet

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron
Aktualitet

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore
Aktualitet

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Meta: Shqipëria pjesë e rrugës së Ballkanit për heroinën

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

29 Tetor, 2025
Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

29 Tetor, 2025
Pellazgët në Optikën e Herodotit

Pellazgët në Optikën e Herodotit

29 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar edhe në sezonin e vjeshtës

“Travel and Tour World”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar edhe në sezonin e vjeshtës

29 Tetor, 2025
60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim

29 Tetor, 2025
Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

29 Tetor, 2025
Pellazgët në Optikën e Herodotit

Pellazgët në Optikën e Herodotit

29 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar edhe në sezonin e vjeshtës

“Travel and Tour World”: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar edhe në sezonin e vjeshtës

29 Tetor, 2025
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist