Nga 1 Qershori, shtetasit shqiptarë udhëtojnë drejt Turqisë pa iu dashur të paraqesin në kufi asnjë dokument për Covid-19, as testin PCR.
Lajmi bëhet me dije se Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila njofton se Turqia ka hequr të gjitha masat lidhur me Covid-19, për udhëtimet drejt këtij vendi.
‘Duke filluar nga data 1 qershor 2022, nuk do të aplikohet më kriteri i paraqitjes së testit PCR/Antigjen. Udhëtimet lejohen për çfarëdolloj arsyeje’, bën me dije ministria.