Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xheferaj ka thirrur në interpelancë ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi. Interpelanca ka të bëjë me dhënien me qira dhe koncesion të pronave të bazave të ushtrisë. Sipas deputetit të Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj qeveria shqiptare po jep bazat ushtarake detare dhe ajrore për projekte turistike.
‘Në kushtet e mungesës së transparencës lidhur me gjithçka ka ndodhur në bazat ushtarake.’- tha Xhaferraj.
Përgjigjen e mori nga ministri Niko Peleshi, i cili tha se e gjithë interpelanca është spekulative dhe se tha se nuk është dhënë asnjë pronë me qira. Sipas Peleshit, nuk ka asnjë mëkat apo paligjshmëri nëse japin prona me qira. Teksa u ndal në bazat ushtarake, Peleshi tha se prona e dhënë në Urën Vajgurore, për investim i është kërkuar ministrisë së Ekonomisë që të prishë kontratën pasi nuk kryer investimin.
Peleshi: Nxorrët një video që ne e themi me krenari. Baza e Kuçovës është kryer në një bazë taktike të NATO-s. Është një zhvillim dhe një ngjarje për sigurinë tonë kombëtare. Ne nuk i vëmë shumë mbiemra politikë këtu bazave. Po spekuloni. E gjithë interpelancë është spekulative që në fillim. Ke të drejtë të thuash mungesë transparence kur ke kërkuar informacion dhe nuk keni marrë përgjigje. Çështja e dhënies së pronave në përdorim të të tretëve nuk është një mëkat, nuk është një paligjshmëri, është një detyrë që na ka caktuar ligji dhe kuadri ligjor. Nuk kam dhënë asnjë por në me qira nuk kam privatizuar asnjë pronë. Por nuk mburrem me këtë, një qeveri do të quhet se e ka bërë mirë punën kur të vërë në eficencë pronat.
Të gjitha pronat që kanë qenë në planin e përhapjes janë në planin e përhapjes. Gjykatat kanë dhënë prona në mes të bazës, mbi mol. Aty kemi probleme, ne themi kjo është bazë. Hipotekta e partisë suaj kanë regjistruar prona brenda panit të përhapjes. Para 2013 janë privatizuar prona brenda bazave të Forcave të Armatosura. Para 2013 janë hipotekuar prona brenda bazave të FA.
Prona e dhënë me qira në 2014 në Urën Vajgurore nuk ka qenë në Planin e Përhapjes së Forcave të Armatosura. Një kompani izraelite ka shprehur interesin për ta marrë me qira. Nuk janë prona që jep ministri apo kryeministri. Në atë tokë nuk ka ndodhi investimi. Komanda e Forcës Ajrore ka bërë kontrollin dhe i ka kërkuar ministrisë së Ekonomisë të prishë kontratën. Ministria e Ekonomisë e çmon vetë nëse është në kushte të prishjes së kontratës. Sugjerimin e kemi bërë pasi investimi nuk ka filluar.
Në Bazën Detare të Shëngjinit ka patur abuzime me pronat. Një pjesë e territorit të Bazës së Shëngjinit i është regjistruar privatit në 2009. 5 kallëzime ne gjykate për veprimet e ish-zyrtarëve të PD, vetëm drejtësia e re reagoi. Kemi çuar në SPAK bazën e Shëngjinit, i cili ka sekuestruar ndërtimin. Ndërtimi në bazën e Shëngjinit me leje të kryetarit të bashkisë së Lezhës në kohën në PD. Dhënia me qira e Gjirit të Limionit është bërë sipas ligjit. Nëpërmjet qiradhënies, Forca Detare do të përfitojë një investim të ri, modern, pa kosto financiare. Baza në Sarandë mbetet brenda Planit të Përhapjes së FA.
Xhaferraj: Fole po nuk the asgjë. Gjithçka nis me ligjin për FA. Ndërkohë që NATO procedonte me vlerësimin e bazës ajrorë në Kuçovë pjesë të bazës jepen 1 euro me qira apo shiten me 8 euro metri katror. Kompania private ka zero investime dhe zero të punësuar, mjerim i vërtetë, kjo është prona që është dhënë. Ne nuk kemi shtet po kemi një çetë rilindase që i është vërsulur bazave ajrore dhe detare. Në Shëngjin është lejuar ndërtimi i një prone 4 katëshe. Kanë lejuar njohjen e pronës dhe ndërtimin e ndërtesës. Lidhur me bazën ndihmuese në Sarandë, më korrik të 2020 u dha për investim strategjik me çmim 1 euro. Dhënia me qira e bazës duke cenuar ndjeshëm kapacitete detare është bërë në shkelje të ligjit. Prej dy vitesh baza nuk i dorëzohet investitorit strategjik. Kanë kaluar dy vite dhe ushtarakët nuk pranojnë ta japin dorëzimin.
Peleshi: Tonaliteti nuk ju jep të drejtë! Janë të gjitha spekulime! Kur thash se nuk janë dhënë më qira prona, nuk thash për të shitur shokët, mos spekulo me këtë.