• Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura Kreu

Gjin Bua Shpata “lavdia e racës shqiptare” – Koha e Shqiptarëve: Shpatajt dhe Zenebishët, zotër të Epirit

Vinny nga Vinny
24 Maj, 2022
Në Kreu, Kultura
0
0
NDARJET
658
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

 

Pëllumb Xhufi

Pas fitores së bujshme në Akeloos, i gjithë Epiri, përfshirë edhe Etolo-Akarnania në jug të Gjirit të Artës, ra në duart e krerëve shqiptarë, kurse relikat e fundit të aristokracisë bizantine e serbe të Epirit e posaçërisht të Vagenetisë (Çamërisë-Thesprotisë) u grumbulluan në qytetin e Janinës. Me mbështetje të mbretit serb Simeon, që qeveriste në Thesali, paria e vjetër ia dorëzoi qytetin e Janinës serbit Thoma Preljuboviç, i cili hyri në Janinë në vitin 1367.

 

Gjysma e dytë e shek. XIV ishte edhe në Epir momenti i Shqiptarëve. Shqiptarët kishin dalë me propotencë në skenën e historisë që në dekadat e para të shek. XIV në një territor të gjerë, nga rrjedha e Drinit e deri thellë në Epir. Kemi të bëjmë me emancipimin e parë të madh të tyre në luftë me klasën e vjetër feudale bizantine, serbe e latine.

 

Me kolapsin e perandorive të mëdha, bizantine e serbe, filloi të shpërndahej tisi “bizantin”, që kishte mbuluar për shekuj kombësitë e ndryshme që përbënin Perandorinë dhe në vend të tij burimet historike fillojnë të flasin për komponentët e ndryshëm kombëtarë të tyre. Pikërisht atëherë edhe në Shqipërinë e Poshtme dolën në skenën e historisë krerë feudalë shqiptarë nga familjet Bua, Shpata, Zenebishi, Losha. Jemi në vitet e para të shek. XIV, kur në kartat e Anzhuinëve të Napolit shfaqen emrat e mësipërm dhe të tjerë emra fisnikësh nga krahina të ndryshme shqiptare. Pas triumfit të tyre në betejën e Akelout mbi despotin Niqifor II Dukas, dy ishin krerët shqiptarë që ndanë mes tyre pothuaj të gjitha territoret e despotatit të dikurshëm të Artës. Këta ishin Gjin Bua Shpata dhe Pjetër Losha.

 

Sundimit të zotërve shqiptarë i shpëtoi Thesalia, ku qeveriste vetë Simeon Uroshi, si dhe qyteti i Janinës, ku ndërkohë kishin gjetur strehë edhe shumë nga përfaqësuesit e aristokracisë së vjetër ushtarake bizantino-serbe, që u detyrua të braktisë kështjellat e Vagenetisë përballë fuqisë së zotërve të rinj shqiptarë. Në vitin 1360, me rastin e një konflikti të shqiptarëve të kësaj ane me kontin e Qefalonisë, Leonard Tocco, dëgjojmë të flitet për herë të parë për një “despotat të shqiptarëve” (lu despotatu de li Albanesi)63. Titullar i atij despotati ishte Gjin Bua Shpata. Ai përmendet me këtë titull si nga burimet greke, ashtu edhe ato latine (dispoto Ispada, ‘Twávvns Aeonóτnç o Znátαç)65. Gjini ishte më i madhi i 4 vëllezërve, prej të cilëve njihet mirë Sguro Bua. Në fakt, pas betejës së Akelout, “Kronika e Janinës” pohon se tokat e Despotatit të Artës (Etolisë) u ndanë mes dy “despotëve shqiptarë”, Gjin Buas në viset e Akelout e të Angjelokastrës, dhe Pjetër Loshës në zonën e Artës e të Rogut. Paskëtaj, despoti Gjin Shpata u nis nga Akelou dhe mori Artën. Në vitet që ndoqën, Gjin Bua Shpata e shtriu pushtetin e tij në një rreth akoma më të gjerë. Në vitin 1380 ai shënohet edhe si zot i Naupaktit, kështjellës strategjike në gjirin me të njëjtin emër (åñò τoû avvé ντου τῆς Ναυπάκτου Μπούα Δεσπότου τοῦ Σπάτα)68. Zotërimin e Naupaktit nga Shpatajt atë kohë, si dhe “të të gjithë vendeve të Despotatit” e konfirmon edhe “Kronika e Toccove”. Naupakti shënonte edhe skajin më jugor të zotërimeve të Bua Shpatajve, të cilat në këtë krah përkonin me kufijtë historikë të themës bizantine të Nikopojës (shek. IX) e më vonë të Despotatit bizantin të Artës (shek. XIII). Në vitin 1395, pelegrini Nikolla Marconi, konstatoi se Despoti i Artës sundonte gjithë sterenë përballë ishullit të Leukadës, d.m.th. Akarnaninë, të cilën ai e quan pjesë të Shqipërisë7⁰. Gjithsesi ne dimë, se në krye të “despotatit të Shqiptarëve” në vitin 1380, ishte fisniku Gjin Bua Shpata”. Si “Kronika e Janinës”, ashtu edhe “Kronika e Toccove” rezervojnë vlerësimet më të larta për kreun e Shqiptarëve të Despotatit. Ai ishte “një burrë i shkathët dhe i shquar në gjithçka, njeri që i kishte hije fjala dhe vepra, i hijshëm në të parë, njeri i teorisë dhe i praktikës”. Ishte, me një fjalë, “lavdia e racës shqiptare” (τὸ φοῦμος τοῦ Άλβάνι)73.

 

“Arbërit e Jonit” P. Xhufi   faq. 318 – 321

Përgatiti Elis Buba/usalvision

 

Etiketa: elis bubaepirgjin bua shpatapellumb xhufishqiptarzenebishet
Shkrimi Mëparshëm

Rama nga Panairi i Punës dhe Aftësive në Durrës: 1500 vende të lira pune, punë ka por s’ka profesionistë

Shkrimi Vijues

Dhuna e huliganëve / Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikane: Shmangni zonat rreth stadiumit dhe qendrën

Shkrimi Vijues

Dhuna e huliganëve / Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikane: Shmangni zonat rreth stadiumit dhe qendrën

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Édouard Laboulaye: Suliotet shqiptarë, që Europa i vajtoi sikur të ishin grekë!

Édouard Laboulaye: Suliotet shqiptarë, që Europa i vajtoi sikur të ishin grekë!

15 Shtator, 2026
Enciklopedia Britannica: Helenizmi, ideologjia që trajtohet si histori zyrtare

Enciklopedia Britannica: Helenizmi, ideologjia që trajtohet si histori zyrtare

14 Shtator, 2026
Bajroni dhe tradita kulturore shqiptare

Bajroni dhe tradita kulturore shqiptare

10 Shtator, 2026
Busti i Skënderbeut “zhduket” nga Londra, Mal Berisha ngre alarmin: Kush vendosi ta heqë?

Busti i Skënderbeut “zhduket” nga Londra, Mal Berisha ngre alarmin: Kush vendosi ta heqë?

10 Shtator, 2026
Édouard Laboulaye: Suliotet shqiptarë, që Europa i vajtoi sikur të ishin grekë!

Édouard Laboulaye: Suliotet shqiptarë, që Europa i vajtoi sikur të ishin grekë!

15 Shtator, 2026
Enciklopedia Britannica: Helenizmi, ideologjia që trajtohet si histori zyrtare

Enciklopedia Britannica: Helenizmi, ideologjia që trajtohet si histori zyrtare

14 Shtator, 2026
Bajroni dhe tradita kulturore shqiptare

Bajroni dhe tradita kulturore shqiptare

10 Shtator, 2026
Busti i Skënderbeut “zhduket” nga Londra, Mal Berisha ngre alarmin: Kush vendosi ta heqë?

Busti i Skënderbeut “zhduket” nga Londra, Mal Berisha ngre alarmin: Kush vendosi ta heqë?

10 Shtator, 2026
Zef Krispi, studiuesi arbëresh që iu kushtua gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare

Zef Krispi, studiuesi arbëresh që iu kushtua gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare

10 Shtator, 2026
PISA 2025 / Shqipëria ngre pikët, por 1 në 2 nxënës ende nuk kupton atë që lexon

PISA 2025 / Shqipëria ngre pikët, por 1 në 2 nxënës ende nuk kupton atë që lexon

9 Shtator, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.