• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Ekonomia

133 milionë euro për 42 kilometra rrugë! Fondet janë përdorur kryesisht për akse fshati

Vinny nga Vinny
23 Prill, 2022
Në Ekonomia, Politika
0
0
NDARJET
56
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Taksapaguesit shqiptarë shpenzuan afro 16 miliardë lekë gjatë vitit 2021 për të marrë në shkëmbim afro 42 kilometra rrugë, nga të cilat, 8.8 Km janë autostrada dhe pjesa tjetër janë rrugë të kategorisë B1 ose C2, kategori këto që përshkruajnë rrugë me dy korsi dytësore ose rrugë fshati.

Raporti vjetor i Ministrisë së Transportit,  tregon se punimet e kryera në ndërtim rrugës përfshijnë unazën e shumëpërfolur të Tiranës, Rruga Kardhiq – Delvinë, e cila duhej të kishte përfunduar para dy vjetësh si dhe disa segmente rurale.

Projekti më i kushtueshëm është rindërtimi i Unazës së Madhe të Tiranës në segmentin Pallati me Shigjeta – Sheshi Shqiponja, një projekt të cilit qeveria i referohet si “Rrugë Tip A (2×2) sipas standardeve të reja.” Ministria raporton se për një segment prej 1.49 kilometrash janë shpenzuar gjatë vitit të kaluar 4.5 miliardë lekë, ose afërsisht 3 miliardë lekë apo 25 milionë euro për kilometër. Të trija tenderët kontroversë të këtij segmenti, kanë përfunduar me kërkesa për shtesa fondesh pavarësisht se kanë qenë sakaq rrugët më të shtrenjta në historinë e vendit.

Qeveria ka një kategori tjetër rrugës, të cilave u referohet si Rrugë A2 me katër korsi (pa standardet e reja), për të cilën janë shpenzuar 2.7 miliardë lekë për 4.46 kilometra rrugë, me një kosto mesatare prej 6 miliardë lekësh ose 5 milionë eurosh. Qeveria rendit 1. “përfundimin e punimeve të mbetura dhe plotësimi me rrugë dytësore të nyjes së Milotit,” një projekt i nisur mbi një dekadë më parë për një mbikalim dhe disa rrugë lidhëse me mbikalimin; 2. Unazën e jashtme të Tiranës, segmenti kthesa e Saukut deri te Bregu i Lumit, Unaza lindore lotet 2 dhe 3 dhe Bypassi i Shkodrës.

Gjatë vitit të kaluar u shpenzuan 4.1 miliardë lekë për rrugë të tipit B1, ku përfshihet rruga Kardhiq  – Delvinë. Ministria raporton se këto para kanë mjaftuar për të ndërtuar 5.12 kilometra rrugë, gjë që tregon se këto rrugë kanë kushtuar mesatarisht 800 milionë lekë ose 6.7 milionë euro për kilometër. Rrugët B1 janë me dy korsi me gjerësi tipike 9-11 metra. Punimet në to përfshijnë një shtresë çakëlli 30 centimetra si dhe shtresat asfaltike plus mure mbajtëse kur është e nevojshme.

Rruga Kardhiq-Delvinë u tenderua në disa lote shumë vite më parë, në tenderë që u fituan nga një numër kompanish me oferta fare pranë fondit limit. Punimet duhej të përfundonin brenda 24 muajsh sipas kushteve të tenderimit, por kanë kaluar sakaq tre vjet e gjysmë ndërsa kontraktorët kanë kërkuar fonde shtesë nga qeveria.

Qeveria ka qenë relativisht më e suksesshme në realizimin e rrugëve të tipit C2, për të cilat janë shpenzuar 4.1 miliardë lekë për 28 kilometra linearë. Këto rrugë janë me dy korsi dhe përfshihen kryesisht rrugë fshati. Shifra prej 28 kilometrash mund të jetë jo shumë informuese në këtë rast pasi në këtë kategori qeveria ka përfshirë edhe ndërhyrje dytësore në rrugë ekzistuese si ndërtim tombinosh apo stabilizim rrëshqitjesh. Gjithsesi, kjo kategori rrugësh i ka kushtuar taksapaguesve afro 1.2 milionë euro për kilometër.

Gjatë vitit 2020, taksapaguesit shpenzuan 10 miliardë lekë për ndërtimin e 16.56 kilometrave rrugë./BIRN

Etiketa: akseeurofshatikilometramilionrruge
Shkrimi Mëparshëm

Lungomare në Durrës/ Rama: Projekt madhor me impakt të lartë ekonomik

Shkrimi Vijues

“Sulme të pajustifikuara ndaj Yuri Kim”/ DASH ‘shuplakë’ Berishës: Të korruptuarit do mbajnë përgjegjësi!

Shkrimi Vijues

“Sulme të pajustifikuara ndaj Yuri Kim”/ DASH ‘shuplakë’ Berishës: Të korruptuarit do mbajnë përgjegjësi!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

24 Janar, 2026
Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

24 Janar, 2026
Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

24 Janar, 2026
Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

23 Janar, 2026
Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

23 Janar, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist