• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Politika

Meta: Të rishikohen gjobat për maskat dhe Kodi Zgjedhor

Vinny nga Vinny
20 Tetor, 2020
Në Aktualitet, Kryesore, Politika
0
0
NDARJET
27
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimet e fundit të qeverisë duket se kanë ngjallur shqetësim te Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.  Ai shprehu sot kundërshtinë e vet mbi gjobitjen e qytetarëve pa maska në mjediset publike dhe përfshirjen e këtyre gjobave në faturat e energjisë elektrike.

Ai po ashtu i bëri thirrje shumicës socialiste të rishikojë këtë metodë gjobash, si dhe ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor.

Meta tha se mbledhja e gjobave nga OSHEE, kompania monopol në furnizimin me energji elektrike po kërcënon të lërë qindra familje pa energji elektrike në prag të dimrit, sepse gjoba për maskën është e kushtëzuar me pagesën e energjisë elektrike të konsumuar.

Zoti Meta tha se kjo masë shkel hapur liritë dhe të drejtat njerëzore dhe e shndërron OSHEE në një instrument policor, që ekzekuton gjoba të paligjshme.

Presidenti Meta i bëri thirrje qeverisë dhe Kuvendit që të rishqyrtojnë këtë akt normativ dhe të gjejnë mjete të tjera për zbatuar rregullat e pandemisë.

Ai tha se protokollet mjekësore dhe këshillat e mjekëve duhen zbatuar me përpikmëri për të mbrojtur jetën dhe shëndetin pubik, por kjo punë nuk u duhet lënë në dorë burokratëve që marrin masa për të trembur qytetarët dhe për të fshehur paaftësinë e tyre në menaxhimin e pandemisë shqiptare.

“Nuk është zgjidhje t’i lësh njerëzit pa drita. Nuk është zgjidhje që në fund të muajit, kur të mos kenë më mundësi të paguajnë dot dy herë gjobat e përfshira në faturën e OSHEE-së, t’ua presësh dritat dhe t’i shantazhosh me burg qytetarët. OSHEE ka për detyrë të furnizojë me energji në mënyrë të pandërprerë, dhe jo të mbledhë gjobat për maskat” – tha zoti Meta.

Problemi tjetër, që zuri vend kryesor në konferencën e presidentit ishin ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor nga parlamenti.

Pikëpyetjet e shumta mbi fatin e zgjedhjeve të ardhshme janë problem më i madh që ka Shqipëria aktualisht, si dhe ndryshimet e njënashme të rregullave zgjedhore nga maxhoranca, tha zoti Meta, sepse lidhet ngushtë edhe me dëmtimet e rënda të institucioneve demokratike dhe shkeljen e të drejtave njerëzore, për të cilat BE nuk do ta falë Tiranën zyrtare.

“Mungesa e legjitimitetit të kësaj qeverie të dalë nga zgjedhjet e fundit të standarteve të dosjeve të Shijakut dhe të Dibrës, kanë bërë që të kemi kaq shumë kushte për vite të tëra. Ndërkohë, shkelja brutale e marrvëveshjes së 5 qershorit është një penalizim absolut për të ardhmen europiane të vendit dhe një provokim i rëndë i paqes sociale dhe qëndrueshmërisë në vend” – tha zoti Meta.

Qeveria Rama vendosi një javë më parë mbajjtjen e maskave me detyrim në mjedise të hapura publike në përpjekje për të frenuar përhaphjen e Virusit Covid-19, ndërsa infeksionet po shtohen me shpejtësi. Nga ana tjetër, kryeministri Rama ka deklaruar se shumica socialiste do të ri-miratojë ndryshimet e Kodit Zgjedhor menjëherë sapo presidenti t’I kthejë pas ato.

Reforma zgjedhore është tema kryesore e qarqeve politike shqiptare gjatë gjithë këtij viti të pandemisë.

Këshilli Politik, e vetmja tryezë ku shumica takohej me opozitën duket se ka dalë jashtë funksionit me ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor, kur shumica i mbylli me forcën e kartonave gjithë debatet për reformën zgjedhore, megjithë thirrjet e faktorit ndërkombëtar për gjithëpërfshirje dhe mirëkuptim.

Shkrimi Mëparshëm

Përfundon restaurimi i Mozaikut të Tiranës, simboli i trashëgimisë kulturore të kryeqytetit

Shkrimi Vijues

Manastirliu publikon videomesazhin e ekspertes: Si e ka ndryshuar transmetueshmërinë Covid?

Shkrimi Vijues

Manastirliu publikon videomesazhin e ekspertes: Si e ka ndryshuar transmetueshmërinë Covid?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
“Shqyptarë, ase vagabondët jashta pune e jashta Shqypnie, ase ndryshe kemi sharrue me t’egër e me të butë, pasi rreziku ma i madh i Shqypnisë, janë…”/ Çfarë thoshte At Gjergj Fishta, në vitin 1921?

“Shqyptarë, ase vagabondët jashta pune e jashta Shqypnie, ase ndryshe kemi sharrue me t’egër e me të butë, pasi rreziku ma i madh i Shqypnisë, janë…”/ Çfarë thoshte At Gjergj Fishta, në vitin 1921?

10 Mars, 2026
Vangjush Mio, korçari që qëndisi me dritë poetike, tablotë e shpirtit të peizazhit

Vangjush Mio, korçari që qëndisi me dritë poetike, tablotë e shpirtit të peizazhit

10 Mars, 2026
Konsulli amerikan i shekullit XIX dhe shqiptarët e Greqisë: një dëshmi e rrallë nga James Irving Manatt

Konsulli amerikan i shekullit XIX dhe shqiptarët e Greqisë: një dëshmi e rrallë nga James Irving Manatt

10 Mars, 2026
Gazeta “Besa” e vitit 1908: zëri i vetëdijes kombëtare shqiptare në Konstantinopojë

Bashkëpunimi i shtetit grek me nazistët dhe krimi i “fajësisë kolektive” të çamëve

Bashkëpunimi i shtetit grek me nazistët dhe krimi i “fajësisë kolektive” të çamëve

10 Mars, 2026
“The Sun”: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës me qytete antike dhe bregdet mahnitës

“The Sun”: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës me qytete antike dhe bregdet mahnitës

9 Mars, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist