E mërkurë, 22 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

‘Zëri i Amerikës’: Legalizimi i kanabisit, dyshime për sigurinë e procesit

8 Prill, 2022
Në Aktualitet, Ekonomia, Kryesore, Pikepamje, Politika
Share on FacebookShare on Twitter

Në Tiranë, autoritetet pohuan se do të legalizojnë kanabisin për përdorim mjekësor, si dhe kultivimin e tij për të rritur ekonominë. Kryeministri Edi Rama i bëri këto komente sot gjatë publikimit të rezultateve të Këshillimit Kombëtar, një anketim masiv i popullatës. Ekspertë të pavarur u shprehën skeptikë mbi sigurinë e këtij procesi, ndërsa Shqipëria njihet si vend burimi i narkotikëve dhe vitin e kaluar regjistroi shifra në rritje të kultivimit të marijuanës. Shqipëria pritet të lejojë shumë shpejt kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të cannabis sativa për arsye mjekësore, pa legalizuar përdorimin vetjak. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në përfundim të Këshillimit të parë Kombëtar, një anketim masiv që qeveria ndërmori për 3 muaj përmes postës dhe internetit.

Mbi 60 për qind të qytetarëve të anketuar vullnetarisht dhe anonim janë shprehur pozitivisht për pyetjen e qeverisë, kundrejt 30 për qind që janë shprehur negativisht. Kryeministri Rama tha para mediave sot se kjo do të bëhet shumë shpejt.

“Do të legalizojmë absolutisht kanabisin për përdorim mjekësor dhe do të hapim një front të ri pune dhe rritjeje ekonomike, përveçse edhe rritje në aspektin teknologjik. S’ka dilemë për këtë. Atë çfarë kanë thënë qytetarët, ajo do të bëhet. Nuk diskutohet” – deklaroi zoti Rama.

Ndonëse mbetet ende e paqartë se si do të realizohet, dilemat lidhen me mundësinë e kontrollit të autoriteteve mbi këtë proces. Shqipëria vijon të konsiderohet një vend burimi i kanabisit.

Pavarësisht përpjekjeve për të luftuar këtë veprimtari kriminale, edhe vitin e kaluar kultivimi i marijuanës rregjistroi shifra në rritje. Sipas të dhënave të Guardia di Finanza-s italiane, gjatë vrojtimit nga ajri, ishin identifikuar mbi 37 hektarë të dyshuar se janë përdorur për të kultivuar cannabis sativa, sipërfaqja më e madhe që pas vitit 2016.

Vëzhgues të pavarur shprehen skeptikë për këtë nismë të qeverisë, duke përmendur mungesat e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar, zbatimit dhe mbizotërimit të ligjit Eksperti i çështjeve të sigurisë, Arjan Dyrmishi, thotë se Qeveria dhe shumica socialiste kanë 2-3 vjet që e diskutojnë këtë temë. E reja këtu është mënyra e veçantë e legjitimimit të kësaj nisme përmes një anketimi apo Këshillimi Kombëtar, duke marrë pëlqimin e publikut.

Pikëpyetjet nuk janë të natyrës ekonomike, të tregut dhe kërkesës, por çështja ka të bëjë me sigurinë e procesit, se si do të garantohet që pjesa e ligjshme të mos përzihet me pjesën e paligjshme, modalitetet si do të ndahen këto dy pjesë, dhe më tej, prodhimi, magazinimi dhe transporti sa do të jenë të sigurta. Një gjykim i saktë mund të jepet atëherë kur qeveria të publikojë projektin e parë zyrtar të nismës së saj, për të parë si është menduar që kjo mundësi ekonomike të mos shndërrohet në të kundërt në një problem sigurie, sepse ekonomia dhe siguria janë të lidhura ngushtë, por deri është një proces me shumë të panjohura.

“Janë aktorë si krimi i organizuar, problemi që ky legalizim shkakton tek korrupsioni etj. Ne nuk e dimë ende cilat janë vlerat, cilët janë treguesit ekonomikë, që synon qeveria të realizojë përmes kësaj: Cili është numri i vendeve të punës? Sipërfaqet që do të dedikohen? Ka një seri politikash që duhen harmonizuar. Për shkak të luftës në Ukrainë po diskutohet që sipërfaqet e tokës të mbillen me grurë, për të harmonizuar autosuficencën e furnizimit me ushqime, apo duhet që këto sipërfaqe t’i favorizojmë për të mbjellë cannabis, i cili do na sjellë disa të ardhura më shumë dhe me këto para në dorë ne do të blejmë drithë. Mungojnë shumë të dhëna dhe së pari mungon drafti i qeverisë” – thotë zoti Dyrmishi.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama komentoi sot edhe mbështetjen që sipas tij mori nga publiku përmes Këshillimit Kombëtar nisma e Ballkanit të Hapur, një proces që ai shprehu sërish vendosmërinë për të ecur përpara. Në anketën e Këshillimit Kombëtar afro 60 për qind e qytetarëve janë shprehur pozitivisht se nisma është në interes të Shqipërisë, afro 26 për qind pohuan se ajo i sjell përfitime vendit, dhe 15 për qind thanë se nuk e dinin.

Open Balkan është një nismë ndaj të cilës ka patur pikëpyetje të shumta. Gjysma e vendeve të rajonit kanë refuzuar deri tani të bëhen pjesë e saj. Kosova e ka kundërshtuar hapur që në fillim, duke vënë theksin te roli i Serbisë në rajon.

Së fundmi sërish presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar se “në momentin që Serbia heq dorë nga tendencat destabilizuese ndaj rajonit, në momentin që Serbia e njeh Kosovën si realitet i pakthyeshëm, si realitet që po ecë përpara dhe assesi nuk do të kthehet prapa, atëherë dikush mund ta marrë seriozisht deklaratën e (Aleksandër) Vuçiçit se i intereson bashkëpunimi rajonal”, – tha presidentja Osmani.

Pikëpyetjet mbi këtë nismë u shtuan më tej pasi Serbia doli kundër qëndrimit të BE-së ndaj Rusisë, duke refuzuar t’i bashkohet sanksioneve ndaj Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

“Ballkani i hapur është një interes shumë i rëndësishëm i Shqipërisë dhe shqiptarëve, edhe i Kosovës, por unë jam udhëheqës i Shqipërisë, nuk jam udhëheqës i Kosovës dhe nuk dua t’i jap as mend dhe as këshilla të pakërkuara udhëheqësve në Kosovë. Është në interesin e madh të Shqipërisë që të zgjerojë hapësirën e vet të lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve, kapitaleve” – tha zoti Rama.

Në Këshillimin Kombëtar një mbështetje të gjerë duket se ka marrë nga anketimi masiv edhe ideja e një amnistie të plotë për depozitimet e parave të emigrantëve shqiptarë në atdheun e tyre dhe mundësinë që ato të investohen në vendlindje.

Shqipëria po ashtu do të kërkojë të ndahet nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit në Bashkimin Europian nëse në mbledhjen e radhës të Këshillit Europian në qershor nuk do të merret një vendim pozitiv për hapjen e negociatave për anëtarësimin e plotë në BE. VOA

Shkrimi Mëparshëm

Pas 442 vitesh sundim e shtypje osmane, flamuri shqiptar u valëvit në Deçiq të Malësisë së Madhe. Kryengritja antiosmane e vitit 1911

Shkrimi Vijues

Një grua për Presidente? Zbardhet lista e kandidateve që po shqyrton Rama

Të Ngjashme

“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB
Aktualitet

“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB

21 Tetor, 2025
E dhimbshme: Ja si e detyruan Janaq Paçon t’i thyente skulpturat e tij
Kultura

E dhimbshme: Ja si e detyruan Janaq Paçon t’i thyente skulpturat e tij

21 Tetor, 2025
Traktati i Shën Stefanit dhe shqiptarët – padrejtësia e madhe e shekullit XIX. Si u shndërrua Ballkani në vatër konfliktesh
Kryesore

Traktati i Shën Stefanit dhe shqiptarët – padrejtësia e madhe e shekullit XIX. Si u shndërrua Ballkani në vatër konfliktesh

21 Tetor, 2025
Lidhjet mes shqiptarëve dhe ilirëve; dëshmite historike përball propagandës politike
Kryesore

Lidhjet mes shqiptarëve dhe ilirëve; dëshmite historike përball propagandës politike

21 Tetor, 2025
Thoma Turtulli, filantropi që i dhuroi Korçës; spitalin, bibliotekën, kinemanë, liceun, jetimoren dhe mbeti pa varr
Kultura

Thoma Turtulli, filantropi që i dhuroi Korçës; spitalin, bibliotekën, kinemanë, liceun, jetimoren dhe mbeti pa varr

20 Tetor, 2025
Lumturimi i Shën Terezës, humanistes së ndërgjegjes njerëzore! I dha botës, dashurinë për të pamundurin
Kultura

Lumturimi i Shën Terezës, humanistes së ndërgjegjes njerëzore! I dha botës, dashurinë për të pamundurin

20 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Një grua për Presidente? Zbardhet lista e kandidateve që po shqyrton Rama

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB

“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB

21 Tetor, 2025
E dhimbshme: Ja si e detyruan Janaq Paçon t’i thyente skulpturat e tij

E dhimbshme: Ja si e detyruan Janaq Paçon t’i thyente skulpturat e tij

21 Tetor, 2025
Traktati i Shën Stefanit dhe shqiptarët – padrejtësia e madhe e shekullit XIX. Si u shndërrua Ballkani në vatër konfliktesh

Traktati i Shën Stefanit dhe shqiptarët – padrejtësia e madhe e shekullit XIX. Si u shndërrua Ballkani në vatër konfliktesh

21 Tetor, 2025
Lidhjet mes shqiptarëve dhe ilirëve; dëshmite historike përball propagandës politike

Lidhjet mes shqiptarëve dhe ilirëve; dëshmite historike përball propagandës politike

21 Tetor, 2025
“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB

“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB

21 Tetor, 2025
E dhimbshme: Ja si e detyruan Janaq Paçon t’i thyente skulpturat e tij

E dhimbshme: Ja si e detyruan Janaq Paçon t’i thyente skulpturat e tij

21 Tetor, 2025
Traktati i Shën Stefanit dhe shqiptarët – padrejtësia e madhe e shekullit XIX. Si u shndërrua Ballkani në vatër konfliktesh

Traktati i Shën Stefanit dhe shqiptarët – padrejtësia e madhe e shekullit XIX. Si u shndërrua Ballkani në vatër konfliktesh

21 Tetor, 2025
Lidhjet mes shqiptarëve dhe ilirëve; dëshmite historike përball propagandës politike

Lidhjet mes shqiptarëve dhe ilirëve; dëshmite historike përball propagandës politike

21 Tetor, 2025
Thoma Turtulli, filantropi që i dhuroi Korçës; spitalin, bibliotekën, kinemanë, liceun, jetimoren dhe mbeti pa varr

Thoma Turtulli, filantropi që i dhuroi Korçës; spitalin, bibliotekën, kinemanë, liceun, jetimoren dhe mbeti pa varr

20 Tetor, 2025
Lumturimi i Shën Terezës, humanistes së ndërgjegjes njerëzore! I dha botës, dashurinë për të pamundurin

Lumturimi i Shën Terezës, humanistes së ndërgjegjes njerëzore! I dha botës, dashurinë për të pamundurin

20 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist