


Në vitet e stuhishme 1910 -1911, në Potgoricen e kohes, nga dhuna e represioni i otomaneve ishin detyruar të strehohen si emigrant, burra e familje nga më qendrestaret e nacionalistet e Shqiperisë veriore e tjer.. Dokumente të atyre koheve tregojnë per mijera emigrant politik nga e gjithë Malsia e Madhe, por edhe nga Kosova (Gjakova, Mitrovica), si dhe nga Shkodra, Lezha, madje edhe nga Preveza e më gjërë..Gjatë gjithë kohes , por veçanarisht gjatë vjeshtes të vitit 1910 e muajit të parë të dimrit (dhjetorit) kishte pasur perpjekje me armë në mes malsoreve trima dhe trupave ushtarake turke. Nga keto perpjekje luftarake po veçojmë atë të zhvilluar në Rranxa të Hotit (në dhjetor) nga trimat e Hotit, Grudes e Trieshit, ku ushtria turke pati 50 të vdekur e plagosur, ndersa nga trimat msalesor ranë heroikisht; Gjel Çak Mirashi e Vatë Martini nga Trieshi, dhe Zef Peri e Nikollë Prekë Hasi nga Hoti e tjer.*3*.© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com