E premte, 19 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

“Autovetura si bukë, gjellë dhe … vajtje në opera!”- Fuga: Ja paradoksi që krijon iluzionin e qelbur!

17 Mars, 2022
Në Aktualitet, Kryesore, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Artan Fuga

Si tregues varfërie! Ky ish kryeministri suedez e ka ngrënë si shenjë pasurie! Gjithmonë ka një iluzion që qarkullon nëpër fjalë njerëzish që nuk dijnë të bëjnë llogari, nuk ja thonë për të analizuar sociologjikisht çfarë ndodh, ose nuk njohin të dhëna statistikore!

Cfarë varfërie more? Shikoni njerëzit si përdorin veturat e tyre? Ku e gjejnë gjithë këtë naftë a benzinë? Do lekë ajo! Ja pra që nuk ka varfëri!

Nuk bindesh? Shih kafenetë, plotë e përplotë, ku është varfëria!

Atëherë çfarë ndodh në vite? Maqinat e shumta te ne janë shënjë varfërie dhe jo jete normale! Ky është paradoksi që krijon iluzionin e qelbur!

Kush nuk beson le t’i hedhë një sy shifrave që boton INSTAT-i, pavarësisht se nga ana e besueshmërisë dhe e metodologjisë së përdorur këto të dhëna atje janë për faqe të zezë!

Por diçka duke i analizuar me hamendje mund të kuptosh!  Ajo që i ka ndodhur familjeve shqiptare me të ardhura të mesme dhe të ulta ka qenë rrudhja e buxhetit familjar dhe harxhimi i parasë mujore duke rrudhur të gjithë zërat me përjashtim të ushqimit, me atë cilësi që dimë, dhe pagesave të detyruara, ujë, drita, qira, etj. Këto vetëm shkojnë, bashkë me ndonjë shërbim tjetër nja 80 % e kusur më shumë të buxhetit. Mesatarisht flas sepse ka familje që ato zënë edhe më shumë se gjithë buxheti i njohur i familjes.

Pjesa tjetër shkon për karburantit e veturës së vjetër, pavarësisht markës! Dhe për lekë kafeje!

Autovetura është për familjen mjet pune, mjet transporti, mjet për të shkuar diku qoftë edhe për një zbavitje, mjet për shërbime të familjes, mjet për të vajtur në punë, përse jo edhe mjet dinjiteti social: Shiko të gjithë kanë nga një makinë, ne nuk kemi!  Prandaj shqiptari sikurse shikon te INSTAT-i nuk harxhon dot për turizëm, për veprimtari sportive, për mirëmbajtjen e trupit fizikisht, për të blerë libra, për informacion shkencor, për kulturë dhe për art, këto shpenzime janë krejt minimale! Lëre pastaj për të vajtur në udhëtime jashtë vendit, për të shkolluar jashtë fëmijën, për të vajtur në kinemara, opera, koncerte, këto janë harruar! Pa lëre për kozmetikën, a për të çuar çilimiun në një kurs pianoje, pikture, flauti, etj., dhe atë që quhet kujdesi për jetën dhe shëndetin! Lëre pastaj për të investuar në lule, orendi shtëpiake të rinovuara një herë në disa vjet!

Të gjitha këto para që normalisht duhej të shkonin në këto drejtime që dallojnë një shoqëri të zhvilluar me mirëqënie, janë rrudhur në vite dhe kanë shkuar te karburanti, riparimi i veturës, dhe te kafeneja e lagjes për babin!

Prandaj duket që meqë ka vetura në qarkullim dhe milet nëpër kafene, nga papunësia dhe mungesa e mjediseve të tjera të shoqërizimit të njerëzve, duket sikur ja: çfarë varfërie! Plot makina! Ku i gjejnë paratë xhanëm!!!

Makina ata jashtë, maqina edhe ne! Çfarë doni! Eeeeee, po ata jashtë nuk i kanë bërë lekët e kalamajve makinë dhe benzinë a naftë! Kurse ne atë bëjmë! Librat, pushimet, turizmat, lulet, kulturën për kalamajtë, kursin e baletit, abonimin në revista, kremërat, masazhet, operat, sportin, cilësinë e jorganeve, cilësinë e xhameve në dritare, ngrohjen, e kemi bërë lekë maqine!

Nuk ka lekë të tjera! Prandaj kur ngrihet çmimi i karburanteve prek kockën e familjes shqiptare, prek integralisht të gjitha ato që ajo nuk i ka sepse i ka bërë lekët e bukës së gojës maqinë! Se i duhet maqina, se e ka dinjitet, mjet transporti, plazh, turizëm, tregti, kopësht, autobuz, madje edhe vazo me lule, opera, gjithçka! Prandaj kujdeset mileti kur vozit, se të “vret” tjetri po i gërvishte maqinën, se e ka gjithçka! 50 vjet komunizëm ka duruar me ëndërrën: a të kisha një maqiiiiinë!

Sepse ndjen lumturi kur thotë : Ja e kam parkuar atje maqinën time! Se ka parkuar ngrohjen, librat e kalamajve, operan, bukën e gojës, tregtinë me pakicë, lulet, etj!  Prandaj bëhemi keq kur edhe maqinën na e heqin, sepse është e vetmja gjë që kemi tepër, veç bukës së gojës dhe rrobeve të trupit!

Por hajde foli atyre që nuk e kuptojnë pa! Shqiptari masiv lekët e fundit i ka bërë maqinë, kafe dhe cigare – duhan, tjetër lekë nuk ka! Po ngrite çmimin e këtyre, ke probleme! Sa për presh të prishur, limona mbytur me pesticide, pjeshkë të rrudhura si faqe njëqindjeçarësh, mandarina bosh nga brenda,a ku e di unë, aty po është tolerant! Ha ato me çmim të mbajtur në zgrip, që lekët t’i bëjë karburant dhe riparim maqiiiiiine! Keni parë si lulëzojnë grazhet e riparimit të maqiiiinave!
Na heqin maqiiiiinën!

Shkrimi Mëparshëm

Kosova kërkon mbështetjen e SHBA-së për pranimin në NATO

Shkrimi Vijues

90 vite nga vdekja e Iljaz Vrionit, firmëtarit të Pavarësisë, ish-kryeministrit të shquar të Shqipërisë

Të Ngjashme

Tinka Kurti feston 93 vjetorin: “Pres të më bëni një ceremoni të përshtatshme”
Aktualitet

Tinka Kurti feston 93 vjetorin: “Pres të më bëni një ceremoni të përshtatshme”

18 Dhjetor, 2025
Ilir Muharremi: Tingulli i lashtësisë, mozaiku i Saimir Stratit
Aktualitet

Ilir Muharremi: Tingulli i lashtësisë, mozaiku i Saimir Stratit

18 Dhjetor, 2025
Nga toponimia në histori: Gjurmët e Gjin Bua Shpatës në Atikën e sotme
Kultura

Nga toponimia në histori: Gjurmët e Gjin Bua Shpatës në Atikën e sotme

18 Dhjetor, 2025
Si vdiq Faik Konica i vetëm dhe me vetëm 15 dollarë e 54 centë në xhep?
Kultura

Si vdiq Faik Konica i vetëm dhe me vetëm 15 dollarë e 54 centë në xhep?

17 Dhjetor, 2025
Punimet në Parkun e Finiqit/ Studiuesit: Po vihet në rrezik trashëgimia
Aktualitet

Punimet në Parkun e Finiqit/ Studiuesit: Po vihet në rrezik trashëgimia

17 Dhjetor, 2025
Zbulohet letra e panjohur e 15 dhjetorit 1942, për Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve
Kultura

Zbulohet letra e panjohur e 15 dhjetorit 1942, për Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve

17 Dhjetor, 2025
Shkrimi Vijues

90 vite nga vdekja e Iljaz Vrionit, firmëtarit të Pavarësisë, ish-kryeministrit të shquar të Shqipërisë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Fan Noli në Gjenevë: 105 vite më parë, Shqipëria pranohet anëtare e Lidhjes së Kombeve

Fan Noli në Gjenevë: 105 vite më parë, Shqipëria pranohet anëtare e Lidhjes së Kombeve

18 Dhjetor, 2025
291 vjet nga themelimi i Seminarit Arbëresh të Palermos: Vatër e ruajtjes së identitetit shqiptar në Itali

291 vjet nga themelimi i Seminarit Arbëresh të Palermos: Vatër e ruajtjes së identitetit shqiptar në Itali

18 Dhjetor, 2025
Tinka Kurti feston 93 vjetorin: “Pres të më bëni një ceremoni të përshtatshme”

Tinka Kurti feston 93 vjetorin: “Pres të më bëni një ceremoni të përshtatshme”

18 Dhjetor, 2025
Ilir Muharremi: Tingulli i lashtësisë, mozaiku i Saimir Stratit

Ilir Muharremi: Tingulli i lashtësisë, mozaiku i Saimir Stratit

18 Dhjetor, 2025
Fan Noli në Gjenevë: 105 vite më parë, Shqipëria pranohet anëtare e Lidhjes së Kombeve

Fan Noli në Gjenevë: 105 vite më parë, Shqipëria pranohet anëtare e Lidhjes së Kombeve

18 Dhjetor, 2025
291 vjet nga themelimi i Seminarit Arbëresh të Palermos: Vatër e ruajtjes së identitetit shqiptar në Itali

291 vjet nga themelimi i Seminarit Arbëresh të Palermos: Vatër e ruajtjes së identitetit shqiptar në Itali

18 Dhjetor, 2025
Tinka Kurti feston 93 vjetorin: “Pres të më bëni një ceremoni të përshtatshme”

Tinka Kurti feston 93 vjetorin: “Pres të më bëni një ceremoni të përshtatshme”

18 Dhjetor, 2025
Ilir Muharremi: Tingulli i lashtësisë, mozaiku i Saimir Stratit

Ilir Muharremi: Tingulli i lashtësisë, mozaiku i Saimir Stratit

18 Dhjetor, 2025
Nga toponimia në histori: Gjurmët e Gjin Bua Shpatës në Atikën e sotme

Nga toponimia në histori: Gjurmët e Gjin Bua Shpatës në Atikën e sotme

18 Dhjetor, 2025
Si vdiq Faik Konica i vetëm dhe me vetëm 15 dollarë e 54 centë në xhep?

Si vdiq Faik Konica i vetëm dhe me vetëm 15 dollarë e 54 centë në xhep?

17 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist