E mërkurë, 22 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

“Asnjë lek për Malumën”, organizatorja nxjerr zbuluar Ramën dhe Veliajn: Ja sa milionë u paguan nga Bashkia e Tiranës

16 Mars, 2022
Në Aktualitet, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Edi Rama dhe Erion Veliaj gënjejnë kur thonë se për koncertin e Malumës në Tiranës, nuk u pagua nga institucionet shtetërore. Të paktën, ky është konkluzioni që del pas deklaratave të një nga përfaqësueseve të kompanisë private që solli këngëtarin me famë botërore në Shqipëri.

“Ky është aktivitet në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës. Këshilli i Kulturës në Bashkinë e Tiranës ka miratuar një fond ndihmë për 5 milionë lekë të reja. 50 milionë të vjetra”, tha Uarda Koçi në një emision televiziv.

Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama do të deklaronte publikisht se nga buxheti i shtetit nuk është paguar asnjë Lekë për të sjellë në Tiranë kolumbianin – në një kohë kur qytetarët shqiptarë protestojnë për rritjen e çmimeve të produkteve bazë. Madje, mori përsipër edhe të bënte humor duke e quajtur këngëtarin “Malumja” – ndoshta për të krijuar përshtypjen se as ja ia idenë se kush është ai për të cilin flitej aq shumë. Rama tha se pyeti në Bashki dhe prej andej, e kishin siguruar se këngëtarin e ka sjellë një kompani private. Nga asnjë buxhet publik, theksoi, s’është paguar asnjë Lekë. “Unë se dija kush ishte Malumja… Po dëgjoj një muzikë këtu jashtë, nuk e dija ça është. Më thoni është Malumja. Nuk e dija ça ishte sot e mora vesh. Më shkruani se keni lekë për Malumën, nuk është paguar asnjë lekë, nga asnjë buxhet publik. Se pyeta dhe në bashki. E ka sjellë një kompani private. Unë se dija kush ishte Malumja…”, do të shprehej Rama.

Rama reagoi përmes komenteve në “Facebook” lidhur me kritikat për koncertin e mbajtur mbrëmjen e kaluar me rastin e “Ditës së Verës” në Tiranë, të këngëtarit kolumbian me famë botërore, Maluma. Një qytetar e kritikon atë duke e “falenderuar” me ironi për koncertin: “Faleminderit per koncertin dje dhe të gjithë e kuptuam turpin.” Rama i kthehet këtij komentuesi duke e sqaruar se për koncertin e Malumës nuk ishte harxhuar asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit, por se gjithçka ishte organizuar nga një kompani private.  “Jo që s’ke kuptuar gjë, po je keqkuptuar edhe më shumë, sepse koncerti nuk kishte asnjë lidhje me asnjë qindarkë nga fondet publike, po ishte i organizuar nga një kompani private, çka e bën turpin e protestës edhe më të turpshëm në fakt, kur mendon se aty thuhen edhe maskarallëqe të tilla si Malumja me lekët e shtetit, Maybach-u i Lali Erit apo Abazhuri prej floriri i zyrës time.”- ia kthen Rama qytetarit.

Kryeministri duket se ka qenë në dijeni të shumës dhe ka gënjyer, ose kur ka pyetur në Bashki – siç edhe deklaroi – e ka mashtruar “Lali Eri”.

Veliaj tha se Bashkia e Tiranës mundësoi vënien në dispozicion të sheshit për mbajtjen e koncertit.

“Bashkia e Tiranës sigurisht që do t’ia japë sheshin për koncert sepse, s’mund t’i themi se meqë 200 vetë protestojnë, do ndalojmë çdo gjë tjetër”, tha Veliaj, i cili sulmoi dhe protestat qytetare, duke i cilësuar “nga më të paqënat”. Madje, ai bëri me dije se ka persona që kishin paguar rreth 1.000 Euro për një foto me këngëtarin. “Jetojmë në kapitalizëm”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranë. Më tej, porositi ata që kanë që kishin mundësi të paguanin atë shumë, të solidarizoheshin dhe me fqinjët e tyre duke i ndihmuar. “Kush ka mundësi të shkoj te Maluma të shikojë dhe fqinjin e vetë. Nëse presim vetëm nga shteti s’kemi kuptuar thelbin e krizës ku jemi”, tha ai.

Shkrimi Mëparshëm

Vendim i ri nga Bordi i Transparencës, ja sa shkon çmimi i naftës në Shqipëri deri në 21 mars

Shkrimi Vijues

“Ka shpresa për kompromis”, Lavrov: Konflikti në Ukrainë do të përcaktojë rendin botëror

Të Ngjashme

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut
Aktualitet

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

22 Tetor, 2025
“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB
Aktualitet

“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB

21 Tetor, 2025
Traktati i Shën Stefanit dhe shqiptarët – padrejtësia e madhe e shekullit XIX. Si u shndërrua Ballkani në vatër konfliktesh
Kryesore

Traktati i Shën Stefanit dhe shqiptarët – padrejtësia e madhe e shekullit XIX. Si u shndërrua Ballkani në vatër konfliktesh

21 Tetor, 2025
Lidhjet mes shqiptarëve dhe ilirëve; dëshmite historike përball propagandës politike
Kryesore

Lidhjet mes shqiptarëve dhe ilirëve; dëshmite historike përball propagandës politike

21 Tetor, 2025
Media spanjolle “OKdiario”: Shqipëria, destinacioni evropian për vitin 2025
Aktualitet

Media spanjolle “OKdiario”: Shqipëria, destinacioni evropian për vitin 2025

20 Tetor, 2025
Dorëshkrimet e Dritëro Agollit/ Ekspozohen pjesë origjinale të veprës “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”
Aktualitet

Dorëshkrimet e Dritëro Agollit/ Ekspozohen pjesë origjinale të veprës “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”

15 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

“Ka shpresa për kompromis”, Lavrov: Konflikti në Ukrainë do të përcaktojë rendin botëror

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

22 Tetor, 2025
“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

22 Tetor, 2025
Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

22 Tetor, 2025
“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”

“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”

22 Tetor, 2025
Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

22 Tetor, 2025
“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

22 Tetor, 2025
Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

22 Tetor, 2025
“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”

“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”

22 Tetor, 2025
“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB

“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB

21 Tetor, 2025
E dhimbshme: Ja si e detyruan Janaq Paçon t’i thyente skulpturat e tij

E dhimbshme: Ja si e detyruan Janaq Paçon t’i thyente skulpturat e tij

21 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist