• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

578 vjet ndërgjegje kombëtare. Më 2 mars 1444 akti historik i bashkimit në Besëlidhjen e Lezhës

Vinny nga Vinny
2 Mars, 2022
Në Kryesore, Kultura
0
0
NDARJET
375
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Sot më 2 mars 2022, kujtojmë 578 vjetorin e  Kuvendit të Lezhës, ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar, mbajtur më 2 mars 1444 në Kishës katedrale të Shën Kollit, në Lezhë, që njihet si Besëlidhja e Lezhës. Pra, pikërisht si sot, më 2 mars 1444 në Kishës katedrale të Shën Kollit në qytetin e Lezhës, ku sot gjendet edhe memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut, u mbajt Besëlidhja e Lezhës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar gjatë periudhës së mesjetës e të tërë historisë kombëtare.

Ishte 2 marsi i vitit 1444, kur Gjergj Kastriot Skënderbeu, menjëherë pas kthimit nga Turqia, për herë të parë në historinë e mesjetës shqiptare mblodhi në një kuvend të gjitha principatat shqiptare, me qëllim përballimin e sulmit otoman. Pikërisht, realizimi i bashkimit të të gjithë princave shqiptarë në një kuvend të përbashkët nga ana e Skënderbeut përbën edhe njërën ndër idetë më të mëdha e novatore të tij.

Në Kuvendin e Lezhës u mblodhën principata shqiptare nga veriu në jug, ku më të rëndësishmet ishin Arianitasit, Dukagjinasit, Balshajt dhe Topiat, ndërsa nga pikëpamja ballkanike në të mori pjesë dhe princi i Malit të Zi.

Kuvendi vendosi komandant të përgjithshëm të Lidhjes Gjergj Kastriotin Skënderbeun, duke njohur autoritetin e tij politik dhe ushtarak. Që prej këtij bashkimi udhëheqësi legjendar rriti  rezistencën e ushtrisë së tij dhe drejtoi luftën për 25 vjet me radhë kundër pushtimit otoman. Kuvendi realizoi Besëlidhjen e madhe shqiptare, që i dha jetë shtetit më të fuqishëm mesjetar të Arbërit, ku u farkëtua shpirti i arbërve dhe identiteti  ynë kombëtar .

Po t’i referohesh dokumentacionit historik kuvendi i Besëlidhjes nuk u mbajt rastësisht në qytetin e Lezhës, i cili në atë kohë ishte në zotërimin e Venedikut. Kjo ngjarje e rëndësishme u zhvillua në këtë qytet, pasi Lezha nuk përfaqësonte kryeqendrën e principatave dhe në këtë mënyrë shmangeshin grindjet e mundshme dhe krijohej ideja e barazisë.

Kjo është cilësuar nga shumë figura të asaj kohe edhe si një nga veprimet diplomatike të Gjergj Kastriotit Skënderbeut.  Kuvendi u mbajt në Lezhë, duke ditur faktin se Lezha me anë të pushtetit venedikas do të shërbente edhe si faktor përkrahje në Evropë, pasi një nga idetë me të mëdha të Lidhjes ishte integrimi i Shqipërisë në Evropën perëndimore.

Besëlidhja e Lezhës përbën një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së mesjetës, prandaj 2 marsi i vitit 1444 nuk është thjeshtë një datë, është një mesazh, aq më tepër në një realitet që priret gjithnjë më shumë ta lexojë me indiferencë historinë, të harrojë mësimet që vijnë prej saj, të jetojë vetëm për të sotmen e të mohojë të djeshmen e largët e të afërme, e aq më keq, të nesërmen, duke harruar se nuk mund të ndërtohen njëra pa tjetrën.

2 marsi është mesazhi i bashkimit, në një, për Atdheun, që ka nevojë më shumë se kurrë t’i shikojë të gjithë bijtë e vet të ndershëm një mendjeje e një zemre, që jetojnë e punojnë për të mirën e përbashkët, për të mirën e të gjithëve. Të mbledhur rreth një elteri të vetëm, siç ishte ai i Katedrales-Kështjellë e simbol.

Shkrimi Mëparshëm

Kina pro Rusisë, refuzon miratimin e sanksioneve

Shkrimi Vijues

Eksperti bën profilizim të Putin: Ka elementë të sadizmit, thërret shpirtrat në Urale

Shkrimi Vijues

Eksperti bën profilizim të Putin: Ka elementë të sadizmit, thërret shpirtrat në Urale

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Sot në ditëlindjen e Vangjush Mio, piktorit të parë impresionist, “Poetit të peizazhit shqiptar”

Sot në ditëlindjen e Vangjush Mio, piktorit të parë impresionist, “Poetit të peizazhit shqiptar”

5 Mars, 2026
“Time”: Valbona, thesari i fshehur i Alpeve për aventurierët e ecjes në natyrë

“Time”: Valbona, thesari i fshehur i Alpeve për aventurierët e ecjes në natyrë

5 Mars, 2026
Edhe Gjergj, edhe Skënder. Gjergjin s’e harroi, Skënderin s’e hoqi!

Edhe Gjergj, edhe Skënder. Gjergjin s’e harroi, Skënderin s’e hoqi!

5 Mars, 2026
Pirroja dhe Epiri: Një histori mes botës Iliro-Epirote dhe debatit modern historiografik

Stavros Voutyras dhe trashëgimia e tij më e çmuar, studimi i ethnos-it shqiptar

Stavros Voutyras dhe trashëgimia e tij më e çmuar, studimi i ethnos-it shqiptar

4 Mars, 2026
Vulin kërcënon Kosovën dhe Kurtin, Sveçla: As Vulin, as Vuçiq, as nuk mund të na frikësojnë e as të na ndalin

Vulin kërcënon Kosovën dhe Kurtin, Sveçla: As Vulin, as Vuçiq, as nuk mund të na frikësojnë e as të na ndalin

4 Mars, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist