E premte, 19 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Ruajtja e pastërtisë së gjuhës shqipe pa e humbur pasurimin

22 Shkurt, 2022
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Ruajtja e pastërtisë së gjuhës shqipe pa e humbur pasurimin, ka qenë njëri prej konstatimeve e kërkesave në aktivitetin “Gjuha, shoqëria, e ardhmja”, të mbajtur të hënën në Tiranë, organizuar prej Qendrës Kombëtare e Librit dhe Leximit në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. Diskutimi mbi gjuhën, diversitetin gjuhësor dhe kulturor kanë qenë shtyllat e këtij aktiviteti.

Alda Bardhyli, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, pasi ka kujtuar se 20 shkurti, Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare qe shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1999, ka thënë se në këtë datë, pothuajse të gjitha vendet anëtare të OKB-së organizojnë tubime ndërgjegjësuese në mbrojtje të diversitetit kulturor e të gjuhës amtare. Sipas tij, pikërisht edhe ky takim ka në qendër reflektimin mbi nevojën e mbrojtjes së gjuhës shqipe, prandaj edhe është quajtur “Gjuha, shoqëria, e ardhmja”, për të diskutuar mbi rëndësinë e gjuhës dhe diversitetin kulturor që ajo mbart.

“Ruajtja e pastërtisë së gjuhës shqipe, pa humbur pasurimin që i jep koha, mendoj se është një detyrë morale jo vetëm e institucioneve përgjegjëse, por edhe e shoqërisë dhe individit”, ka thënë Bardhyli, citojnë mediat në Shqipëri. Pjesë e familjes së gjuhëve indoevropiane, shqipja, sipas saj, ka tërhequr vëmendjen e filologëve të huaj për mundësinë e pafundme të shprehjes, forcën dhe peizazhin e saj të brendshëm.

“Me një strukturë të thellë shqipja u ka mbijetuar presioneve historike duke ruajtur thellësisht identitetin e saj, por fatkeqësisht sot ajo është vënë përballë një sërë presionesh që po dëmtojnë identitetin e saj duke përmendur gjuhën e përdorur në diskursin publik, fjalët e huaja të ardhura në gjuhën shqipe, gjuha e përdorur nga politika e media etj. Ndaj ky takim ka në thelb ndërgjegjësimin në ruajtjen e një lloj pastërtie të shqipes dhe identitetit të saj”, ka theksuar Bardhyli.

Gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj ka evidentuar disa problematika që prekin gjuhën shqipe në ditët e sotme duke e vënë theksin tek ndikimi i fjalëve të huaja, që duhet të jetë i kontrolluar dhe vetëm atëherë kur është thellësisht i nevojshëm dhe për rëndësinë që i duhet dhënë studimit të gjuhës në shkolla.

“’Për dëshirën për të folur shqip e të papërzier është derdhur edhe gjak’, ka thënë Naimi, ndaj gjuha shqipe është simbol i bashkësisë etnike të shqiptarëve dhe duhet të marrë një rëndësi të veçantë”, ka thënë Shkurtaj. Kolegu i tij, Xhevat Lloshi, në fjalën e tij ka theksuar se “pas 50 vjetësh gjuhën e sotme duhet parë të përdorur në rrethana të reja.

“Duke shpresuar të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian, gjuha shqipe do të jetë pjesë e të gjitha dokumenteve zyrtare ndaj kujdesi ndaj gjuhës shqipe sot duhet të përkthehet si kujdes për t‘ju shërbyer shqiptarëve në nivel kulturor e kombëtar”, ka thënë ai. Sipas Loshit, duke qenë se kanë ndryshuar format e komunikimit, hyrja e fjalëve të huaja dhe përdorimi i saj gjerësisht në mjetet elektronike si një formë e re komunikimi duhet treguar një kujdes i madh në ruajtjen e pastërtisë dhe identitetit të gjuhës.

Studiuesja Anila Omari u shpreh se kohët e fundit vihen re ndryshime të shpejta dhe të vrullshme në gjuhë.

“Aq sa na bëjnë të mos njohim fytyrën e vërtetë të saj. Këto problematika na bëjnë t’i kthejmë sytë nga arsimi dhe rëndësia e tij në edukimin e brezave të rinj. Problemet e gjuhës sot prekin shumë rrafshe: atë morfologjik, sintaksor dhe drejtshkrimor, si në rastin e përdorimit të apostrofës apo trajtave të bashkuara ku shihen shpesh gabime”, ka thënë ajo.

Linda Meniku ka theksuar se “për ruajtjen e gjuhës shqipe në diasporë dhe brenda vendit duhet hartuar politikë për ruajtjen normative të gjuhës standarde.

“Është me rëndësi ruajtja e identitetit kombëtar, ndaj duhen bërë studime të përhershme në fushën e gjuhës, prandaj duhet të kemi të rinj, studiues të apasionuar dhe të interesuar për këtë fushë”, ka thënë Meniku.

Shkrimi Mëparshëm

Çabej: Nga arbën në shqiptar

Shkrimi Vijues

Letra e Luigj Gurakuqit para Konferencës së Paqes

Të Ngjashme

Eurostat, Shqipëria në krye të listës për rënie të popullsisë
Aktualitet

Eurostat, Shqipëria në krye të listës për rënie të popullsisë

19 Dhjetor, 2025
The Guardian: Shqipëria, mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët
Aktualitet

The Guardian: Shqipëria, mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

19 Dhjetor, 2025
Kombi shqiptar me imazh të unifikuar në një festival vlerash
Aktualitet

Kombi shqiptar me imazh të unifikuar në një festival vlerash

19 Dhjetor, 2025
Bajronizmi arbëresh
Kultura

Bajronizmi arbëresh

19 Dhjetor, 2025
Shqipëria Venedikase: Si u shkua nga Malësi në Mal i Zi? Një analizë historike, kulturore dhe demografike
Kultura

Shqipëria Venedikase: Si u shkua nga Malësi në Mal i Zi? Një analizë historike, kulturore dhe demografike

19 Dhjetor, 2025
Fan Noli në Gjenevë: 105 vite më parë, Shqipëria pranohet anëtare e Lidhjes së Kombeve
Kultura

Fan Noli në Gjenevë: 105 vite më parë, Shqipëria pranohet anëtare e Lidhjes së Kombeve

18 Dhjetor, 2025
Shkrimi Vijues

Letra e Luigj Gurakuqit para Konferencës së Paqes

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Eurostat, Shqipëria në krye të listës për rënie të popullsisë

Eurostat, Shqipëria në krye të listës për rënie të popullsisë

19 Dhjetor, 2025
The Guardian: Shqipëria, mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

The Guardian: Shqipëria, mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

19 Dhjetor, 2025
Kombi shqiptar me imazh të unifikuar në një festival vlerash

Kombi shqiptar me imazh të unifikuar në një festival vlerash

19 Dhjetor, 2025
Bajronizmi arbëresh

Bajronizmi arbëresh

19 Dhjetor, 2025
Eurostat, Shqipëria në krye të listës për rënie të popullsisë

Eurostat, Shqipëria në krye të listës për rënie të popullsisë

19 Dhjetor, 2025
The Guardian: Shqipëria, mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

The Guardian: Shqipëria, mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

19 Dhjetor, 2025
Kombi shqiptar me imazh të unifikuar në një festival vlerash

Kombi shqiptar me imazh të unifikuar në një festival vlerash

19 Dhjetor, 2025
Bajronizmi arbëresh

Bajronizmi arbëresh

19 Dhjetor, 2025
Shqipëria Venedikase: Si u shkua nga Malësi në Mal i Zi? Një analizë historike, kulturore dhe demografike

Shqipëria Venedikase: Si u shkua nga Malësi në Mal i Zi? Një analizë historike, kulturore dhe demografike

19 Dhjetor, 2025
Fan Noli në Gjenevë: 105 vite më parë, Shqipëria pranohet anëtare e Lidhjes së Kombeve

Fan Noli në Gjenevë: 105 vite më parë, Shqipëria pranohet anëtare e Lidhjes së Kombeve

18 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist