E martë, 28 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Vjosa Osmani: Rusia nëpërmjet Serbisë synon destabilizimin e rajonit

21 Shkurt, 2022
Në Aktualitet, Kryesore, Politika, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e kanë vlerësuar pjesëmarrjen e Kosovës si të suksesshme në Konferencën e Sigurisë në Munih të Gjermanisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidentja Osmani, duke i përmbledhur aktivitetet e zhvilluara nga Kosova në konferencë, i ka cilësuar si intensive tre ditët e pjesëmarrjes, meqë Kosova mori pjesë në sërë panelesh, tryezash dhe zhvilloi takime të shumta me përfaqësues të shteteve tjera dhe organizatave ndërkombëtare.

“Në të gjitha këto organizime si dhe takime e diskutime bilaterale, përçuam mesazhin se Kosova është shembull i shkëlqyeshëm i kontributit për paqe e stabilitet në rajon, duke kryer njëkohësisht një sërë reformash brenda vendit të cilat po përkrahen fuqishëm nga qytetarët por edhe nga partnerët ndërkombëtarë”, shkroi Osmani në rrjetet sociale të dielën në mbrëmje.

Presidentja kosovare ka thënë se përkushtimi i Kosovës në procesin e integrimit në strukturat euro-atlantike, përtej aspektit deklarativ, po dëshmohet edhe me veprime konkrete.

“Është imperative që e ardhmja e vendit tonë në këto struktura të garantohet duke pasur parasysh ndikimin çdo ditë e më të madh të Rusisë, nëpërmjet Serbisë, që ka për qëllim destabilizimin e rajonit”, u shpreh presidentja Osmani.

Osmani shtoi se Kosova synon avancimin e raporteve me shtete të tjera dhe shtyrjen përpara të interesave të vendit dhe të qytetarëve të saj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se bashkë me zv/kryeministren, njëherësh kryediplomaten Donika Gërvalla, kanë zhvilluar 17 takime bilaterale dhe biseda me liderë e përfaqësues politikë nga Evropa dhe bota në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih.

Kurti theksoı se për marrëdhëniet bilaterale dhe fushat e bashkëpunimit, kanë biseduar me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, me kryeministrin e Bullgarisë, Kiri Petkov, si dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Ndërsa bashkë me presidenten Vjosa Osmani përfaqësuesit kosovarë kanë takuar edhe kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, ku theksuan rëndësinë e njohjes së shtetit të Kosovës nga Greqia, si hap i radhës i natyrshëm drejt thellimit të mëtutjeshëm të raporteve mes dy shteteve.

“Në takime të ndara me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, diskutuam për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ndërkaq në takimin me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Buxhet dhe Administratë, Johannes Hahn, kërkuam dhe morëm premtim për më shumë mbështetje financiare dhe teknike në fushën e arsimit dhe punësimit të të rinjve”, shkroi kryeministri Kurti.

Kryeministri Kurti dhe zv/kryeministrja Gërvalla kanë takuar edhe ministren e Punëve të Jashtme të Australisë, Marise Payne; ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde; zv/kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Jordanisë, që është një prej shteteve të para të Lindjes së Mesme që kanë njohur Kosovën, Ayan Safadi; si dhe ministrin gjerman të Ushqimit dhe Bujqësisë, Cem Ozdemir, të cilët i kanë falënderuar për marrëdhëniet e mira dhe kanë shprehur interesim për përparimin e tyre.

Mundësitë dhe potencialin për investime në Kosovë, Kurti ka njoftuar se i ka prezantuar gjatë një dreke pune me ndërmarrës dhe investitorë të huaj në kuadër të Forumit “Angermyer” të Politikës dhe Inovacionit.

Ndërsa si pjesë e panelit të titulluar “Të humbur në tranzicion: Sfidat dhe perspektivat e llogaridhënies dhe drejtësisë tranzicionale”, kryeministri kosovar ka ritheksuar domosdoshmërinë e hapjes së arkivave shtetërore në Serbi, pasi krimet e kryera në Kosovë, ishin krime të kryera nga shteti i Serbisë.

Gjithashtu, për çështjen e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, kryeministri Kurti ka diskutuar me Presidentin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC), Peter Maurer.

Në Konferencën e Sigurisë në Munih kanë marrë pjesë rreth 30 krerë shtetesh si dhe rreth 80 ministra.

Për herë të parë prej dekadash Rusia nuk ka dërguar zyrtarisht asnjë delegacion në konferencën ku ndër shumë tema si, ndryshimi klimatik, digjitalizimi, konkurrenca e sistemeve mes demokracisë dhe autokracisë kanë kaluar në plan të dytë për diskutim, për shkak të trajtimit të krizës në Ukrainë.

Shkrimi Mëparshëm

Sot është Dita Ndërkombëtare e gjuhës amtare

Shkrimi Vijues

Protetë e tensionuar te “5 Maji”, qyetarët: Po na trajtojnë si kriminelë

Të Ngjashme

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore
Aktualitet

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar
Aktualitet

Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

27 Tetor, 2025
Busti i Lekë Dukagjini po kthehët në tokën e tij në Shpenadi të Prizrenit nga Shoqata “Lekë Dukagjini”
Aktualitet

Busti i Lekë Dukagjini po kthehët në tokën e tij në Shpenadi të Prizrenit nga Shoqata “Lekë Dukagjini”

27 Tetor, 2025
Berat, dy ikona të rralla nisin procesin e restaurimit në laboratorin e DRTK-së
Aktualitet

Berat, dy ikona të rralla nisin procesin e restaurimit në laboratorin e DRTK-së

27 Tetor, 2025
Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve
Kryesore

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

24 Tetor, 2025
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit
Aktualitet

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Protetë e tensionuar te “5 Maji”, qyetarët: Po na trajtojnë si kriminelë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

27 Tetor, 2025
Busti i Lekë Dukagjini po kthehët në tokën e tij në Shpenadi të Prizrenit nga Shoqata “Lekë Dukagjini”

Busti i Lekë Dukagjini po kthehët në tokën e tij në Shpenadi të Prizrenit nga Shoqata “Lekë Dukagjini”

27 Tetor, 2025
108-vjetori i themelimit të Liceut Francez të Korçës

Morea, një rrëfim për kujtesën e një toke arbërore që ende frymon në këngët dhe gjakun e bijve të saj

Morea, një rrëfim për kujtesën e një toke arbërore që ende frymon në këngët dhe gjakun e bijve të saj

27 Tetor, 2025
Berat, dy ikona të rralla nisin procesin e restaurimit në laboratorin e DRTK-së

Berat, dy ikona të rralla nisin procesin e restaurimit në laboratorin e DRTK-së

27 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist