E enjte, 23 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

E vërteta dhe Wikipedia… / Qëndrimi i Shtetit Shqiptar kur Butrinti quhet publikisht grek

Shteti shqiptar dhe “Butrinti grek”!

19 Shkurt, 2022
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Wikipedia është bërë “burim zyrtar” i shumë informacioneve për gazetarët, pseudo-shkencëtarët, e në veçanti për shumë qytetarët të botës, të cilët dëshirojnë të dinë më shumë për vendet që do t’i vizitojnë! Natyrisht, Wikipedia nuk mbanë përgjegjësi për asnjë dezinformim apo shtrembërim të fakteve që mund të publikohen! Është në kompetenca, por edhe obligim i akademikëve, intelektualëve, njohësve të fushave të caktuara që të raportojnë, që të intervenojnë dhe që t’i përmirësojnë të gjitha deformimet e qëllimshme. E çka bëjnë akademikët tanë, çka bën Ministria për Kulturë, Ministria për Arsim, tërë Shteti Shqiptar në momentin kur shohin se si akademikët dhe intelektualët grekë i shtrembërojnë faktet dhe vjedhin trashëgiminë tonë kulturore? Si është e mundur që në Wikipedia sot ekziston edhe një “Butrint grek”! Tashmë “Butrinti grek” është bërë “informacion zyrtar dhe i besueshëm” edhe në sajtin zyrtar të UNESKO-s! Nisur nga ky fakt, gazetarët anglez të “The Guardian”, duke publik një artikull mbi vendet me status të trashëgimisë kulturore shqiptare që duhet të vizitohen gjatë qëndrimit në Shqipëri, nënvizojnë se aty gjendet edhe “Butrinti grek”! Kjo perlë e arkeologjisë kombëtare vidhet nga grekët, pa u shqetësuar asnjë nga institucionet e Shtetit Shqiptar. Bien poshtë mbi 100 vite të studimeve arkeologjike të qindra arkeologëve nga vendi e nga jashtë që kanë hulumtuar, që kanë studiuar e që kanë konstatuar se Butrinti ishte një themelim prasaib, apo më gjerësisht kaon dhe epirot. Pra, kur ka ekzistuar ky qytet (1400 vjet p. K.) as që është bërë fjalë për ndikimin helen aty, as që ekziston ndonjë fakt historik apo arkeologjik që flet se Butrinti na qenka kulturë apo trashëgimi kulturore greke në Shqipërinë e sotme! Ta bësh Butrintin “grek”, është njësoj sikur të pretendosh se edhe Piramidat na qenkan “greke”, apo se Maçu Piçu është arkitekturë që del nga filozofia greke si dhe e ndërtuar prej vetë grekëve!

 

 

Pasi lejuam që të na grabiten nga grekët territoret ujore të Shqipërisë, pse mos të lejojmë që këtë grabitje të na i bëjnë edhe në sferën e arkeologjisë, trashëgimisë kulturore, dhe me këtë të pretendojnë shtrirjen e territorit grek deri aty ku është “një varr grek”! Dhe, mbi tërë këtë grabitje të heshtur, institucionet tona shtetërore vëzhgojnë si bufë dhe me shumë simpati. Madje, për të qenë tmerri edhe më i madh, në vetë dokumentet e Ministrisë për Kulturë të Shqipërisë hasim sintagmën “Bylisi grek”!

Arkeologët shqiptarë, të vjetër e të rinj, janë përjashtuar nga çdo debat dhe nuk ftohen që si kompetentë e njohës të fakteve historike e arkeologjike të mbrojnë vlerat arkeologjike shtetërore si trashëgimi kulturore kombëtare. Madje, Ministria për Kulturë, në hartimin e Planit të Menaxhimit të Integruar të Parkut Kombëtar të Butrintit (2020-2030), ka angazhua një studio angleze, duke përjashtuar të gjithë arkeologët shqiptar që janë vulë e arkeologjisë kombëtare. Arkeologu shqiptar Dr. Neritan Ceka nënvizon se, sipas “ekspertëve anglezë”, rezultonte se “Butrinti ishte formuar gjatë periudhave greke dhe romake dhe e gjithë periudha prasaibe, kaone, apo epirote, ishte fshirë bashkë më studiuesit shqiptarë”.

Pse ky servilizëm e nënshtrim kaq i madh i pushtetarëve tanë karshi grekëve! Pse grekët Shqipërinë ta konsiderojnë si “atdhe alternativ” të tyre dhe me këtë tokë e kulturë të bëjnë çfarë të duan e të sillen si të duan! Vjedhja e fakteve historike, arkeologjike e të elementëve nga kultura nacionale, është e sanksionuar edhe me ligjet ndërkombëtare! Çfarë i bënë grekët si dhe mbarë bota Maqedonisë së Veriut? Çfarë po i bëjnë bullgarët Maqedonisë së Veriut! Askush në botë nuk mund të jetë në anën e atij populli që vjedh dhe përvetëson fakte historike, kulturore e arkeologjike! Është koha e fundit që të zgjohen nga gjumi institucionet e Shtetit Shqiptar dhe të formohen ekipe pune dhe të nisin përmirësimet në Wikipedia si dhe të të gjitha sajteve të organizatave botërore ku janë shtrembëruar faktet historike me pretendime për t’i vjedhur dhe përvetësuar nga grekët, serbët, maqedonasit, malazezët, nga këta entitete që historikisht i kanë pasur cak territoret shqiptare! Si do të sillej Shteti Shqiptar ndaj pretendimeve se “Pusteci maqedonas” është territor i Maqedonisë së Veriut!? Si do të sillej Shteti Shqiptar sikur serbët Novo Sellën e Vlorës ta quanin “territor serb” etj!?

Institucionet shtetërore shqiptare nuk duhet të kënaqen vetëm me konstatimin që i posedojnë faktet e pamohueshme historike, por ata janë të obliguar që të vëzhgojnë dhe të intervenojnë mbi çdo shtrembërim të fakteve me pretendime grabitqare e përvetësuese. Është mirë të mendohet edhe për një institucion shtetëror që do ta kishte rolin e përditësimit të sajteve me fakte shkencore, me materiale shkencore-historike, kulturore, arkeologjike, antropologjike, gjuhësore etj. Nëse ekzistojnë institucione shtetërore që mundohen ta grabisin lashtësinë tonë, pse të mos kemi institucion shtetëror që do ta mbrojë denjësisht këtë lashtësi sa vetë njerëzimi në këto anë ballkanike dhe më gjerë!/botasot

Shkrimi Mëparshëm

Kurti takon Lajçak: Dialog parimor me Serbinë për njohje reciproke

Shkrimi Vijues

Ushtari nga Mallakastra tregon pse la Greqinë për t’u bashkuar me UÇK-në

Të Ngjashme

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit
Aktualitet

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë
Aktualitet

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848
Kultura

Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

23 Tetor, 2025
154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar
Kryesore

154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

23 Tetor, 2025
Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut
Aktualitet

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

22 Tetor, 2025
“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)
Kultura

“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

22 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Ushtari nga Mallakastra tregon pse la Greqinë për t’u bashkuar me UÇK-në

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

23 Tetor, 2025
154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

23 Tetor, 2025
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

23 Tetor, 2025
154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

23 Tetor, 2025
Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

22 Tetor, 2025
“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

22 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist