E enjte, 23 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

E vërteta mbi emigrimin në masë të serbëve nga Kosova (1690)

19 Shkurt, 2022
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

EMIGRIMI NË MASË I SERBËVE NGA KOSOVA (1690)

 

Histori, mit dhe ideologji

 

Në kohët moderne, historia e Kosovës është kundërshtuar ashpër nga shkrimtarë me pikëpamje të ndryshme politike dhe kombëtare.

Fragmenti i mëposhtëm ka të bëjë me pushtimin e Ballkanit Qendror nga një ushtri perandorake austriake nën udhëheqjen e Ludwig von Baden-it në vitin 1689; më konkretisht, ka të bëjë me forcën më të vogël që Baden-i dërgoi në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, nën komandën e gjeneralit Piccolomini, dhe për pasojat e kësaj ndërhyrjeje.

I jemi referuar shumëvëllimshit të ri “Historia e popullit shqiptar”, prodhuar nga Instituti Historik i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, nën drejtimin e Kristaq Priftit, Xhelal Gjeçovit, Muzafer Korkutit dhe Gazmend Shpuzës. Pasi shpjegoi se von Badeni e kishte ndarë ushtrinë e tij në dy forca, ky rrëfim thotë:

 

I dyti, i udhëhequr nga Pikolomini, arriti në Kosovë, ku u mirëprit nga shqiptarët. Shqiptarët ishin të gatshëm të pranonin mbrojtjen e Perandorisë Austriake. Kështu bënë edhe shqiptarët e Kelmendit. Kur Pikolomini mbërriti në Prishtinë, shqiptarët e Kosovës deklaruan se ishin me perandorin. Gjashtë mijë shqiptarë ortodoksë (“Albanensen”) u bashkuan me austriakët. Pikolomini gjeti të njëjtën situatë edhe në Prizren. Banorët e qytetit dolën dhe e mirëpritën me nderime. Afersisht 5.000 shqiptarë, me arqipeshkvin e tyre, Pjetër Bogdanin, e pritën atë me breshëri të shtënash me armë. . . Burimet austriake, angleze dhe papnore tregojnë se Pikolomini u bashkua me 20.000 shqiptarë… Pas vdekjes së gjeneral Pikolomini-t (në nëntor të vitit 1689), qëndrimi i shqiptarëve ndryshoi për disa arsye. Ndikimi kryesor këtu ishte qëndrimi i pasardhësve të Pikolominit dhe oficerëve të tjerë austriakë, të cilët filluan të keqtrajtonin shqiptarët… Duka i Holsteinit… u përpoq të çarmatoste shqiptarët në Prizren, ndërsa në Lumë ai urdhëroi djegien e disa fshatrave. [Ushtria osmane dhe tatare po përparonin.] Forcat austriake dhe kryengritësit shqiptarë u tërhoqën në Kaçanik. Duka i Holsteinit ishte i detyruar të organizonte Këshillin e Luftës, i cili vendosi t’u drejtohej shqiptarëve që ishin bashkuar me Pikolominin, por ishte tepër vonë. Shqiptarët, besnikë ndaj austriakëve, morën pjesë në luftën kundër tatarëve të Khanit të Krimesë. [Kosova u ripushtua nga forcat osmane dhe tatare, ndërsa ushtria austriake u tërhoq drejt veriut.] Gjithashtu, me ushtrinë austriake u tërhoqën nga Serbia dhe Kosova shumë kryengritës, aleatë të Austrisë. Mbi këtë fakt, historiografia serbe ka ndërtuar tezën e saj në lidhje me të ashtuquajturën “dëbimi i madh i serbëve nga Kosova dhe popullimi i Kosovës nga shqiptarët”. Është e vërtetë që midis atyre që u tërhoqën së bashku me ushtrinë austriake ishte edhe Patriarku i Pejës [Peć], Arsenije III Crnojević… Serbët që u larguan me të nuk ishin aq të shumtë sa të justifikonin të thënat për një dëbim të madh të tyre nga Kosova në atë vit… Midis forcave që mbështesnin forcat austriake, spikasnin dy grupe: shqiptarët dhe “serbët”. Nga një llogaritje e përafërt e tyre duket se numri i shqiptarëve ishte dyfishi i numrit të “serbëve”. Sipas dokumenteve të komandës ushtarake [austriake]. . shumë shqiptarë mbetën me austriaket deri në fund. Midis njerëzve të dëbuar, që numëroheshin më pak se 10.000, shqiptarët ishin shumica. Sipas një interpretimi që meriton të përmendet, vetë termi “serb”, i cili përdoret në dokumente, u referohej shqiptarëve ortodoksë që hynin nën juridiksionin e kishës së Pejës. Në këtë rast, duhet pranuar që kryengritësit e Kosovës, të cilët shoqëruan austriakët, ishin pothuajse të gjithë shqiptarë.

——————

“Rebelët, besimtarët, të mbijetuarit” 283-287 Noel Malkolm, Prishtine 2020

Përgatiti – Elis Buba/usalvision

Përshkrimi i piktures propagandistike:

Migrimi i serbëve (Seoba Srba), nga Paja Jovanović, portretizon Patriarkun serb Arsenije III Čarnojević, i rrethuar nga ushtarë, kope delesh dhe gra me foshnja, duke udhëhequr (supozohet) rreth 36,000 familje nga selia e tij në Pejë, në atë që sot është Vojvodina, pas dështimit të një revolte (të supozuar) serbe.

Burimi: Paja Jovanoviq, Muzej grada Beograd, 1970; fq. 32

 

Shkrimi Mëparshëm

Elva Margariti: Mirënjohje përkthyesit Gjon Shllaku, na dhuroi në shqip klasikët

Shkrimi Vijues

Ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare shkrimtari Bardhyl Londo

Të Ngjashme

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit
Aktualitet

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë
Aktualitet

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848
Kultura

Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

23 Tetor, 2025
154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar
Kryesore

154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

23 Tetor, 2025
“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)
Kultura

“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

22 Tetor, 2025
Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova
Kultura

Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

22 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare shkrimtari Bardhyl Londo

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

23 Tetor, 2025
154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

23 Tetor, 2025
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

23 Tetor, 2025
154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

23 Tetor, 2025
Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

22 Tetor, 2025
“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

22 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist