E enjte, 23 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Zbardhet dokumenti i arkivave të STAS-it: Kur punonim për të bërë spiunë albanologët!

Si policia sekrete gjurmonte nga afër dëgjuesit e Radio Tiranës

14 Shkurt, 2022
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Pjesa e dokumenteve të Stas-it për Shqipërinë që publikuam numrin e kaluar u përkiste raporteve sekrete të siguruara gjatë veprimtarive politike dypalëshe. Rrjeti i zbulimit gjerman, duke iu referuar burimeve nga Tirana, informonte në vitin 1980 se shqiptarët jetojnë në kushte primitive dhe vendi është i mbushur me bunkerë. Sipas materialeve të zbuluara së fundi, Sigurimi gjermano-lindor, ka pasur objekt vëzhgimi shoqatën e miqësisë shqiptaro-gjermane dhe ka konfirmuar elementë terroristë e agjentë të huaj në radhët e saj. Të tjera mistere zbardhen në dokumentet e Stas-it për Shqipërinë…

Shoqata e miqve të Shqipërisë (DAFG) ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në marrëdhëniet midis dy vendeve. Në krijimin e saj, shoqata ka pasur influenca ideologjike që megjithëse të majta, shiheshin me dyshim nga RDGJ dhe survejoheshin nga Stas-i. Në dokumentet e Stas-it, Shoqata e miqësisë shqiptarogjermane (DAFG) shfaqet në sektorin kundër terrorizmit dhe atij kundër spiunazhit. Survejimi i DAFG, si objekt armiqësor ka filluar “për të zbuluar dhe eliminuar aktivitetet subvensive të DAFG kundër DDR dhe vendeve të tjera socialiste”. Kështu në një dokument të 22.1.82, bëhet fjalë për një vendim të Ministrisë së Brendshme në Berlin për zbulimin dhe eliminimin e aktiviteteve subvensive të DAFG. DAFG, shkruhet në të, është një organizatë e krijuar nga pseudorevolucionarë të Partisë Komuniste gjermane. Po survejimi i DAFG kishte filluar vite me parë.

TË DËGJOJE RADIO TIRANËN

Në vitet shtatëdhjetë, Radio Tirana transmetonte dy herë në javë programe në gjuhën gjermane, për të shpërndarë idetë e komunizmit shqiptar. Çfarë ndodhte me ata që dëgjonin Radio Tiranën në Gjermaninë Lindore? Të dashur dëgjues të Radio Tiranës, Ju falënderojmë përzemërsisht për letrat tuaja. Ne jemi të interesuar të marrim lajme se dëgjohemi. Ju lutem, vazhdoni të dëgjoni programet tona dhe të na informoni cilat materiale ju interesojnë më shumë. Na shkruani ju lutem edhe nëse keni vërejtje për emisionet tona. Edhe një herë ju faleminderit, Me përshëndetje të përzemërta Radio Tirana, Një letër të tillë, Radio Tirana ia dërgonte në maj të vitit 1975 një dëgjuesi, banor të RDGJ (ish-Gjermanisë Lindore).

Për fat të keq, kjo letër nuk ka mbërritur kurrë tek dëgjuesi, sepse ka rënë në duart e Sigurimit të Shtetit gjermano-lindor, Stasi-t. Stasi survejonte prej kohësh qytetarët që dëgjonin Radio Tiranën ose merrnin materiale propagandistike nga Shqipëria. Sot dokumenti mban numrin 19933 dhe ndodhet në arkivat e Stasi-t. Së bashku me dy dokumente të tjera, që tregojnë çfarë ka ndodhur me dy banorë të RDGJ (Gjermanisë Lindore), të cilët dëgjonin Radio Tiranën. Dokumenti me numër 15137, i Sektorit qendror të ministrisë së sigurimit (MfS), Sektori qendror, IX, ka të bëjë me “Straftaten gegen die staatliche und öffentliche Ordnung” Dokumenti na njeh me një proces gjyqësor, të zhvilluar më 28 prill 1981 kundër një njeriu që kish lindur në vitin 1953 në Magdeburg, me profesion axhustator. Ai nuk është dënuar, por vetëm hetuar nën akuzën se: I akuzuari X, dëgjon që prej 10 vjetësh me këmbëngulje, programet në gjuhën gjermane të Radio Tiranës, dhe identifikohet gjithnjë e më shumë me përmbajtjen e këtyre programeve, të cilat drejtohen kundër shteteve socialiste.

X-i ka vizituar për herë të parë Ambasadën Shqiptare në kryeqytetin e DDR (RDGJ) në vitin 1977 dhe që prej atëherë e deri tani ka qenë 24 herë gjithsej në këtë ambasadë, ku ka marrë materiale të bollshme agjitative dhe propagandistike. Në nëntor të 1978-s, ai u njoh në Ambasadën Shqiptare në Berlin me një person nga Berlini Perëndimor, le ta quajmë Y, i cili ndodhej po ashtu në ambasadë. Ai është takuar me të tri herë njëra pas tjetrës në Berlin dhe Magdeburg. Nëpërmjet Y, i akuzuari u njoh në vitin 1979 me një qytetare të Gjermanisë Perëndimore me emrin… le ta quajmë Z, me të cilën pati dy takime personale në Magdeburg. Të dy personat i mbushën mendjen X-it për çështjen e Partisë Komuniste Gjermane e reformuar, krahu marksist leninist (KPD/ML) dhe i kërkuan që të merrte pjesë në aktivitetet që zhvilloheshin në Gjermaninë Lindore për publikimin e materialeve të kësaj partie. Duke iu përgjigjur këtyre kërkesave, i akuzuari ka shpërndarë nga vera e vitit 1978 deri në verë të 1980-s numrat e marra me postë të gazetës “Roter MorgenMëngjesi i kuq”, duke ua dërguar ato të adresuarve në Magdeburg, Karl Marx Stadt, Rostock dhe Gera, si dhe në UDSSR dhe Kubë.

Adresat ku duhet t’i dërgonte i ka nxjerrë nga gazetat dhe revistat gjermano-lindore. Në postën që dërgonte, ai vendoste pjesërisht materiale propagandistike shqiptare. Meqenëse i akuzuari që prej verës së vitit 1980, për arsye që ai vetë nuk i di, nuk ka marrë më materiale, ka filluar të shkruajë me makinë shkrimi shkrimet e veta, në të cilat ka sharë marrëdhëniet shoqërore në Gjermaninë Lindore. Duke pasur si qëllim të fitojë sa më shumë simpatizantë për Partinë Komuniste gjermane të Reformuar KPD/ML, ai ka zhvilluar që nga viti 1978 biseda me njerëz të fisit dhe kolegë pune, të cilët nuk i kanë pranuar thëniet e tij. Gjatë kontrollit të shtëpisë, X ju gjetën një seri shkrimesh sharëse. Edhe një shtëpi është kontrolluar. Në të janë gjetur letra të shkruara për t’u nisur drejt Radio Tiranës.

Gjatë kontrollit të kësaj shtëpie janë gjetur po ashtu kopje të emisioneve të kësaj radioje. Këto na i tregon një tjetër dokument, në të cilin bëhet fjalë për hetimet që janë kryer kundër një personi të karakterizuar nga Stasi si brutal. Dokumenti bën fjalë për një person, le ta quajmë Zh, lindur në qytetin Karl Marx, me profesion morsist. Zh. ka vendosur në vitin 1975 lidhje me Radio Tiranën dhe ka dërguar 30 letra në këtë radio. Letrat kanë pasur përmbajtje pjesërisht urrejtjenxitëse kundër vendeve socialiste. Përmbajtja e letrave është identike me pikëpamjet politike të Partisë Komuniste gjermane të reformuar KPD/ML dhe me përmbajtjen e materialeve që shpërndahen në Gjermaninë Lindore nga Ambasada Shqiptare dhe ajo kineze. Personi ndodhet nën hetim.

Nën hetim ka qenë edhe një person tjetër, le ta quajmë Xh, i cili është arrestuar më 10.11. 1978. Në një dokument të shkruar me dorë dhe jo makinë shkrimi lexojmë: “Im EV wurde bekannt das….. Anfang 1975 verbindungen zum albanischen Rundfunksenders “Radio Tirana” aufgenommen hat. Sipas të dhënave të veta, Zh ka dëgjuar rastësisht nga fundi i 1974-s dhe fillimi i 1975-s një program të Radio Tiranës dhe ka parë se tezat e përhapura kundër zhvillimeve shoqërore në vendet socialiste përputhen me pikëpamjet e tij. Deri në ditën e arrestimit, Zh. i ka dërguar 75 letra Radio Tiranës, në të cilat ka shprehur qëndrimin e tij ideologjiko-politik dhe është lutur për informacione mbi jetën politike dhe shoqërore në Shqipëri. Mbi përmbajtjen e programeve në gjuhën gjermane të Radio Tiranës do ju njohim në emisionin tjetër.

QASJA SHQIPTARE PËR ÇËSHTJEN GJERMANE
“Shqipëria sheh tek RDGJ një faktor paqeje në Europë edhe në botë dhe do të radhitet në krah të saj edhe në të ardhmen.” Me këtë fjali kanë reaguar komunistët shqiptarë në çështjen gjermano-gjermane. Nga seria “Çfarë përmbajnë dosjet e ish-sigurimit gjerman për Shqipërinë” do përgjigjemi të kthejmë përgjigje ndaj pyetjes: “Çfarë qëndrimi kanë mbajtur komunistët shqiptarë në çështjen gjermano-gjermane?” Për të kuptuar çfarë qëndrimi kanë mbajtur komunistët shqiptarë ndaj çështjes gjermano-gjermane pak para zgjidhjes së saj do të përqendrohemi tek raportet që ministria e sigurimit të shtetit gjermano-lindor (Stasi) ka shkruar mbi vizitën në Shqipëri të ministrit të Jashtëm gjermano-lindor Oskar Fisher, në muajin qershor të vitit 1989. Ministri Fischer viziton Shqipërinë më 19 deri 21 qershor 1989. Dy ditë pas përfundimit të vizitës, më 23 qershor, në sektorin X të Ministrisë së Sigurimit (sektori që merrej me marrëdhëniet me jashtë) mbërrin raporti mbi vizitën.

Raporti që mban numrin 1293 është përpiluar nga Siegfried Körber, drejtor i sektorit për Europën Juglindore në Ministrinë e Jashtme.  Por, para se të niset për në ministrinë e sigurimit, raporti ka marrë aprovimin nga Axen – sekretar i Kom. Qendror, Oskar Fischer -ministër i Jashtëm dhe Sieber, drejtor i Sektorit për marrëdhëniet ndërkombëtare. Periudha për të cilën po flasim karakterizohet për Shqipërinë tek kërkimi i partnerëve që do e ndihmojnë ekonomikisht, ndërsa tek funksionarët e RDGJ ndihet nevoja e mbështetësve ideologjikë, ndër të tjera edhe në çështjen gjermano-gjermane. Vizita e ministrit Fischer është bërë me ftesë të ministrit të Jashtëm shqiptar, Reiz Malile, shkruhet në fillim të raportit. Ministri u prit nga Ramiz Alia, Sekretar i parë i Partisë së Punës dhe kryetar i Presidiumit të Asamblesë Kombëtare, me të cilin u zhvillua një bisedë e gjerë.

“Shqipëria sheh në ekzistencën e RDGJ një faktor paqeje në Europë dhe botë dhe do të radhitet edhe në të ardhmen në krah të saj”. Dogmatizmin e shqiptarëve e tregon shumë mirë në raport një citat i kryetarit të Këshillit të Ministrave, Adil Çarçani. “Shqipëria është në gjendje stabile. Partia dhe qeveria janë të bindura se riprodhimi i zgjeruar që synohet të arrihet duhet lidhur në mënyrë dialektike me nivelin e jetesës së njerëzve”. Ministri Fischer ka takuar në Tiranë kryetarin e komisionit të përbashkët për bashkëpunimin ekonomik dhe shkencor, Fadil Hoxha. Me Shane Korbecin theksohet se duhen rritur ndihmat për Shqipërinë. Darka zyrtare me anëtarin e Byrosë Politike, Pali Miska, dhe ministrat e tjerë, përmendet vetëm si aktivitet. Nga darka nuk janë mbajtur shënime mbi përmbajtjen e bisedimeve. Me detaje raporti përmban takimin e ministrit të Jashtëm gjerman me atë shqiptar. Kështu, ministri Fischer shpjegoi lindjen dhe zhvillimin e shtetit socialist gjerman nën kushtet specifike të konfrontimit midis socializmit dhe imperializmit në Europë.

Reis Malile: “Shqipëria vlerëson si ngjarje shumë të rëndësishme 40 vjetorin e RDGJ. Udhëheqja e partisë dhe shtetit shqiptar, me gjithë ulje-ngritjet e marrëdhënieve, ka ndjekur vazhdimisht me interes zhvillimet në RDGJ dhe ka ndërhyrë aktivisht për influencimin e barabartë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Për Shqipërinë, kjo ka qenë gjithnjë çështje principi”. Dhe më tutje: “Shqipëria respekton veprimtaritë e RDGJ dhe vlerëson kontributin e saj për sigurimin e paqes, çarmatimin dhe çtensionimin sidomos në Europë”. Duke folur për çështjet ndërkombëtare, Fischer theksoi se “RDGJ e sheh sigurimin e paqes si kushtin kryesor për ndërtimin e socializmit. Prandaj është për kontrollimin e armatimeve sipas principit të barazisë dhe sigurisë të barabartë. Shtetet e paktit të Varshavës kanë programe konkrete për këtë. Nëpërmjet njëanshmërisë, NATO-ja ka dhënë shembullin e vet. Superioritet ushtarak mbi socializmin nuk do lejohet”.

Për marrëdhëniet midis RDGJ dhe RFGJ, ministri gjermano-lindor ka shpjeguar në Shqipëri se ”synohet që në tokën gjermane të mos ketë më luftëra, por të sundojë paqja. Marrëdhëniet zhvillohen mirë nëse të dyja palët kuptojnë se kanë të bëjnë me marrëdhënie midis dy shteteve sovrane, të pavarura nga njëra-tjetra. Këto realitete janë pjesë përbërëse e ekuilibrave politiko-strategjikë. Përpjekjet për ta ndryshuar këtë janë lojë me zjarrin”. Ministri Malile, shkruhet në raport, aprovoi prezantimin e ministrit Fischer mbi rolin e dy shteteve dhe theksoi se perëndimi nuk do që të pranojë ekzistencën e një shteti socialist gjerman. Ringjallja e forcave neonaziste në RFGJ ka rritur shqetësimet në Shqipëri. Në marrëdhëniet e Shqipërisë me RFGJ janë vendosur dy vitet e fundit bazat për zhvillime pozitive. Fjalët e Oskar Fisherit, shkruan raporti, u morën si interpretime autentike të qëndrimit të RDGJ për të ashtuquajturën “çështje gjermane” mbas vizitës së Gensherit në Shqipëri.

Shoku Malile shpjegoi se edhe Shqipëria e sheh forcimin e socializmit në vendin e vet si kontribut të rëndësishëm për sigurimin e paqes. Prandaj Shqipëria lufton për përfundimin e shpejtë të armatosjes në botë. Ajo është e shqetësuar për përqendrimin e forcave ushtarake në Mesdhe. Situata në Poloni dhe Hungari prek çështje të ndjeshme të zhvillimeve të ardhshme në Europë. Për këto zhvillime ekziston shqetësim i madh. Në fund, raporti vëren se vizita e parë e ministrit të Jashtëm të RDGJ në RPSSH do të hapë një etapë të re në marrëdhëniet midis dy vendeve. Në këmbimin e bisedave u reflektua një masë e madhe pikëpamjesh të njëjta. Në të njëjtën frymë zhvillohet dhe biseda me Ramiz Alinë. Por në raportin mbi takimin e ministrit Fischer me Ramiz Alinë do nxjerrim në pah përpjekjet për krijimin e një fronti të përbashkët komunistësh shqiptarë dhe gjermano-lindorë.

STASIT I KANË INTERESUAR ALBANOLOGËT

Ish-Sigurimi gjermano-lindor ka treguar interes për Kongresin e Gjuhës Shqipe, të zhvilluar më 7 dhe 8 dhjetor 1984 në Tiranë. Sipas dokumenteve që ndodhen në arkiva, Stasit nuk i ka interesuar përmbajtja dhe qëllimi i kongresit, por vetëm pjesëmarrësit në të, një pjesë e të cilëve ishin albanologë të shquar, që vinin nga Gjermania Lindore ose ajo Perëndimore. Sipas dokumentit 22854, të sektorit që merrej me kundërspiunazhin në Ministrinë e Sigurimit të RDGJ, major Ditrich ka marrë raportin mbi Kongresin e Gjuhës, nga bashkëpunëtori me pseudonimin “doktor”.

Bashkëpunëtori ka qenë një GMS, që do të thotë se ka qenë bashkëpunëtor shoqëror i Sigurimit, një lloj i veçantë bashkëpunëtori jozyrtar, të cilët kanë filluar të regjistrohen pas vitit 1968. Dokumenti quhet “Kongresi për Problemet e gjuhës shqipe”, më 7 dhe 8 dhjetor 1984 në Tiranë. Në të shkruhet: Shërbimit tonë i është bërë jo-zyrtarisht e ditur se Kongresi zhvillohet nën kujdesin e gruas së Enver Hoxhës dhe duhet të gjejë pasqyrim të zgjeruar në shtypin shqiptar. Në Kongres, i cili kishte në rend të ditës çështje të transformimit të gjuhës, ortografisë dhe gramatikës, merrnin pjesë 300 shqiptarë. Ata ishin përveçse gjuhëtarë të Akademisë së Shkencave dhe Universitetit të Tiranës, edhe njerëz të kulturës dhe shkencës. Përveç tyre, në kongres merrnin pjesë edhe Dr. Köteritz (Dr. Këteric), gjuhëtarë krahasues nga Gjermania Perëndimore. Po nga Gjermania Perëndimore ishte ftuar edhe një albanolog tjetër, i cili nuk erdhi në kongres.

Po ashtu, pjesë merrte një albanolog nga Suedia, katër italianë (ndër të cilët një farë Dr. Alti Mari), një francez dhe një greke (me origjinë shqiptare). I ftuar po ashtu ishte një shkencëtar jugosllav, i cili për arsye që nuk dihen, nuk mori pjesë në kongres. Gjuhëtarë bullgarë nuk u ftuan. Një diplomat i Ambasadës Bullgare në Tiranë tregoi pakënaqësi të madhe, sepse Republika Popullore e Bullgarisë është përpjekur kohët e fundit për përmirësimin e marrëdhënieve me Shqipërinë. Në Kongres morën fjalën katër shkencëtarë të huaj: Dr. Këteric, Dr. Alti Mari, një gjuhëtar nga RDGJ dhe një francez. Më pas, raporti tregon për çfarë është folur nëpër korridore. Për shembull, në një nga pasazhet lexohet: “Prof. Ryda, nga Akademia Shqiptare e Shkencave, më tha se Prof. Irmscher (Irmsher) nga Akademia e Shkencave të Gjermanisë Lindore, (RDGJ) do të marrë së shpejti një ftesë për të marrë pjesë në një kolegjium gjuhe në Tiranë.

Tema nuk është bërë e njohur. Ryda më tha po ashtu, se Akademia e Shkencave të Gjermanisë Lindore është e gatshme të ndihmojë Akademinë Shqiptare të Shkencave (ASHSH) për përpunimin e një gramatike për mësimin e gjuhës shqipe. ASHSH është çdo kohë e gatshme të konsultohet. Më pas shkruhet: Në një diskutim me një farë Prof. Buda (mbase nga Akademia Shqiptare e Shkencave), u bë e njohur se Shqipëria ka bërë plane për të zgjeruar mësimin e gjuhës gjermane. Gjermanishtja do të futet si gjuhë e huaj në shkolla. Jo zyrtarisht, thuhet se Shqipëria do t`i drejtohet Gjermanisë Perëndimore (RFGJ), nëse nuk merr ndihmën e duhur nga Gjermania Lindore. Gjuhëtari nga Gjermania Perëndimore, Dr. Këteric, i ka thënë palës shqiptare se nëse marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve fqinje rifillojnë, atëherë do të kishte qenë mirë sikur postin e ambasadorit ta merrte albanologu Dr. Schmid, nga Universiteti i Freiburgut, meqenëse ai zotëron mirë gjuhën shqipe.

Një rol të veçantë, shkruhet në raport, për parapërgatitjen e marrëdhënieve diplomatike midis RPSSH dhe RFGJ (Gjermanisë perëndimore), ka luajtur një farë Prof. Knoblauch (Knoblau), i cili është me prejardhje nga Gjermania Lindore, por aktualisht ka dy nënshtetësi; atë gjermano-perëndimore dhe atë austriake. Ai duhet të ketë bërë punë të madhe për ngritjen e turizmit në Shqipëri. Dr. Köteric tha po ashtu, se kongresi tregon se Shqipëria në një farë mase është e gatshme të hapet ndaj vendeve të tjera. Jo zyrtarisht, u tha se mikpritja ishte shumë e madhe. Pjesëmarrësit e kongresit mund të porosisnin në hotel çfarë të donin dhe pagesa i kalonte palës shqiptare. Përveç kësaj, ditën e fundit të kongresit, pjesëmarrësit të paktën, ata që vinin nga jashtë, morën 100 lekë. Raporti përfundon me “burimi duhet ruajtur patjetër”./ Panorama.al

Shkrimi Mëparshëm

G7 paralajmëron Rusinë me pasoja “të mëdha” ekonomike

Shkrimi Vijues

Ukraina kërkon takim me Rusinë 48 orët e ardhshme

Të Ngjashme

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit
Aktualitet

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë
Aktualitet

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848
Kultura

Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

23 Tetor, 2025
154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar
Kryesore

154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

23 Tetor, 2025
“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)
Kultura

“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

22 Tetor, 2025
Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova
Kultura

Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

22 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Ukraina kërkon takim me Rusinë 48 orët e ardhshme

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

23 Tetor, 2025
154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

23 Tetor, 2025
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

23 Tetor, 2025
154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

23 Tetor, 2025
Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

22 Tetor, 2025
“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

22 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist