• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Politika

Basha zbulon detaje nga takimi me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi

Nga ekonomia, korrupsioni te reforma zgjedhore

Vinny nga Vinny
8 Tetor, 2020
Në Aktualitet, Kryesore, Politika
0
0
NDARJET
24
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Pas takimit me Komisionerin për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, Basha bën të ditur se ka informuar atë për situatën e vështirë ekonomike dhe korrupsionin, që sipas tij “po i varfëron gjithnjë e më shumë shqiptarët dhe po mban larg investitorët e huaj”.

Ndër të tjera, kryedemokrati e ka vënë theksin tek reforma zgjedhore. “Reforma zgjedhore është ndryshuar dhe miratuar në mënyrë të njëanshme, në shkelje të Kushtetutës. PS duke e ditur se ndryshimet janë në kundërshtim me praktikat e mira të zgjedhjeve  refuzoi marrjen e mendimit të OSBE/ODHIR. Për herë të parë në Shqipëri u shkelën praktikat konsensuale mbi të cilat janë kryer reformat zgjedhore deri më sot. Ky akt cënon rëndë standartin e zgjedhjeve, të cilat janë kusht i rëndësishëm për të ardhmen dhe integrimin e vendit”.

Në përfundim Basha theksoi se  e ka siguruar Komisionerin për Zgjerim “se për  Partinë Demokratike dhe Opozitën e Bashkuar mbetet prioritet integrimi europian i Shqipërisë dhe krijimi i mundësive për shqiptarët që të jetojnë si europianë në vendin e tyre”.

Postimi i plotë:

Pata kënaqësinë të pres sot Komisionerin Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi. Pasi e falenderova për ndihmën e jashtëzakonshme që BE i ka dhënë Shqipërisë për përballimin e pasojave të tërmetit dhe të pandemisë e informova për situatën tejet të vështirë ekonomike dhe korrupsionin që po i varfëron gjithnjë e më shumë shqiptarët dhe po mban larg investitorët e huaj. Në këtë situatë të vështirë ndihma e BE-së është jetike për të rritur mirëqenien dhe mbështetur sipërmarrjen.

Me Komisionerin e Zgjerimit diskutuam dhe për reformën zgjedhore të miratuar në mënyrë të njëanshme dhe që shembi themelet mbi të cilat u arrit marrëveshja e 5 qershorit. Gjatë bisedës i bëra të ditur zotit Varhelyi se reforma zgjedhore është ndryshuar dhe miratuar në mënyrë të njëanshme, në shkelje të Kushtetutës. PS duke e ditur se ndryshimet janë në kundërshtim me praktikat e mira të zgjedhjeve  refuzoi marrjen e mendimit të OSBE/ODHIR. Për herë të parë në Shqipëri u shkelën praktikat konsensuale mbi të cilat janë kryer reformat zgjedhore deri më sot. Ky akt cënon rëndë standartin e zgjedhjeve, të cilat janë kusht i rëndësishëm për të ardhmen dhe integrimin e vendit.

E sigurova Komisionierin Varhelyi se për  Partinë Demokratike dhe Opozitën e Bashkuar mbetet prioritet integrimi europian i Shqipërisë dhe krijimi i mundësive për shqiptarët që të jetojnë si europianë në vendin e tyre.

Shkrimi Mëparshëm

Qëndrim zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes për tërmetin. U shoqërua nga një numër rekord pasgoditje

Shkrimi Vijues

Ja argumentet që po përdorin deputetët e organizatës kriminale ”Agimi i Artë” për t’i shpëtuar dënimit

Shkrimi Vijues

Ja argumentet që po përdorin deputetët e organizatës kriminale ”Agimi i Artë” për t’i shpëtuar dënimit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
“Fëmijët e heshtjes”: Studiuesi Eleftherios Alexakis theu heshtjen për prejardhjen, gjuhën dhe trashëgiminë e arvanitasve

“Fëmijët e heshtjes”: Studiuesi Eleftherios Alexakis theu heshtjen për prejardhjen, gjuhën dhe trashëgiminë e arvanitasve

20 Qershor, 2026
“Sorrat, Flamingot dhe Peshkaqenët e Butrintit”

“Sorrat, Flamingot dhe Peshkaqenët e Butrintit”

20 Qershor, 2026
Shqipëria fiton mandat në Unesco, zgjidhet në komitetin që vendos për trashëgiminë kulturore

Shqipëria fiton mandat në Unesco, zgjidhet në komitetin që vendos për trashëgiminë kulturore

20 Qershor, 2026
Ksamili nga qytezë pushimesh në trend ndërkombëtar, ndërhyrje urbane për përvojë autentike

Zëri i identitetit shqiptar në Kalabri, heroi Vincenzo Stratigò de’ Coronei: shqiptarët që i thanë lamtumirë Epirit, me lotë në sy

Zëri i identitetit shqiptar në Kalabri, heroi Vincenzo Stratigò de’ Coronei: shqiptarët që i thanë lamtumirë Epirit, me lotë në sy

19 Qershor, 2026
Kontraditat ne vepren e Sarantos I. Kargakos: Arvanitasit: Një popull që e shtynë të harrojë emrin e tij

Kontraditat ne vepren e Sarantos I. Kargakos: Arvanitasit: Një popull që e shtynë të harrojë emrin e tij

19 Qershor, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist