• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Nga korridori blu përgjatë vijës bregdetare, te hidrocentralet dhe gazsjellësi, zbulohen projektet e BE në Ballkanin Perëndimor

Ja investimet për Shqipërinë

Vinny nga Vinny
8 Tetor, 2020
Në Aktualitet, Ekonomia, Kryesore
0
0
NDARJET
68
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioneri i BEsë për Zgjerim, Oliver Varhelyi, gjatë vizitës së tij në Tiranë, ka dhënë disa lajme edhe sa u përket projekteve për rimëkëmbjen ekonomike të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Në konferencën e përbashkët me Kryeministrin Rama, por edhe nga salla e Parlamentit, ku mbajti një fjalë përshëndetëse, Varhelyi tha se ndihma për ndryshimin e gjendjes ekonomike të të gjithë rajonit, është një prioritet për Bashkimin Europian. Zyrtari i lartë europian shprehu bindjen se brenda 5 vitesh shumë diferenca të Ballkanit Perëndimor me vendet e BE-së do jenë eliminuar.

INVESTIMET NË RAJON

Komisioneri i BE-së për Zgjerim nënvizoi në fjalën e tij se plani ekonomik që është hartuar nga Bashkimi Europian ka qenë një përgjigje e kërkesave dhe nevojave që janë shtruar nga vendet e rajonit. Ai tha se infrastruktura, por edhe fuqizimi i energjisë janë disa prioritete në këtë drejtim, që do të ndihmojnë në lidhjen më të mirë mes vendeve, por edhe me Unionin Europian. “Plani në vetvete duhet të përshpejtojë punën që duhet të bëjnë vendet e Ballkanit për të kapur ritmin e BE-së. Por, ne patëm krizën e Covid-it dhe ajo që bëmë ne, ishte se ndihmuam në rimëkëmbjen ekonomike dhe sociale të vendeve të Ballkanit. Dua t’ju shpjegoj se ky është një plan që e kemi ndërtuar së bashku me vendet e rajonit, pra, ne nuk jemi për t’ju thënë që kjo është gjeja më e mirë, por për t’ju dëgjuar. Kemi biseduar me të gjitha vendet e rajonit, kryeministrat, na kanë ardhur projekte, idetë dhe fushat e zhvillimit ekonomik që rimëkëmbja të jetë më e shpejtë. Ne kemi përpiluar të gjithë këtë paketë duke pasur parasysh se çfarë na kanë thënë nga rajoni, por edhe faktin që ne duam të kemi një ndikim madhor në rajon, pasi me këtë plan ne mund të ndryshojmë panoramën e rajonit për 4-5 vitet e ardhshme. E them këtë pasi ne po përcaktojmë 9 miliardë euro grante për këtë gjë dhe po bashkëpunojmë në mënyrë që të arrijmë të gjitha këto fonde me 20 miliardë euro në garanci, pra, sa 30% e PBB të të gjithë rajonit. Kemi parë që problemi më i madh i tregtisë në rajon janë rrugët që i lidh këto vende, energji, por edhe infrastrukturën dixhitale. Kur flasim për transportin, flasim edhe për problemin më të madh të rajonit dhe është ajo që ka të bëjë me rrugët që do lidhin rajonin. Pas 4-5 vitesh panorama në rajon do jetë totalisht ndryshe. Ne kemi mungesë energjie në rajon, por edhe një varësi të madhe qymyrguri, të cilat nëse do i zëvendësojmë me gazim do ulim emetimet në atmosferë”, tha Varhelyi.

PROJEKTET PËR SHQIPËRINË

Më specifikisht, për projektet ekonomike në Shqipëri, Varhelyi tha se BE është e gatshme për të investuar si në ndërtimin e një gazsjellësi, të hidrocentraleve, apo edhe një aksi rrugor përgjatë gjithë vijës bregdetare. “Kemi një potencial në Shqipëri, e cila do mund të japë furnizimin e gazit në të gjithë rajonin dhe unë me kënaqësi dëgjova Kryeministrin, i cili u shpreh i hapur për bashkëpunim. Kjo ka për të ndryshuar gjërat tërësisht. Në Shqipëri ne jemi të gatshëm të sjellim të gjithë projektet që janë të rëndësishëm edhe në planin rajonal. Jemi të gatshëm të flasim për korridorin blu, në pjesën e bregdetit. Po ashtu të punojmë edhe për gazsjellësin. Jemi gati të kontribuojmë dhe për dy nga projektet hidrocentrale në vend.”, deklaroi komisioneri i BE-së për zgjerim.

ARSIMI

Duke vënë theksin në nevojën e përmirësimit të klimës së biznesit, Varhelyi shtoi gjithashtu se duhen programuar sa më shpejt investimet edhe në drejtim të arsimimit, që të rinjtë mos të largohen siç bëjnë aktualisht. “Klima e biznesit është kyçe, por edhe sundimi i ligjit është me rëndësi në këtë aspekt, duhet të jetë e garantuar kur ne të kemi një gjyqësor të pavarur. Duhet investuar edhe në kapitale njerëzore. Jemi të gatshëm të ndihmojmë edhe për këtë. Arsimimi dhe edukimi është kyç, duam të ndërtojmë një program për të krijuar një sistem për brezin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor. Ne duhet të kalojmë sfidën e madhe të këtij rajoni që është largimi i trurit dhe besoj që pas 4-5 vitesh do mund të shikojmë rikthimin e të rinjve në rajon”, u shpreh Oliver Varhelyi.

Shkrimi Mëparshëm

Paralajmërimi i fortë i Gjermanisë: Evropa do përballet me rritje të rasteve me COVID-19

Shkrimi Vijues

Qëndrim zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes për tërmetin. U shoqërua nga një numër rekord pasgoditje

Shkrimi Vijues

Qëndrim zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes për tërmetin. U shoqërua nga një numër rekord pasgoditje

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

24 Janar, 2026
Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

24 Janar, 2026
Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

24 Janar, 2026
Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

23 Janar, 2026
Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

23 Janar, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist