E shtunë, 25 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Politika

DW: Drejtësia e re dhe të korruptuarit “e paprekshëm” në Tiranë

14 Korrik, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Pikepamje, Politika
Share on FacebookShare on Twitter

Korriku 2021 mund të futet në historinë e drejtësisë së re, të reformuar në Shqipëri si fillimi i funksionimit të saj dhe i ndëshkimit të “të paprekshmëve” dhe të korruptuarve në nivele të larta.

Në 10 ditët e para të korrikut Struktura e Posaꞔme Anti-Korrupsion (SPAK), kali i betejës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivel të lartë në Shqipëri, arrestoi 18 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të akuzuar për korrupsion përmes “shkeljes së barazisë në tendera dhe shpërdorimit të detyrës”.

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mori të hënën (12.07) vendimin për arrest me burg për nëntë zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, të arrestuar fundjavën e kaluar (10.07) nga SPAK për “shkelje të barazisë” në tenderin për blerjen dhe shpërndarjen e uniformave të Policisë së Shtetit dhe “favorizim të kompanisë” që fitoi këtë tender me një vlerë prej rreth 28 milion dollarë.

Sipas të dhënave zyrtare të arrestuarit kanë kryer veprime të paligjshme si ndryshimin e çmimit dhe i sasisë së uniformave të policisë, prej së cilës ata kanë patur një përfitim abuziv prej 10 milionë dollarësh.

Një javë më parë, Fatos Tushe, Kryetari socialist i Bashkisë së Lushnjës, dhe tetë zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie, u arresuan po nga SPAK-u me të njëjtën akuzë: “shkelje të barazisë në tender” të shoqëruar me akuzat për “shpërdorim detyre, tjetërsim fondesh publike, falsifikim dokumentesh” në një tender rreth 24 milionë dollarësh për rehabilitimin e një ujësjellësi.

Drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja, tha në një deklaratë publike se “ky është vetëm fillimi” duke nënkuptuar vijimin e goditjes së korrupsionit në nivel të lartë. Deklarata e tij vjen pas konsiderimit nga SHBA të korrupsionit si “cënim të sigurisë kombëtare ndaj SHBA, ndaj miqve dhe aleatëve të saj, përfshirë edhe Shqipërinë”.

Historia e dy tenderave, që çoi në burg zyrtarë në qeverisjen qendrore dhe atë lokale, u bën skanerin rrënjëve dhe faktorëve që e lulëzuan korrupsionin në nivel të lartë në Shqipëri.

Çfarë e prodhon korrupsionin në Shqipëri?
Në Indeksin Global të Transparency International për Korrupsionin në Botë 2020 , Shqipëria zë vendin e 104 ndër 180 vende. Ndërsa në Indeksin Global 2020, të “World Justice Project”, për sundimin e ligjit renditet në vendin e 78 ndër 128 vende të botës, me një rënie prej 4 pozicionesh në krahasim me vitin 2019 dhe në vendin e 100-të për luftën kundër korrupsionit.

Prof. Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit për Studime Politike, me seli në Tiranë, thotë për DW se “toka pjellore” për korrupsionin është mungesa e një sistemi të parandalimit dhe kontrollit anti-korrupsion.

“Zyrtarët e lartë, deri tani, kanë mbetur të paprekshëm. Sistemi vertikal i korrupsionit në nivelet e larta në Tiranë shërben si model referimi edhe në nivelet lokale dhe administrative. Kemi korrupsion politik dhe zëvendësim të sistemit të meritës me atë të klientelës politike,” thotë Krasniqi për DW.

Ai argumenton që si në qeverisjet e Partisë Demokratike (PD) ashtu edhe në ato të Partisë Socialite (PS), që ka fituar mandatin e tretë qeverisës, ka funksionuar dhe funksioni një sistem abuziv emërimesh politike dhe klienteliste dhe jo një system emërimesh profesionistësh, në bazë meritash. Sistemi i emërimeve politike dhe klienteliste shtrihet nga drejtorët e kadastrave, doganave , shërbimeve postare dhe të enteve të tjera shtetërore deri tek zyrtarët e mesëm të administratës publike, gjë që ka krijuar edhe shtresën e biznesmenëve të lidhur me pushtetin.

“Ka lidhje të forta dhe të thella korruptive dhe kriminale midis politikës, zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe grupeve informale shpesh me burime kriminale,” thotë Krasniqi për DW.

Pritshmëri të mëdha nga drejtësia e re
Arrestimi i 18 zyrtarëve tregon përpjekjet e drejtësisë së re për t’i këputur këto lidhje dhe pritshmëritë e publikut që kjo të ndodhë janë të mëdha. Derisa drejtësia e re të ndëshkojë të ashtuquajturit “peshq të mëdhenj” mbetet për t’u fituar besimi i publikut ndaj saj.

“Shqipëria ka pasur dhe ka ministra, deputetë dhe zyrtarë shumë më të lartë që kanë kryer akte korruptive dhe shkelje ligjore shumë herë më të mëdha sesa vepra penale e kryebashkiakut të Lushnjës apo e zyrtarëve në Ministrisë së Brendshme, të sapoarrestuar. SPAK-u deri tani nuk ka shkuar ende tek dosjet VIP, të cilat janë baza kryesore e korrupsionit. Nuk janë zyrtarët dhe nëpunësit e nivelit të ulët ata që kanë fuqi vendim-marrëse. Ata urdhërohen dhe firmosin vendimet e marra nga shefat e lartë politikë dhe administrativë. Dita kur SPAK-u të hetojë dhe të merret me nivelet e larta që drejtojnë sistemin korruptiv në dogana, kadastra, energjetike, privatizime apo miratimin e akteve ligjore të porositura etj, do jetë dita e parë e rikthimit të besimit të publikut tek drejtësia e re,” thotë për DW prof. Afrim Krasniqi.

Drejtësia e re – forca për fundin e pandëshkueshmërisë
Shpresat tek drejtesia e re janë të mëdha. Arrestimi i 18 zyrtarëve shihet si sinjal që u përgjigjet këtyre shpresave dhe domosdoshmërisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ligjore ndaj “të paprekshmëve” të djeshëm dhe të sotëm të korruptuar.

“Besoj që “ora e mbrame” e ndëshkueshmërisë ligjore tanimë ka mbërritur. Arrestimet, rihapja e dosjes së tragjedisë në Gërdec dhe dosjeve të tjera që kanë tronditur shoqërinë shqiptare në 30 vitet e fundit, kanë ndezur dritën e shpresës dhe po zgjojnë besim për mbylljen e “epokes së tranzicionit pa ndëshkime,” thotë për DW Aleksandër Çipa.

Ai thekson që “krimet e mbetura pa ndëshkim në periudhat e qeverive kleptokrate, po hetohen dhe po rishfletohen dosjet e tyre.”

“Tani kemi një brez të ri juristësh, hetuesish, prokurorësh dhe gjyqtarësh qe janë pjesë e drejtësisë së re. Rrol parësor nxitës kanë indiciet dhe mbështetja aktive e faktorit nderkombëtar. Pandëshkueshmërisë tashmë i janë vendosur porta te fuqishme, të rënda dhe të mëdha që po mbyllin brenda tyre aktorë dhe protagonistë të korrupsionit të akumuluar në tri dekadat e fundit. Parashikoj që në vjeshtën e këtij viti, në Shqiperi do të kemi procese të bujshme ndaj përfaqësuesve të rëndësishëm të qeverisjeve të kaluara dhe qeverisjes aktuale dhe të aferave më të përfolura në jeten dhe zërin publik të shoqerise”, thotë për DW Aleksandër Çipa.

Edlira Gjoni, analiste e pavarur, drejtuese e Qendrës për Ndikim Publik, mendon se “arrestimet do të vazhdojnë, nuk do të jenë thjesht një shi vere. Ka shenja se po vjen fundi i të fortëve, të korruptuar në nivele të larta”.

Por për këte drejtësisë së re i duhet të veprojë në mënyrë energjike dhe me vendosmëri.

“Ka akuza të forta të palëve për vjedhje thesari, votash, tenderësh me miliarda për rrugë, ndërtime, koncesione, porte e aeroporte. Pas tyre nuk qëndrojnë drejtorë, as kryetarë bashkish. Publiku kërkon ndëshkimet e mëdha dhe SHBA ka pjesën e vet të ngritjes së pritshmërive, me shpalljen non-grata të emrave kyçe të politikës. Ama, pas bllokimit të udhëtimit, asgjë nuk ka ndodhur me ta. Shqiptarët kërkojnë që premtimet e SPAK-ut, pritshmëritë që ngriti për drejtësinë me emra konkretë Departamenti Amerikan i Shtetit të bëhen realitet. Me emra të mëdhenj të maxhorancës e të opozitës”, thotë për DW Edlira Gjoni.

Publiku, i etur për drejtësi dhe zhbllokim të zhvillimit nga korrupsioni i jep mbështetjen e vet të fuqishme drejtësisë. Sipas sondazhit të Institutit për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi, 91% e shqiptarëve mbështesin drejtësinë e re.

“Shqipëria po hyn në një fazë të re kur nevoja për drejtësi dhe për akte kundër korrupsionit ka mbështetje të gjerë publike. Deri tani drejtësia e re po funksionon si presion e paralajmërim për zyrtarët e korruptuar, me mesazhin se koha e pandëshkueshmërisë mund të marrë fund”, thotë për DW prof. Afrim Krasniqi.

DW

Shkrimi Mëparshëm

Mediat në Gjirin Persik citojnë Ballën: Emiratet e Bashkuara Arabe, promovuesit kryesorë të paqes, tolerancës dhe stabilitetit në rajon

Shkrimi Vijues

Adriana Kalaja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit padit për shpifje Erion Veliajn

Të Ngjashme

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”
Kultura

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

24 Tetor, 2025
Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar
Kultura

Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

24 Tetor, 2025
Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve
Kryesore

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

24 Tetor, 2025
Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit
Kultura

Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

24 Tetor, 2025
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit
Aktualitet

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë
Aktualitet

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Adriana Kalaja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit padit për shpifje Erion Veliajn

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

24 Tetor, 2025
Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

24 Tetor, 2025
Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

24 Tetor, 2025
Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

24 Tetor, 2025
Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

24 Tetor, 2025
Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

24 Tetor, 2025
Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

24 Tetor, 2025
Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

24 Tetor, 2025
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist