E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Ekonomia

Shqipëria i vetmi vend pa një minimum jetik / 40 për qind e popullsisë jetojnë nën kufirin e varfërisë

27 Shkurt, 2021
Në Aktualitet, Ekonomia, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan dhe Europë që ende nuk ka vlerësuar zyrtarisht një minimumin jetik të popullsisë.

Studiuesit e ekonomisë pohojnë se, bazuar në vlerësimet e Bankës Botërore, afro 40 për qind e popullsisë jetojnë në kufirin e minimumit jetik.

Ata pohojnë se qeveritë shqiptare nuk e studiojnë zyrtarisht minimumin jetik, për t’ju shmangur detyrimeve, që lindin nga skemat e kompensimit të varfërisë.

Edhe sot 3 dekada pas kalimit nga ekonomia e centralizuar e diktaturës komuniste në ekonominë e tregut të lirë asnjë qeveri shqiptare apo shumicë në pushtet nuk kanë vlerësuar zyrtarisht minimumin jetik të popullatës.

Të dhënat e mirëqenies në anketa që publikon Instat, thonë ekspertët, nuk bazohen në metodat e studimit të minimumit jetik.

Mjeti i vetëm i matjes së varfërisë sot në Shqipëri, thotë studiuesi Selami Xhepa, është përcaktimi i Bankës Botërore afro 3 dollarë në ditë për frymë ose 100 dollarë në muaj.

“Me këtë standard të Bankës Botërore, në Shqipëri vlerësohet që rreth 40 për qind e popullsisë jetojnë nën këtë kufi varfërie, çka e bën varfërinë një dukuri të përhapur gjerësisht dhe shumë të theksuar, krahasuar me vendet e tjera të rajonit”- tha zoti Xhepa.

Nisma e vetme për të studiuar minimumin jetik ndodhi afro 6 vjet më parë kur avokati I popullit i kërkoi një studim të tillë Qendrës së pavarur për Kërkime ekonomike, por institucionet shtetërore përsëri nuk u përfshinë dhe as nuk e vazhduan kërkimin shkencor mbi varfërinë e shqiptarëve.

Ai studim vlerësoi se minimum jetik duhet të ishte 160 dollarë në muaj për frymë, ku hyn shporta ushqimore dhe konsumi jetik pa përfshirë taksat.

“Paga minimale e referencës, në rastin konkret, duhet ishte dyfishi I kësaj shume pa taksa. Pra, një pagë prej 32 mijë lekësh është krejt normale për të garantuar minimumin e ekzistencës për një fashë apo një grup të shoqërisë, i cili nën efektet e pandemisë ka tendencë të rritet” – tha autori i studimit, Zef Preçi, drejtues i Qendrës për Kërkime Ekonomike.

Shqipëria shpenzon aktualisht më pak se 10 për qind të GDP për këto skema të mbështetjes së varfërisë.

Nëse qeveria do të njihte një minimum jetik, atëherë ajo duhej të ndante shuma më të mëdha nga buxheti për të kompensuar këtë varfëri, ose për të mbuluar programin e të ardhurave të garantuara, sic quhen kudo në botë.

Politikat mbrojtëse duhet të ishin të tilla që çdo qytetar nën këtë minimum jetik duhet të merrte një kompensim nga shteti, ashtu si ndodh në vendet demokratike të botës, Nëse do të kishim një minimum jetik të njohur zyrtarisht.

Edhe pse kanë anëtarë të punësuar me paga të ulëta, shumica dërrmuese e familjeve shqiptare janë në këtë nivel minimal të jetesës.

“Kjo do të thotë që të gjithë familjet shqiptare janë pretendentë për marrjen e kompensimeve, plotësimit të të ardhurave nga buxheti I shtetit. Fakti që ne gjendemi në këtë nivel ekonomik e bën të pamundur shtetin, dhe ndoshta kjo është arsyeja pse nuk kemi një matje zyrtare të treguesit të varfërisë, ose minimumit jetik” – thotë zoti Xhepa.

Problem thelbësor mbetet që pjesa më e madhe e punësimit në Shqipëri, si bujqësia, industria e përpunimit, shërbimet, (2/3 është e punësuar në këto sektorë), pagat janë afro 300 dollarë për person, pra një nivel I ulët të ardhurash, edhe kjo tregon që edhe varfëria është një dukuri massive dhe e përhapur.

Aty ku varfëria është kaq e pranishme, lind problemi se si do të ushqehet rritja ekonomike.

“Në kushtet e sotme është i shëndetshëm debati për njohjen e minimumit jetik nga qeveria. Po ashtu politikat sociale duhen fokusuar tek shtresat në nevojë dhe drejt këtij minimum jetik” – thotë zoti Preçi.

Ekspertët propozojnë që në qendër të politikave ekonomike duhet vendosur familja shqiptare dhe vlerësimi i nivelit të jetesës të mos bëhet më me kalori si në regjimin komunist, por bazuar në mesataren e të ardhurave.

Zbutja e varfërisë është detyrë humane dhe kushtetuese, pohojnë ata, dhe njohja e minimumit nuk ushqen mbijetesën asistenciale, por nxit punësimin dhe kërkimin e burimeve të reja të punës.

Llogaritja e varfërisë me praninë e televizori apo frigoriferi në banesë duhet lënë mënjanë, sipas tyre, dhe tashmë duhet kryer me matjen e fuqisë prodhuese e punës, duke nxitur daljen nga rrethi i varfërisë përmes shkollimit dhe kualifikimeve profesionale./VOA

Shkrimi Mëparshëm

Diplomaci dhe vaksina/ Si po e rrit Kina ndikimin në Ballkan në saj të Covid-19

Shkrimi Vijues

Video / Hungarezi mahnit me filmin e shkurtër mbi udhëtimin e tij në Shqipëri

Të Ngjashme

Kur katër batalione osmane nuk arritën dot të mposhtnin Isa Boletinin e ngujuar në kullën e tij
Kryesore

Kur katër batalione osmane nuk arritën dot të mposhtnin Isa Boletinin e ngujuar në kullën e tij

9 Dhjetor, 2025
Lahuta shqiptare zyrtarisht pasuri botërore në UNESCO, hyn në mbrojtje urgjente
Aktualitet

Lahuta shqiptare zyrtarisht pasuri botërore në UNESCO, hyn në mbrojtje urgjente

9 Dhjetor, 2025
Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan
Aktualitet

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

8 Dhjetor, 2025
Godina historike e Teatrit të Kukullave, me hapësirë të re muzeale kushtuar Parlamentit të parë
Aktualitet

Godina historike e Teatrit të Kukullave, me hapësirë të re muzeale kushtuar Parlamentit të parë

8 Dhjetor, 2025
Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare: Çfarë po hulumton?
Aktualitet

Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare: Çfarë po hulumton?

8 Dhjetor, 2025
Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO
Aktualitet

Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO

6 Dhjetor, 2025
Shkrimi Vijues

Video / Hungarezi mahnit me filmin e shkurtër mbi udhëtimin e tij në Shqipëri

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Panajot Aravantino dhe Shqipëria: Autori i studimeve të hershme me rëndësi mbi historinë e Epirit

Panajot Aravantino dhe Shqipëria: Autori i studimeve të hershme me rëndësi mbi historinë e Epirit

10 Dhjetor, 2025
Nga Iliriku në Bizant dhe deri më sot: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

Nga Iliriku në Bizant dhe deri më sot: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

9 Dhjetor, 2025
Kur katër batalione osmane nuk arritën dot të mposhtnin Isa Boletinin e ngujuar në kullën e tij

Kur katër batalione osmane nuk arritën dot të mposhtnin Isa Boletinin e ngujuar në kullën e tij

9 Dhjetor, 2025
Nobelisti me dy fytyra, Ivo Andriq dhe “Drafti mbi Shqipërinë” (1939): Një dokument i vazhdimësisë së gjeopolitikës ekspansioniste serbe

Nobelisti me dy fytyra, Ivo Andriq dhe “Drafti mbi Shqipërinë” (1939): Një dokument i vazhdimësisë së gjeopolitikës ekspansioniste serbe

9 Dhjetor, 2025
Panajot Aravantino dhe Shqipëria: Autori i studimeve të hershme me rëndësi mbi historinë e Epirit

Panajot Aravantino dhe Shqipëria: Autori i studimeve të hershme me rëndësi mbi historinë e Epirit

10 Dhjetor, 2025
Nga Iliriku në Bizant dhe deri më sot: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

Nga Iliriku në Bizant dhe deri më sot: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

9 Dhjetor, 2025
Kur katër batalione osmane nuk arritën dot të mposhtnin Isa Boletinin e ngujuar në kullën e tij

Kur katër batalione osmane nuk arritën dot të mposhtnin Isa Boletinin e ngujuar në kullën e tij

9 Dhjetor, 2025
Nobelisti me dy fytyra, Ivo Andriq dhe “Drafti mbi Shqipërinë” (1939): Një dokument i vazhdimësisë së gjeopolitikës ekspansioniste serbe

Nobelisti me dy fytyra, Ivo Andriq dhe “Drafti mbi Shqipërinë” (1939): Një dokument i vazhdimësisë së gjeopolitikës ekspansioniste serbe

9 Dhjetor, 2025
Lahuta shqiptare zyrtarisht pasuri botërore në UNESCO, hyn në mbrojtje urgjente

Lahuta shqiptare zyrtarisht pasuri botërore në UNESCO, hyn në mbrojtje urgjente

9 Dhjetor, 2025
Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

8 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist