• Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura Kreu

Kadare nga koha e parrullave tek kjo e reklamave

US Albanian Media Group nga US Albanian Media Group
21 Gusht, 2026
Në Kreu, Kultura, Pikepamje
0
Kadare nga koha e parrullave tek kjo e reklamave
0
NDARJET
6
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Para se të shkruante romanin “Kronikë në gurë”, që u mirëprit prej të gjithëve, Kadare mbante “të burgosur” në hapsanë romanin “Qyteti pa reklama” i shkruar në Moskë në vitin 1959, në moshën 23-vjeçare. (Hapsana ishte një vend izolimi, ku i zoti i shtëpisë vetëburgosej për të shlyer një faj. Krahasoni këta burrat e shteti me burrat e zamanit.) Sikurse shihet, më parë se të përballej me censurën, Kadare iu nënshtrua autocensurës. Jemi në kohën, kur vendin e reklamave e kishin zënë parrullat. Drago Siliqi, në atë kohë drejtor i shtëpisë së vetme botuese, mik i Ismailit, për ta ruajtur i thotë:

“-Hiq ndonjë fletë të rrezikshme nga romani “Qyteti pa reklama”, ose shto aty-këtu ndonjë frazë, si për shembull “Rroftë Partia”.

-A e di ti se gjysma e romanit është me prostituta, ku ka vend për Partinë aty?!”-duke u qeshur dhe duke u tallur kujtuam se po ia hidhnim diktaturës”-kujton shkrimtari.

Kur romani u botua, s`ishin prostitutat ato që ranë në sy, por, disa personazhe, që e sotmja e qytetit me reklama i ka nxjerr edhe më në pah. Më aktual janë tani se atëherë. Në shkrimin “Ditë kafenesh” nuk mund të mos tërheq vëmendje kjo pyetje retorike: “Ç`embrion për të ardhmen përmban fenomeni i së tashmes?” Ky “embrion i së ardhmes” i fshehur tek e tashmja s`është gjë tjetër veçse “fenomeni Kadare”, sikurse Dritero Agolli do të cilësonte kolegun e tij. Sikurse kuptohet, autori po paralajmëronte ardhjen e tij. “Kur Bardhyli doli për herë të parë në rrugë, qytetarët e N. kthenin kokën me kurjozitetin e natyrshëm të provincialëve, kur shohin ndonjë të riardhur nga kryeqyteti. Aq i madh bëhet ky kurjozitet kur i riardhuri është vendas dhe kur vjen pak i ndryshuar. Pardesyja e Bardhylit, pantallonat pak të ngushta, shalli i ndezur, tërhiqnin vëmendjen e kalimtarëve, sidomos të të rinjëve. Bile nja dy a tre në sheshin e qytetit, u hëngrën pak për numrin e pantallonave të tij….I talentuari ishte diçka që i trëmbte.”-shkruan ai në roman. Kë trëmb i talentuari apo ai që “vjen pak i ndryshuar”? Ata janë shumë, por po rëndis ata që shkrimtari ka përshkruar në romanin e tij:

1. Poeti Kristo Spiri, i cili kishte kthyer në vargje dy vendimet e mbledhjeve të bashkimeve profesionale dhe të një qarkore të komunales së qytetit. Shkrimtar tipik i socrealizmit. Kur ankohen për rezlizmin socialist askush s`i përmend të ngjashmit e Kristo Spirit, por zhbirojnë e hetojnë për të gjetur gjurmë të metodës zhdanoviste tek Ismail Kadare.

2. Jorgo Senica shkruante vjersha që nuk kuptoheshin lehtë. Me gjasa modernist, sikurse ca postmodernë të sotëm, që bëjnë letrarizma dhe kujtojnë se po bëjnë art modern. “-Shiko atje lart! Është një hajvan që e heq veten poet! Hipën natën në kala, gjoja për t`u frymëzuar…Jorgo Senica e quante veten poet të madh, ndaj i imitonte poetët dhe në jetë. Mundohej të pinte, megjithëse villte që në gotën e parë. Ecte rrugëve gjoja i menduar, perëndonte sytë, dihaste thellë, shpupuriste flokët, shkonte në varreza të frymëzohej. Pastaj, se ku lexoi për dekadentët francez dhe për Oskar Uajldin, e tërhoqi jeta e tyre dhe, sipas zakonit, deshi t`i imitonte. Flitej se e kishte zënë polici i lagjes me hoxhë Hiqmetin.” Është tallur, që në rininë e tij, me ata, që sot pozojnë me të qënit “poet i madh”. Çfarë stigmatizimi: shkon në varreza të frymëzohet dhe e kapin me hoxhën si dylber?! Imazhi i Jorgo Senicës nuk kapërdihet lehtë prej atyre, që i imitojnë dekadentët, duke ngritur kështjella prej rëre dhe statuja prej dylli, të dënuar për pedofeli a për homo dhe dylberllëqet me hoxhën i fshehin duke demaskuar diktatorin Hoxha.

3. “E sheh atë plakun me fytyrë të mprehtë? Ai është Ramiz Bilbili! I është mbushur mendja se është poet, por s`është veçse një bejtexhi i ndyrë!” Beteja e të talentuarit me folkloristë, bejtexhinjë dhe dekadentë me gjasa, sot është bërë dhe më e ndërlikuar, pasi malinjiteti i të tillëve po e gangrenizon artin.

4. “Salla gjëmonte nga tingujt dhe hapat e vallëzonjësve. Disa kërcenin “zving”, e disa e kthenin sambon në mambo. Ca mundoheshin t`i imitonin po s`ishte gjë e lehtë, kurse ndonjë i komitetitit të rinisë, me pantallona më të gjera se të tjerët, duke iu përmbajtur të gjithë rregullave të dancit klasik, qeshte me ironi tek vështronte “zvingat”. Po ish dhe ndonjë tjetër që i merrte shënim për t`i shtruar në mbledhjen e organizatës.” (Kadare “Mjegullat e Tiranës”) Këta që dikur mbanin shënime në bllok për “zvingat” gjuajnë tani “indoktrinimet” e Kadaresë. Shtoji këtyre: bashkëpunëtorin shkencor tek “Dasma” që ndreqte gabimet ortografike në tabelat e stocionit të trenit, kritikun C.V, shokun Jani që nervozohej kur shihte mësueset e fshatit t`i ngronin dorën për t`i marr në veturë dhe këtë ua quante pretendim, poetët bimorë që u bënte thirrje t`i hapnin rrugën, etj, etj.  Ndodh kjo, ngaqë personazhët po kërkojnë revansh. Tani Kristo Spiri ka lënë mjekërr dhe tund kartonin e deputetit, Jorgo Senica i kapur nga polici i lagjes me hoxhën lufton për të drejtat e LGBT-ëve, apo Ramiz Bilbili vë një qeleshe për t`u shpallur poet kombëtar.

Nëse romanin do e botonte në kohën e parrullave të gjithë këta do ia tregonin vendin “plangprishësit”, pasi të gjithë këta ishin të preferuarit e regjimit. “Por figura që më tepër i kishte interesuar Gjonit ishte ajo e “djalit plangprishës” të qyteti N. Ky ishte një poet i ri, që ishte bërë i dëgjuar, por që kishte mbetur andej nga kryeqyteti. Ai jo vetëm që s`ishte kthyer, por në ca shkrime të tij qe tallur paturpësisht me qytetin lindor.” (Për tallje të qytetit do e akuzojë dhe Arshi Pipa.) Në qytetin ku moda depërtonte me vështirësi, vjen dhe akuza ndaj Bardhylit: “Ju keni nxitur pasione të këqija në qytetin tonë.” Kjo akuzë do e shoqëronte shkrimtarin për gjithë jetën. Krejt e ngjashme me akuzën ndaj Sokratit, i cili u dënua se kish ndikuar tek rinia në përbuzjen e perëndive zyrtare. Duke e mbajtur dorëshkrimin të mbyllur në hapsanë prej 30 vitesh vjen dita ta botojë në demokraci, por kundërshtarët që flinin në sirtar, me të cilët ai ishte tallur, jo vetëm që s`ranë bashkë me regjimin, por po ndjeheshin më të fortë nga autori i romanit, pavarësisht famës së tij? Dhe në qytetin e sotëm të reklamave shkrimtari nuk po gjen rehat, ngaqë personazhët: Kristo Spiri, Jorgo Senica dhe Ramiz Bilbili, i hapën dyert e ferrit dhe po kërkojnë revansh, si e si ta fusin shkrimtarin në hapsanë…   / Fatbardh Amursi (Rustemi)

Etiketa: ismail kadareparrullareklamashkrimtarshqiptar
Shkrimi Mëparshëm

Dy monedha ari shqiptare me vlerë dëshmi e historisë dhe artit numizmatik

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Kadare nga koha e parrullave tek kjo e reklamave

Kadare nga koha e parrullave tek kjo e reklamave

21 Gusht, 2026
Dy monedha ari shqiptare me vlerë dëshmi e historisë dhe artit numizmatik

Dy monedha ari shqiptare me vlerë dëshmi e historisë dhe artit numizmatik

21 Gusht, 2026
Dom Ndre Mjeda, sipas dy figurave monumentale të letrave shqipe, Ernest Koliqit dhe At Gjergj Fishta

Dom Ndre Mjeda, sipas dy figurave monumentale të letrave shqipe, Ernest Koliqit dhe At Gjergj Fishta

21 Gusht, 2026
Sima Milutinović – Sarajlija : “Kur, si dhe nga kush u ndërtua identiteti serb i Malit te Zi?” Mitologjia e Betejës së Fushë Kosovës 1389, si bosht ideologjik, për mirmbajtjen e identitetit kombëtar pansllavist

“Dasma shkodrane”, thesari artit shqiptar, ikona e Kol Idromenos, piktura që përjetësoi në ngjyra shpirtin e qytetit

“Dasma shkodrane”, thesari artit shqiptar, ikona e Kol Idromenos, piktura që përjetësoi në ngjyra shpirtin e qytetit

20 Gusht, 2026
Çermenika, histori e vetëqeverisjes dhe qëndresës ndaj Perandorisë Osmane

Çermenika, histori e vetëqeverisjes dhe qëndresës ndaj Perandorisë Osmane

20 Gusht, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist