• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Maqedoni e Veriut, gjykata heq 11 emra shqiptarë nga rrugët e Tetovës, rikthehen emërtimet jugosllave

US Albanian Media Group nga US Albanian Media Group
18 Qershor, 2026
Në Aktualitet, Kryesore, Politika, Rajoni
0
Maqedoni e Veriut, gjykata heq 11 emra shqiptarë nga rrugët e Tetovës, rikthehen emërtimet jugosllave
0
NDARJET
13
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të shfuqizojë vendimin e vitit 2007, me të cilin 11 rrugë dhe një shesh në Tetovë morën emra të figurave dhe ngjarjeve shqiptare, duke rikthyer emërtimet e mëparshme nga periudha e ish-Jugosllavisë.

Vendimi është miratuar me pesë vota pro, ndërsa kundër kanë votuar dy gjyqtarët shqiptarë dhe gjyqtari nga komuniteti turk.

Procedura para Gjykatës Kushtetuese ishte iniciuar nga Lidhja e Luftëtarëve nga Lufta Nacionalçlirimtare dhe Antifashiste e Maqedonisë 1941–1945. Kjo Lidhje argumentoi se ndryshimi i emrave ishte bërë pa pëlqimin e Qeverisë dhe në kundërshtim me ligjin që rregullon emërtimin e rrugëve, shesheve dhe objekteve infrastrukturore.

Me vendimin e sotëm shfuqizohen emërtimet “Iliria”, “Dervish Cara”, “Mehmet Pashë Deralla”, “Kongresi i Manastirit”, “Dëshmorët e Kombit”, “Abdyl Frashëri”, “Sami Frashëri” dhe emra të tjerë të vendosur nga Këshilli i Komunës së Tetovës në vitin 2007.

Në vend të tyre rikthehen emra nga periudha jugosllave, si “Marshall Tito”, “JNA”, “Lenin”, “Ivo Lola Ribar”, “Radovan Coniq” dhe të tjerë.

Sipas informacioneve të publikuara, emrat e miratuar para 19 vitesh ishin vendosur kryesisht në tabelat e rrugëve, por nuk ishin reflektuar në dokumentacionin zyrtar.

Pas vendimit, iniciatori i lëndës, Darijan Sotirovski, e përshëndeti atë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar si fundin e “emrave të imponuar dhe të paligjshëm” në Tetovë.

Vendimi ka shkaktuar reagime të ashpra nga opozita shqiptare. Nga BDI thanë se anulimi i vendimit të vitit 2007 përbën “kthim prapa” dhe rrezik për barazinë ndëretnike në qytet.

“Kjo është goditje ndaj çdo vlere shqiptare dhe ndaj realitetit të ndërtuar pas vitit 2001. Po tentohet rikthimi i një realiteti të vjetër diskriminues”, thuhet në ragimin e BDI.

Reagim ka pasur edhe nga zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, i cili akuzoi BDI-në dhe Gjykatën Kushtetuese për bashkëveprim politik në këtë çështje, ndërsa paralajmëroi zgjidhje për të ruajtur emërtimet në gjuhën shqipe.

“Këtë vendim skandaloz e bazojnë te procedura që BDI-ja nuk e respektoi dhe, si rrjedhojë, ata emra asnjëherë nuk u bënë të plotfuqishëm. Ne i kemi paraprirë kësaj situate, prandaj është formuar Komisioni për Riemërtimin e Rrugëve në Tetovë, i cili po punon intensivisht dhe së shpejti do të propozojë një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, që reflekton realitetin shoqëror të Tetovës.”, tha Albi Qamili, zëvendëskryetar i Tetovës.

Sipas Qamilit, zgjidhja e re do të synojë që emërtimet e rrugëve me emra shqiptarë të realizohen në përputhje me procedurat ligjore, në mënyrë që të mos jenë të cenueshme nga kontestime të mëtejshme juridike.

Vendimi, i cili vjen pas protestave për provimet e gjuhës shqipe, ka shkaktuar pakënaqësi mes shqiptarëve dhe Maqedonisë se Veriut dhe reagime të shumta nga përfaqësuesit politik./euronews

Etiketa: emratgjykatajugosllavemaqedonirrugeveshqiptareveriut
Shkrimi Mëparshëm

Vallja Pirrike, një valle shqiptare me vlera qindravjeçare. Nderi i traditës dhe ura lidhëse midis dy epokave

Shkrimi Vijues

Historia e panjohur e Imzot Frano Gjinit: “Kërkoi të paraqitej tek Enver Hoxha… ishte ndër të parët që kuptoi qëndrimin e SHBA-së, Anglisë e Italisë”

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Kaonet, banorët Ilirë të Epirit të lashtë

Kaonet, banorët Ilirë të Epirit të lashtë

18 Qershor, 2026
Dita e Çlirimit të Kosovës, ekspozita “Liria” e Hazir Rekës hapet në SHBA

Dita e Çlirimit të Kosovës, ekspozita “Liria” e Hazir Rekës hapet në SHBA

18 Qershor, 2026
Historia e panjohur e Imzot Frano Gjinit: “Kërkoi të paraqitej tek Enver Hoxha… ishte ndër të parët që kuptoi qëndrimin e SHBA-së, Anglisë e Italisë”

Historia e panjohur e Imzot Frano Gjinit: “Kërkoi të paraqitej tek Enver Hoxha… ishte ndër të parët që kuptoi qëndrimin e SHBA-së, Anglisë e Italisë”

18 Qershor, 2026
Maqedoni e Veriut, gjykata heq 11 emra shqiptarë nga rrugët e Tetovës, rikthehen emërtimet jugosllave

Maqedoni e Veriut, gjykata heq 11 emra shqiptarë nga rrugët e Tetovës, rikthehen emërtimet jugosllave

18 Qershor, 2026
Kaonet, banorët Ilirë të Epirit të lashtë

Kaonet, banorët Ilirë të Epirit të lashtë

18 Qershor, 2026
Dita e Çlirimit të Kosovës, ekspozita “Liria” e Hazir Rekës hapet në SHBA

Dita e Çlirimit të Kosovës, ekspozita “Liria” e Hazir Rekës hapet në SHBA

18 Qershor, 2026
Historia e panjohur e Imzot Frano Gjinit: “Kërkoi të paraqitej tek Enver Hoxha… ishte ndër të parët që kuptoi qëndrimin e SHBA-së, Anglisë e Italisë”

Historia e panjohur e Imzot Frano Gjinit: “Kërkoi të paraqitej tek Enver Hoxha… ishte ndër të parët që kuptoi qëndrimin e SHBA-së, Anglisë e Italisë”

18 Qershor, 2026
Maqedoni e Veriut, gjykata heq 11 emra shqiptarë nga rrugët e Tetovës, rikthehen emërtimet jugosllave

Maqedoni e Veriut, gjykata heq 11 emra shqiptarë nga rrugët e Tetovës, rikthehen emërtimet jugosllave

18 Qershor, 2026
Vallja Pirrike, një valle shqiptare me vlera qindravjeçare. Nderi i traditës dhe ura lidhëse midis dy epokave

Vallja Pirrike, një valle shqiptare me vlera qindravjeçare. Nderi i traditës dhe ura lidhëse midis dy epokave

17 Qershor, 2026
Zbulohen mozaikë të rrallë në Elbasan

Zbulohen mozaikë të rrallë në Elbasan

17 Qershor, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist