• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

‘As të gjallë, as të vdekur’ – Ja ku u mbajt për gjysmë shekulli trupi i Azem Galicës që serbët të mos e gjenin kurrë

US Albanian Media Group nga US Albanian Media Group
22 Maj, 2026
Në Kultura, Pikepamje
0
‘As të gjallë, as të vdekur’ – Ja ku u mbajt për gjysmë shekulli trupi i Azem Galicës që serbët të mos e gjenin kurrë
0
NDARJET
67
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Në ditët e fundit të korrikut të vitit 2024, Azem Galica, u plagos rëndë gjatë betejës kundër ushtrisë jugosllave që kishte rrethuar Drenicën me rreth 2 mijë ushtarë dhe 12 topa.

Për afro 50 vjet, askush nuk guxoi të hynte në atë shpellë të errët në malin e Përçevës. Aty, 73 metra nën tokë, qëndronin të fshehura eshtrat e Azem Bej Galicës, dhe kryekomandantit të lëvizjes kaçake shqiptare në vitet ‘20.

Vetëm më 22 maj 1971, Abdyl Krasniqi me disa shokë të tij zbritën në thellësinë e shpellës për të nxjerrë eshtrat e njeriut që edhe pas vdekjes vazhdonte të ruhej nga serbët.

Historia e këtij varri të pazakontë rrëfehet edhe nga gazetari Roland Qafoku në librin “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017”. Sipas tij, Azem Galica ishte varrosur “si askush tjetër në botë në një varr të thellë, prej nga nuk kishte guxuar askush të futej e ta nxirrte”.

Gjithçka lidhej me amanetin e fundit të Azem Galicës, që trupi të mos binte kurrë në duart e serbëve. Në ditët e fundit të korrikut të vitit 2024, Azem Galica, u plagos rëndë gjatë betejës kundër ushtrisë jugosllave që kishte rrethuar Drenicën me rreth 2 mijë ushtarë dhe 12 topa.

Edhe pse i plagosur dy herë, ai vazhdoiu luftën deri në momentin kur një plumb goditi gjerdanin e fishekëve që mbante në brez, duke i dëmtuar rëndë shtyllën kurrizore. Shokët e nxorën nga rrethimi me barrelë të improvizuar, por pas tre ditësh ai ndërroi jetë pranë Shote Galicës dhe bashkëluftëtarëve të tij. Ishte 25 korriku i vitit 1924.

Menjëherë më pas, për të mbajtur amanetin e tij, ata e zhdukën trupin në thellësinë e malit ku qëndroi për afro gjysmë shekulli. Ata zgjodhën shpellën “Çuku që kërcet”, një humnerë e thellë, sterr e zezë dhe e frikshme, në zemër të Drenicës.

Sipas Qafokut, vendndodhja e varrit u mbajt sekret absolut për dekada me radhë. Frika se ushtarët serb mund të përdhosnin trupin e heroit bëri që edhe vetë shqiptarët të ruanin sekretin. Kur eshtrat u nxorën më 22 maj 1971, shumë shqiptarë në Kosovë e panë atë si kthimin e vonuar të një heroi që kishte luftuar gjithë jetën për të.

Rivarrimi u bë më 28 qershor 1971 në oborrin e kullës së familjes Galica. Që prej asaj kohe, shpella ku qëndruan eshtrat e tij mori emrin “Shpella e Azem Galicës”

Pse serbët kishin aq frikë nga Azem Galica?

Për ta kuptuar këtë  mjafton të shihet roli që ai kishte marrë në Kosovën e viteve 1912-1924. Ai nuk ishte thjesht një luftëtar mali, por  kryekomandanti i çetave çlirimtare shqiptare dhe figura më e fuqishme e rezistencës shqiptare në Drenicë.

Historiani Bedri Tahiri shkruan se Serbia ishte detyruar madje të hynte në bisedime direkte me Azem Galicën, pasi lufta guerile e çetave shqiptare po i shkaktonte humbje të mëdha ushtrisë serbe. 
Në një takim të zhvilluar në Zhabar pranë Mitrovicës, Azem Galica i paraqiti pushtetit serb të ashtuquajturat “Tetë pikat e Azem Galicës”, ku kërkohej ndalimi i masakrave ndaj shqiptarëve, hapja e shkollave shqipe, ndalimi i kolonizimit serb dhe bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. “Nuk kemi dalë maleve për grada e pasuri, por për atdhe e për liri”, citohet të ketë thënë ai. 

Pikërisht për këtë arsye, Azem Galica u kthye në objektivin kryesor të Beogradit. Sipas Roland Qafokut në librin “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017”, deputeti Jovan Magovçeviç deklaronte në Parlamentin e Beogradit më 1923: “Unë i kam dy vota, një si deputet i rregullt dhe një si deputet i jashtëm i shtetit të Azem Galicës”. 

Lufta e tij nuk ishte vetëm ushtarake. Azem Galica dhe Shote Galica organizonin popullin kundër shpërnguljeve, kundër rekrutimit në ushtrinë serbe dhe kundër bashkëpunëtorëve të pushtetit.

Në “Zonën e Lirë të Junikut”, që u krijua në vitin 1921, ai mbështeti hapjen e shkollave shqipe dhe mësimin e gjuhës shqipe për luftëtarët shqiptarë. 

Por lufta pati edhe çmim të tmerrshëm. Familja e Azemit u masakrua nga forcat serbe në Dubovc. Nëna e tij, Sherifja, motra Mihanja dhe dy mbesat e vogla u pushkatuan. Bedri Tahiri përshkruan se para se të vritej, Sherifja u kishte thënë ushtarëve serbë: “Kurrë nuk do ta shtini në dorë. Kurrë, as të gjallë, as të vdekur”. 

Ky ishte edhe shkaku pse, pasi Azem Galica vdiq nga plagët më 25 korrik 1924, bashkëluftëtarët vendosën ta fshehin trupin në atë shpellë 73 metra nën tokë në malin e Përçevës. Amaneti i tij ishte që serbët të mos ia gjenin kurrë trupin. Dhe për afro gjysëm shekulli asnjë serb nuk guxoi të hynte në atë shpellë.U.D/ReportTv.al

Etiketa: azem galicafshehjaheroiserbetshqiptartrupit
Shkrimi Mëparshëm

“Fundi i Golemëve” vihet për herë të parë në skenë si premierë botërore në TKOBAP pas më shumë se 60 vitesh!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
‘As të gjallë, as të vdekur’ – Ja ku u mbajt për gjysmë shekulli trupi i Azem Galicës që serbët të mos e gjenin kurrë

‘As të gjallë, as të vdekur’ – Ja ku u mbajt për gjysmë shekulli trupi i Azem Galicës që serbët të mos e gjenin kurrë

22 Maj, 2026
“Fundi i Golemëve” vihet për herë të parë në skenë si premierë botërore në TKOBAP pas më shumë se 60 vitesh!

“Fundi i Golemëve” vihet për herë të parë në skenë si premierë botërore në TKOBAP pas më shumë se 60 vitesh!

22 Maj, 2026
Alexandros Pallis: “Το Αρβανίτικο Ζήτημα” – Broshura politike e vitit 1907 që kërkoi shqipen si gjuhë kombëtare në Greqi

Alexandros Pallis: “Το Αρβανίτικο Ζήτημα” – Broshura politike e vitit 1907 që kërkoi shqipen si gjuhë kombëtare në Greqi

22 Maj, 2026
Fabrikimi i toponimisë sllave në Ballkanin Perëndimor, mbivendosur në vazhdimësinë arbërore

Fabrikimet historike me emrat, mbiemrat dhe toponimet: Si shtetet kombëtare ndërtuan identitete të reja në Ballkan

Fabrikimet historike me emrat, mbiemrat dhe toponimet: Si shtetet kombëtare ndërtuan identitete të reja në Ballkan

21 Maj, 2026
Ernest Koliqi, themeluesi i novelës moderne shqiptare

Ernest Koliqi, themeluesi i novelës moderne shqiptare

21 Maj, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist