E enjte, 23 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

“Refuzoi realizmin socialist”/ Shkrimtari i njohur britanik: Pse Enver Hoxha nuk e shkatërroi Kadarenë

28 Janar, 2021
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Jason Goodwin një nga emrat më të njohur të letërsisë së sotme britanike.

ISMAIL KADARE, I VETMUARI I KAMPIT SOCIALIST

Të gjithë shkrimtarët janë të vetmuar, por Ismail Kadare, ndoshta, më tepër se shumica e tyre, si shkrimtar, i cili përdori një gjuhë të vogël, i detyruar që për shumë vjet idetë e tij t’i shprehte nën një diktaturë staliniste.

I vetmi njeri më i vetmuar se shkrimtari mund të jetë një diktator. Tiranët dhe sulltanët janë të vetmuar. Për të komunikuar me njëri-tjetrin skllevërit e sulltanit në pallat, në Stamboll, përdornin një gjuhë të heshtur, ixarette (gjuhë shenjash), me qëllim që të mos molepsnin veshët e Padishahut me zërat e tyre të ashpër dhe shqetësimet e tyre të vogla e materiale. Pra, sulltani jetonte në mesin e njerëzve të tij në heshtje, duke ushtruar fuqinë e jetës ose vdekjes, duke drejtuar fatin, duke ndërhyrë në mënyra të vogla e të mëdha, siç bëjnë shkrimtarët brenda pallateve të tyre imagjinare.

Ndonjëherë, dekretet dhe interesat e sulltanit patën prekur Shqipërinë, një vend malor i banuar nga një popull i lashtë, i cili flet një gjuhë ilire, që ishte e vjetër edhe kur Sokrati jetonte në Greqi. Pesha e fjalëve të sulltanit ra në mënyrë të shpërpjesëtuar mbi vendin e vogël, ku qëndresa ishte thuajse e kotë. Askush nuk mund t’i kundërvihej apo të kundërshtonte kënaqësinë e sulltanit, sepse rrezikonte vdekjen.

Por, megjithatë, shqiptarët gjetën mënyra për të përmbysur qëllimet e sundimtarëve të tyre. Sepse, nëse në shekullin XV osmanët i gllabëruan, pesëqind vjet më vonë shqiptarët kishin marrë në dorë administrimin e pjesës më të madhe të perandorisë, përfshirë Egjiptin.

Që në fillim, Kadareja hodhi poshtë kërkesën zyrtare për të shkruar romane të realizmit socialist dhe në vend të tij hodhi farën në terrenin NGA JASON GOODWIN e rrëshqitshëm, por pjellor, të mitit, alegorisë, aluzionit dhe historisë. Me botimin e romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, në vitin 1963, ai filloi të shkruante mbi një oficer italian, i cili erdhi në Shqipëri pas luftës për të mbledhur trupat e vdekur të njerëzve të tij. Vepra e tij përvijohet nga humori i hidhur, ironia e errët dhe fabulat e tij kanë një shije të çuditshme dhe të papritur, si vendi mbi të cilin shkruan.

Ato lëvizin zigzag; merren seriozisht me shakatë dhe bëjnë shaka me gjërat serioze: ndonjëherë të çuditshme, shpesh të mbinatyrshme, por gjithmonë reale dhe madhështore. Kadareja është shprehur se ai synon të krijojë “një lloj sinteze të tragjedisë së madhe dhe groteske”, duke argumentuar se Shqipëria është pranë botës së Eskilit dhe origjinës së tragjedisë, ku vetë gjuha e saj ruan theksat e të parëve, si edhe përkushtimin e saj ndaj gjakmarrjes, kanunit arkaik, që rregullon ato dhe ritet tradicionale të dasmës.

Kadareja e gjen frymëzimin e tij në grykat e thepisura të gjeografisë së Shqipërisë, në trajtat e rrudhosura të historisë së saj, në skutat e errëta të mitit dhe magjisë së tij. Ai gëzon emër në mbarë botën, por vepra e tij është tejet lokale, kurse interesat e tij universale. Kjo është arsyeja përse vepra e Kadaresë vazhdon dhe ndoshta, kjo bëri që si shkrimtar ai të mbijetonte.

Enver Hoxha, stalinisti që udhëhoqi Shqipërinë nga viti 1946 derisa vdiq dyzet vjet më vonë, e spastroi pareshtur shoqërinë e vet, shokët e shkollës dhe miqtë e tij, duke jetuar më gjatë se ata. Megjithatë, edhe pse Kadareja e vuri tiranin e madh në një roman, Hoxha nuk guxonte të shkatërronte shkrimtarin.

Ismail Kadareja ka lexues në tërë botën dhe ka fituar çmime të shumta për veprën e tij, përfshirë “Man Booker Prize”, “Prince of Asturias” për letërsinë dhe “Jerusalem Prize”; ai është kandiduar vazhdimisht për t’u bërë fitues i çmimit “Nobel”.

Bisedat e Alda Bardhylit me Ismail Kadarenë, të paraqitura në këtë libër, mbulojnë një gamë të madhe temash, personale dhe profesionale, përmes një zhbirimi magjepsës në jetën e një shkrimtari, i cili jetoi nën një regjim shtypës. Aty gjendet fëmijëria e tij në Gjirokastër dhe përpjekjet e tij të para “për t’u bërë shkrimtar”, pas një takimi mbresëlënës me Makbethin e Shekspirit. Ai flet për triumfet dhe zhgënjimet e para, të ndërthurura me historinë e dashurisë së parë të vërtetë, deri te liria relative e mendimit dhe veprimit që zbuloi në Shën Petersburg, në vitin 1958.

Letrat e dashurisë sollën romanin e tij të parë; Moska tjetrin; por tashmë Kadareja e kishte nisur lojën si macja me miun me regjimin shqiptar, që tek ai si shkrimtar la aq shumë gjurmë. Në këtë libër Kadareja flet shumë haptazi me Alda Bardhylin për marrëdhënien e tij komplekse dhe të rrezikshme me klanin “Hoxha” dhe sidomos me diktatorin Enver. Ai diskuton edhe mbi përpjekjet për t’u arratisur, mbi periudhën si deputet dhe shpresat e tij pas shembjes së regjimit komunist në vitin 1990.

Kjo është seria më e shtjelluar e bisedave të mbajtura me Ismail Kadarenë, një bisedë mes një shkrimtari të rëndësishëm shqiptar dhe një studiueseje të re shqiptare, mbi dashurinë, letërsinë dhe historinë e shekullit XX, që do të bëjë jehonë përtej kufijve të vetë Shqipërisë.

Shkrimi Mëparshëm

Nga ulja e çmimit të energjisë e karburantit tek rritja e pensioneve / Basha nuk harron edhe familjet e reja

Shkrimi Vijues

Ura e Zogut në prag të shembjes / Mentor Kikia: Nuk ju dhimbset asnjë lloj pasurie e këtij vendi, o të pangopur?

Të Ngjashme

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit
Aktualitet

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë
Aktualitet

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848
Kultura

Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

23 Tetor, 2025
154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar
Kryesore

154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

23 Tetor, 2025
“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)
Kultura

“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

22 Tetor, 2025
Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova
Kultura

Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

22 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Ura e Zogut në prag të shembjes / Mentor Kikia: Nuk ju dhimbset asnjë lloj pasurie e këtij vendi, o të pangopur?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

23 Tetor, 2025
154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

23 Tetor, 2025
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

23 Tetor, 2025
154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

23 Tetor, 2025
Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

22 Tetor, 2025
“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

22 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist